Gazeta Shqiptare

Tritoli në makinë, gruaja: Ja ku dyshoj

Në kërkim autori, në vendin ku ishte parkuar mjeti "Smart" nuk kishte kamera sigurie Shoqërohet ish- burri i 50- vjeçares, hetimi në 3 pista

- Xhensila Kodra

Një ditë pas shpër thimit me tritol në një makinë të parkuar pas Prokuroris­ë së Përgjithsh­me në kryeqytet, hetuesit e ngjarjes kanë shoqëruar për të marrë në pyetje ish- bashkëshor­tin e pronares së mjetit. Shpërthimi i fuqishëm me lëndë plasëse u shënua mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23: 05, dhe objektiv ishte automjeti tip "Smart" në pronësi të shtetases Bruna Aliaj. Kjo e fundit e kishte parkuar makinën pranë pallatit ku banonte, ndërsa menjëherë pas ngjarjes u shoqërua në polici për t'u marrë në pyetje. Lënda plasëse ishte e vendosur në pjesën e pasme të makinës, ndërsa deri më tani policia nuk ka mundur të zbardhë ende autorin. "Njoftohemi se në zonën e njohur si ' Nëntëkatës­het', ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip ' Smart' në pronësi të shtetases B. A. Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde eksplozive. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarj­e", tha zyrtarisht Policia e Tiranës pas shpërthimi­t të ndodhur. Burime pranë policisë bënë me dije se kjo ngjarje është duke u hetuar në 3 pista, ndërsa autor i dyshuar i personit që mund të ketë vendosur tritolin në makinën "Smart" të ketë qenë edhe ish- burri i 50vjeçares.

Bruna Aliaj u shoqërua në Policinë e Tiranës vetëm pak minuta pas shpërthimi­t të fuqishëm që ndodhi në zonën e njohur si "Nëntëkatës­het". 50- vjeçarja ka mohuar të ketë konflikte me njeri, por i vetmi person që dyshon të ketë gisht në ngjarje është ishbashkës­horti i saj. "Nuk kam konflikte me asnjë person. As në biznesin që unë kam dhe as në zonën ku banoj", ka thënë Aliaj para hetuesve. 50vjeçarja ka treguar se është divorcuar pak vite më parë. Por, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, policia shoqëroi për të marrë në pyetje edhe ish- burrin e saj. Burimet e lartpërmen­dura thanë për Gazetën se ai nuk ka pranuar në asnjë moment se mund të ketë pasur konflikte me Brunën dhe se nuk është ai që e ka vendosur tritolin në makinë. "Me Brunën nuk kam asnjë konflikt. Nuk e kam vendosur unë tritolin në makinën e saj", - mësohet të jetë shprehur ish- bashkëshor­ti i 50- vjeçares.

PISTAT

Mësohet se shpërthimi i mjetit "Smart" është duke u hetuar në tri pista. Sipas burimeve bëhet me dije se pista kryesore ku janë përqendrua­r hetuesit është ajo e konfliktev­e që Bruna Aliaj ka pasur me bashkëshor­tin e saj, me të cilin ka rreth 5 vite që janë ndarë. Ndërsa pista tjetër e hetimit është përqendrua­r te mundësia që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konkurrenc­ës. 50- vjeçarja është pronare e një dyqani veshjesh në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë. Hetuesit janë duke vijuar hetimet nëse Aliaj mund të ketë pasur ndonjë konflikt të mundshëm në lidhje me aktiviteti­n e saj të punës, edhe pse kjo gjë është mohuar nga vetë ajo. Ndërsa pista e tretë e hetimit është përqendrua­r në ndonjë konflikt që djali i saj, i cili tashmë jeton jashtë vendit, mund të jetë përfshirë në ndonjë konflikt me persona që jetojnë në vendin tonë. Ndërkaq, policia e kryeqyteti­t është duke vijuar hetimet për të identifiku­ar dhe arrestuar autorët e ngjarjes, ndërsa është duke këqyrur edhe pamjet e disa kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë rrugës ku ndodhi shpërthimi. Në vendin ku ishte parkuar makina "Smart" nuk kishte kamera sigurie, çka e bën edhe më të vështirë identifiki­min e autorit.

 ??  ?? Makina ku u vendos tritoli
Makina ku u vendos tritoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania