Gazeta Shqiptare

Grabitja në Rinas, prokuroria kërkon dy vite burg për drejtuesin teknik të kompanisë private

Dy vite shërbim prove për 5 punonjësit e tjerë

-

Prokuroria

e Tiranës kërkoi dje dënimin me 2 vite burg për Fatmir Gapin, drejtuesin teknik të kompanisë private të sigurisë, që transporto­nte paratë e një banke të nivelit të dytë drejt aeroportit të Rinasit, të cilat u grabitën më 9 shkurt të këtij viti. Gjithashtu, në pretencën e saj, organi i akuzës kërkoi edhe dënimin me kusht për 2 vjet, për 5 punonjësit e tjerë të po kësaj shoqërie private të sigurisë fizike, dy prej të cilëve ishin edhe drejtuesit e blindave me

NGJARJA

Grabitja e blindit me para që ishin duke u transportu­ar drejt aeroportit të Rinasit ka ndodhur rreth orës 13: 24 të datës 9 shkurt 2017, në segmentin rrugor QafëKashar­i - Rinas. Autorët vodhën nën kërcënimin e armëve blindat e një shoqërie private të sigurisë fizike dhe më pas u larguan prej andej, makina e të cilëve u gjet më pas e djegur.

para që u grabitën me armë. Konkretish­t, prokuroria i kërkoi Gjykatës së Tiranës dënimin me shërbim prove për një periudhë 2- vjeçare për shtetasit Xhelil Metaj,

Gentian Dedja, Përparim Logu, Endrit Daçi dhe Dashamir Balla. Gjashtë personat e lartpërmen­dur u arrestuan pas grabitjes së 3.2 milionë eurove që ishin duke u transportu­ar për në Rinas. Sipas organit të akuzës, këta persona akuzohen për "Shpërdorim detyre". Konkretish­t, ata akuzohen se kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës duke u dhënë mundësi grabitësve të merrnin paratë. Ndërkohë, po për këtë ngjarje, Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet për të zbuluar autorët e tjerë të përfshirë në grabitje, pasi deri më tani numri i personave të arrestuar është 8. Të arrestuari­t janë Fation Xhyliu, Neim Avdulaj, Ditjon Memlika, Admir Çerpja, Dash Kupa, Ernest Kupa, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinanaj. Kurse në kërkim vijojnë të jetë Admir Murataj, i cili deri më tani rezulton të jetë edhe kreu i kësaj bande. Grabitja u zbardh nga dëshmitë e dy të penduarve të bandës, Admir Çerpja dhe Ditjon Memlika.

 ??  ?? Të pandehurit në gjykatë
Të pandehurit në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania