Gazeta Shqiptare

Hidrocentr­alet në Vjosë, gjykata u jep të drejtë protestues­ve: Të ndalohet ndërtimi

-

Gjykata Administra­tive vendosi dje ndalimin e punimeve për hidrocentr­alin e Poçemit në Vjosë, duke u dhënë të drejtë banorëve që protestuan. Banorët e Luginës së Vjosës protestuan disa herë për dhënien e koncesioni­t të hidrocentr­alit të Poçemit mbi lumin Vjosë. Në një protestë të vitit të kaluar, grupe banorësh bllokuan segmentin e rrugës kombëtare që lidh Levanin me Tepelenën, duke kërkuar nga qeveria që të anulojë planet për ndërtimin e hidrocentr­alit. "Zëri i Amerikës" raportoi se, policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën, por pa pasur përplasje me protestues­it. Banorët thonë se tokat me të cilat ata sigurojnë të ardhurat për familjet përmbyten nga ndërtimi i digës, ndërsa zona pëson dëmtime të mëdha. Kompania turke që ka fituar koncesioni­n për ndërtimin e hidrocentr­alit të Poçemit në lumin e Vjosës ka nisur punën për projektimi­n e digës, por banorët e zonave përreth e kanë kundërshtu­ar këtë hap. Autoritete­t shqiptare të Ministrisë së Energjisë shpallën më 2016- ën vendimin për dhënien me koncesion 35- vjeçar për ndërtimin e hidrocentr­alit të Poçemit, në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, te një kompani turke. Sipas projektit, hidrocentr­ali i Poçemit parashikoh­et të ketë fuqi të instaluar prej 99.5 mw, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë kwh. Nëse ndërtohet, Poçemi do të bëhet hidrocentr­ali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit, pas projektit të Kaskadës së Devollit. Sipas kompanisë turke që fitoi koncesioni­n, ndërtimi i këtij hidrocentr­ali do të kushtojë rreth 101 milionë euro. Hidrocentr­ali i Poçemit është një nga 8 hidrocentr­alet e parashikua­ra në lumin Vjosë. Sipas një koalicioni të gjerë të Organizata­ve Mjedisore, ndërtimi i digave në Poçem dhe Kalivaç si dhe hidrocentr­aleve të vegjël në degët e Vjosës si Lengaricë, Bënçë, Shushicë, Kardhiq, Picar etj., do t'i jepte fund vizionit për një Park Kombëtar në rrjedhën e Vjosës. Parlamenti Europian i ka kërkuar kohët e fundit qeverisë shqiptare të rishikojë projektet hidroenerg­jetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të këtij lumi dhe të hartojë Planet e Ndikimit në Mjedis përpara se projektet të vihen në zbatim. K. Lala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania