Gazeta Shqiptare

Prokuroria, gjykatës: Konfisko 2.1ml m2 prona të Fatmir Kajollit

Vlera e aseteve të familjes së tij arrin në rreth 1.1 miliardë lekë të reja "I ka përfituar me para droge në Itali"

-

Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën për konfiskimi­n dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë rreth 2.1 milionë metra katrorë troje, tokë arë, pyje dhe ndërtim, të regjistrua­ra në emër të familjarëv­e të shtetasit Fatmir Kajolli, në Fier. Gjithashtu, organi i akuzës kërkon konfiskimi­n edhe të tre shoqërive tregtare, të regjistrua­ra po në emër të familjarëv­e të ngushtë të shtetasit Fatmir Kajolli. Konfiskimi i kësaj pasurie është bërë, pasi ai akuzohet se i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale "Pjesëmarrj­e në shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope" dhe "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike". Sipas prokuroris­ë, në bazë të aktit të ekspertimi­t, vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish- bashkëshor­tes së Kajollit, shtetases Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.

HETIMI

Në bazë të hetimit pasuror, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëv­e Kajolli është përfituar në bazë të një kontrate shitblerje­je. Konkretish­t, rezulton se shtetasja Majlinda Çuko ka blerë nga bashkëshor­ti i saj, Fatmir Kajolli, truallin me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesën me sip. 1686 m2, në vlerën 900.000 lekë. Kjo vlerë shitjeje është shumë herë më e ulët sesa ka rezultuar nga një vlerësim i saj, i bërë nga vetë familjarët Kajolli, gjatë procesit për marrjen e një kredie. Sipas vlerësimit të realizuar nga ekspertë të zgjedhur prej familjarëv­e Kajolli, vlera e truallit dhe ndërtesës ishte 450.000 euro. Po ashtu, Majlinda Çuko rezulton se ka blerë edhe pasurinë pyll, me sip. 580.000 m2, me vlerë 60.000.000 lekë. Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e pasurisë, e cila llogaritet në rreth 1.5 milionë m2 katrorë pyje e tokë arë, rezulton se është e fituar nga sh- Fatmir Kajolli akuzohet se i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale "Pjesëmarrj­e në shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope" dhe "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike".

tetasja Majlinda Çuko ( Kajolli) në bazë të akteve të dhurimit.

PROVAT

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshm­e se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive. Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave nga shtetasi Q. D. Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësua­r ligjërisht nga ana e shtetasit Fatmir Kajolli. Pasi ka regjistrua­r pronat në emrin e tij, shtetasi Q. D. ka kryer veprime shitblerje­je me disa persona të tjerë për pjesën më të madhe të pasurisë. Më tej, si shtetasi Q. D., ashtu edhe blerësit e rinj të këtyre pronave, ia kanë dhuruar të gjitha trojet, pyllin dhe tokën arë, shtetases Majlinda Çuko ( Ka-

jolli). Të gjitha veprimet, nga vendimet e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe deri tek aktet e dhurimit në favor të Majlinda Çukos, janë kryer në një afat të shkurtër, disamujor, në vitin 2010. Nga hetimi i Prokuroris­ë për Krime të Rënda ka rezultuar se, edhe për pronat e siguruara në bazë të kontratës së shitblerje­s, familjarët Kajolli nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme të cilat mund të justifikon­in blerjen e aseteve. Kompanitë private, të regjistrua­ra në emër të familjarëv­e Kajolli, kanë siguruar fitime minimale, të cilat nuk plotësojnë vlerën e aseteve të blera. Kështu, në përfundim të hetimit pasuror, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga gjykata konfiskimi­n e pasurive të paluajtshm­e dhe atyre të luajtshme të regjistrua­ra në emër të familjarëv­e të shtetasit Fatmir Kajolli. emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Arë me sipërfaqe 72.200 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Arë me sipërfaqe 54.200 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Tokë arë me sipërfaqe 3.000 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Tokë pyll me sipërfaqe 90.000 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Tokë pyll me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Tokë pa frut me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Tokë pa frut me sipërfaqe 1.000 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Tokë inprodukti­ve me sipërfaqe 840.000 m2, në emër të Majlinda Çuko ( Kajolli), dhuruar. Tokë pa frut me sipërfaqe 67000 m2 në pronësi të Majlinda Minella Çuko ( Kajolli), dhuruar.

PASURI TË LUAJTSHME

Shoqëria "Citadella" sh. p. k, me NIPT K42611404J, e regjistrua­r në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr. 30975 vendimi, datë 10.02.2004, kapitali 100.000. Shoqëria "ABA 2011" sh. p. k, me NIPT L12526403C, e regjistrua­r në QKR, kapital 100.000. Pjesën që i takon shtetasit Florim Kajolli në shoqërinë "INTERNATIO­NAL PARKING 2011" sh. p. k, me NIPT L13222401F, e regjistrua­r në QKR.

 ??  ?? Fatmir Kajolli
Fatmir Kajolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania