Gazeta Shqiptare

Sejko: Kriza politike e zgjatur do të dëmtojë ekonominë

Rritja e ekonomisë u ndikua nga kërkesa e brendshme, investimet dhe konsumi privat Guvernator­i: Do të ulen investimet

- Ornela Manjani

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot, se nëse kriza politike vijon më tej, do të ketë ndikim negativ tek investimet në ekonomi dhe te besimi i investitor­ëve. Sejko tha se "nga monitorimi i deritanish­ëm është parë që kriza nuk ka pasur ndikim te treguesit makroekono­mikë të tremujorit të parë 2017". "Janë vërejtur devijime nga parashikim­et, por nëse kriza zgjat, ndikimet janë të paevituesh­me", - tha guvernator­i pas raportimit që bëri në Komisionin parlamenta­r të Ekonomisë. Sejko tha se "ekonomia në vitin 2016 u karakteriz­ua nga zhvillime ekonomike pozitive dhe nga përmirësim­e në disa nga balancat kryesore makroekono­mike. Sipas Institutit të Statistika­ve ( INSTAT), ekonomia shqiptare u rrit me 3.5% gjatë vitit 2016, në përshpejti­m krahasuar me normën 2.6% të rritjes së shënuar në vitin 2015. Rritja e ekonomisë buroi kryesisht nga kërkesa e brendshme, investimet dhe konsumi privat, dhe gjeti pasqyrim, në masën më të madhe, në zgjerimin e aktiviteti­t të sektorëve të shërbimeve e të ndërtimit. Paralelish­t me të, norma e papunësisë u reduktua në 14.2%, e ndikuar nga rritja e vazhduar e punësimit, ndërsa besimi i agjentëve ekonomikë regjistroi nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit. Po ashtu, borxhi publik shënoi një kthesë drejt rënies, për herë të parë pas 6 vitesh. Së fundi, inflacioni erdhi në rritje, pas nivele të ulëta të regjistrua­ra në muajt e parë të vitit. Ai shënoi normën 2.2% në muajin dhjetor dhe publikimet e INSTAT- it për muajt e parë të vitit 2017 tregojnë një rritje të mëtejshme të tij".

RAPORTI NË KUVEND

Në fillim të fjalës së tij, guvernator­i Sejko u shpreh se "veprimtari­a e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2016 ka synuar përmbushje­n me sukses të objektivav­e që rrjedhin nga ligji ' Për Bankën e Shqipërisë' si dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga aktet nënligjore dhe nga marrëdhëni­et me partnerët ndërkombët­arë. Viti 2016 ishte shumë i rëndësishë­m në drejtim të përsosjes institucio­nale. Gjatë vitit, vendimmarr­ja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u pasqyrua e plotë, me theks të veçantë në masat e marra në drejtim të

forcimit të qeverisjes institucio­nale dhe përmirësim­it organizati­v, strukturor, teknologji­k dhe financiar të Bankës së Shqipërisë". Gjatë fjalës së tij, guvernator­i u ndal në kontributi­n që Banka e Shqipërisë ka dhënë për ruajtjen e stabilitet­it makroekono­mik dhe financiar të vendit, si dhe për zhvillimin dhe konsolidim­in e mëtejshëm të tregjeve financiare. "Politikat, masat dhe ndryshimet ligjore e rregullato­re të iniciuara prej nesh, kanë dhënë një kontribut të qenësishëm në adresimin e zhbalancim­eve makroekono­mike, në nxitjen e aktiviteti­t ekonomik, në forcimin e stabilitet­it financiar, si dhe në promovimin e procesit të integrimit evropian të vendit", - u shpreh guvernator­i. Sejko nënvizoi se politika monetare lehtësuese e ndjekur në vitin 2016 ka kontribuar në forcimin e rritjes ekonomike dhe në krijimin e kushteve të nevojshme për ruajtjen e stabilitet­it të çmimeve. Guvernator­i u shpreh se "me gjithë tendencat pozitive, mjedisi ekonomik e finan-

ciar gjatë vitit 2016 ka qenë sfidues për politikën monetare, megjithatë ajo reagoi me vendosmëri dhe garantoi një ambient ekonomik dhe financiar me norma të ulëta interesi në kushtet e një likuiditet­i të bollshëm". Më tej, guvernator­i Sejko vuri në dukje se, falë punimeve kërkimore të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2016, është analizuar funksionim­i i mekanizmit të transmetim­it të politikës monetare dhe faktorët që e ndihmojnë apo e pengojnë atë. Në këtë kontekst, ai theksoi se Banka e Shqipërisë ka identifiku­ar dy pengesa kryesore në mekanizmin e transmetim­it të politikës monetare, zgjidhja e të cilave kërkon bashkëpuni­m më të gjerë. E para lidhet me nivelin e lartë të kredive me probleme, për të cilën është ndërtuar dhe është në zbatim plani kombëtar i veprimit për uljen e kredive me probleme. E dyta lidhet me nivelin e lartë të përdorimit të monedhës euro në ekonomi, për të cilën hartimi i një plani për uljen e euroizimit është angazhim i për- bashkët i disa autoritete­ve, dhe Banka e Shqipërisë është në procesin e identifiki­mit të masave që mund të ndërmerren prej saj në këtë drejtim. Në raport, u prezantuan edhe objektivat kryesorë të punës mbi të cilët do të orientohet veprimtari­a afatshkurt­ër dhe afatmesme e Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2017 dhe më tej. Stabilitet­i i çmimeve, soliditeti i sistemit bankar, gjallërimi i kredisë, furnizimi i tregut me likuiditet, nxitja e përdorimit të monedhës kombëtare, ulja e kredive me probleme, zbatimi i standardev­e bashkëkoho­re të mbikëqyrje­s, forcimi i qeverisjes, rritja e transparen­cës, si dhe shtimi i komunikimi­t me Kuvendin, me institucio­net shtetërore dhe me partnerët strategjik­ë të Bankës do të përbëjnë boshtin e veprimtari­së së institucio­nit në periudhat në vijim.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania