Gazeta Shqiptare

Daul: Bojkoti i gjedhjeve, jo standard i BE- së

PPE zbardh bisedën në grupin e PD- së

-

kërkesës së tyre. "Qëndrimi është i qartë: Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij mjafton si garanci, Rama refuzon dhe po mban peng një Shqipëri të tërë. Qeveria teknike, votimi elektronik, mjete për të realizuar kauzën e madhe. Nëse ka propozime, t'i dëgjojmë, por nuk e tradhtojmë kauzën kombëtare. Marrim përgjegjës­inë për ta nxjerrë Shqipërinë nga droga përmes dialogut. Me këtë vendim shkojmë në negociatat e thirrura nga presidenti Nishani, vendimi i grupit është që të mbështesë protestën për zgjedhje të lira. Nesër do të kontaktoj presidenti­n pas ftesës së tij për dialog. Me këtë vendim nesër në një orë të përshtatsh­me për Ramën jam gati të marr përgjegjës­itë", deklaroi Lulzim Basha. Presidenti

i PPE- së, Jo seph Daul, zbardhi në mbrëmje në detaje të gjithë mbledhjen e grupit parlamenta­r demokrat me dyer të mbyllura. Në njoftimin për shtyp thuhet se Daul bëri të qartë se bojkoti i zgjedhjeve apo i Parlamenti­t nuk është në përputhje me standardet e BE- së dhe PPE- së. “Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetje­n e saj financiare për përfundimi­n e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar, me qëllim identifiki­min e plantacion­eve të kanabisit dhe monitori- min e shkatërrim­it të tyre. Regjistrim­i dhe pjesëmarrj­a në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshm­e. Gjithashtu, kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamenti­t nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE- së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstrukti­ve me shumicën qeverisëse, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim. Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpreside­nti i PPE- së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritete­t e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombët­are. Në këtë drejtim u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen në gjetjen e një zgjidhjeje politike", tha z. Daul.

 ??  ?? Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamenta­r të PD- së
Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamenta­r të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania