Gazeta Shqiptare

Debatet, Bregu flet për gjenocid, Berisha- Topallit: Antikonfor­miste

Oferta për Ramën, kërkesa e kreut të opozitës për t'i dhënë fund krizës Patozi, kundër bojkotit: Zgjidhje kompromisi

-

Mes tensionesh dhe diskutimev­e inten sive mbledhja katërorësh­e e grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e vendosi dje t'u hapë rrugën negociatav­e për krijimin e qeverisë teknike dhe diskutimit për mandatin e saj. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se ka pasur video - konferencë me krerët e PPE, Daul e McAllister si dhe me komisioner­in Hahn, të cilët kërkuan rikthimin e PD- së në negociata për zgjidhjen e krizës. Daul dhe Hahn shprehën shqetësimi­n e tyre për situatën e drogës në vend, duke theksuar se kjo ndikonte tek të rinjtë. Por megjithatë, ata i kërkuan PD- së të rikthehet në negociata, se oferta e 25 prillit ishte ende e vlefshme dhe se për ta, bojkoti i zgjedhjeve dhe Kuvendit ishte i papranuesh­ëm. Mësohet se z. Basha u tha zyrtarëve evropianë se problemi me situatën në vend nuk është opozita, por problemet e krimit, drogës dhe kërcënimit të votës, për të cilat përgjegjës është Edi Rama. Por, mbledhja e PD- së është shoqëruar me debate. Fillimisht ishte ish- kryeminist­ri Berisha që shkëmbeu batuta me Topallin. "Antikonfor­miste ke qenë dhe antikonfor­miste mbete", mësohet t'i ketë thënë Berisha, Topallit për kritikat e saj ndaj lidershipi­t të PD- së. Më pas, Patozi ka dalë kundër bojkotit të zgje- dhjeve. "Nuk mundemi që ne që jemi 10 veta këtu të vendosim nëse do të votojnë ose jo 600 mijë shqiptarë. Të luftojmë për të arritur maksimumin e kauzës tonë. Të vazhdojmë rezistencë­n me synimin për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Nuk tradhtojmë askënd nëse pranojmë paketën e ndërkombët­arëve", është shprehur Patozi. Më e ashpër është treguar zj. Bregu: "T'u mohosh të drejtën e votës 600 mijë shqiptarëv­e është gjenocid. Shitblerja e votës është krim, por kërkon dy palë", deklaroi ajo. Ndërsa zj. Topalli i është drejtuar z. Basha: "Jemi në një pikë kritike si vend dhe si parti. PD nuk mund të rrëshqasë drejt së panjohurës. Kam besimin se ju nuk do e lini PD- në të shkojë drejt pikës pa kthim. Do gjeni dhe duhet gjetur një zgjidhje". Pas përfundimi­t të mbledhjes, kryetari i PD, Lulzim Basha rikonfirmo­i qëndrimin e grupit se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e Sipas kreut të grupit të PPE- së, PD duhet të mos i bojkotojë zgjedhjet. "Hyni në zgjedhje dhe pranoni një kompromis me kryeminist­rin", është shprehur z. Daul. Komisioner­i Johannes Hahn kërkoi angazhimin e PD- së brenda "establishm­ent"- it politik. "Kjo është mënyra për të luftuar drogën", mësohet të ketë thënë Hahn në një videokonfe­rencë me grupin e PD. "Qeveria teknike është zgjidhje për ne deri më sot, nëse ka zgjidhje të tjera, atëherë jemi të gatshëm t'i diskutojmë. Ofrova pushtetin dhe mundësitë e mia personale, gjithçka, me qëllimin e vetëm arritjen e një marrëveshj­eje politike, që do të siguronte votën e lirë të shqiptarëv­e", tha Basha.

 ??  ?? Kërkesa
Kërkesa
 ??  ?? Dialogu
Dialogu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania