Gazeta Shqiptare

I masakruan vajzën në Greqi, babai: Më gjeni ish- dhëndrin, do ta vras!

63- vjeçari nga Lushnja, apel në "News 24" ministrit të Drejtësisë Gjergji Llupo: Policia greke mbuloi faktet

-

qiptare". Ndërkaq, dje ai tregoi me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur në vendin fqinj.

Si ua kanë treguar historinë, çfarë bëri drejtësia shqiptare? Ju thanë që vdiq nga shkaqe natyrale?

Babai: Po. Pas 45 ditësh mësuam se ishte vrasje. Çfarë bëtë më pas? Babai: Ne u morëm me ardhjen e trupit të vajzës. Krushqinë e kam përzënë, iu kam thënë jashtë! Pastaj u përpoqëm të gjenim të vërtetën. Ata nuk hapeshin, thoshin që çupa ka vrarë veten, thjesht është gjetur e varur. Na thanë na fëlliqi, ishte e papritur.

Po ngjarjen e sqaroi drejtësia helene?

Babai: Janë të dyshimta gjërat, policia ka dorë në mbulimin e fakteve, policia greke.

Ngjarja ka ndodhur në 18 tetor të vitit 2000, në një serë lulesh, ishte vrasje e pastër. Unë kam bindje të plotë se është vrasje e pastër. E ka nxjerrë edhe ekspertiza mje- ko- ligjore në Greqi, por i kanë mbuluar faktet.

Pse u bë riinspekti­mi në vitin 2012?

Babai: Po e kërkuam ne, por as drejtësia shqiptare nuk hetoi siç duhet.

Çfarë dini ju për vrasjen, si ka ndodhur?

Babai: Na është thënë se ka qenë ora 11: 00, po punonte në serë, pastaj vajza ka ikur në shtëpi, duke qenë se ka ikur në shtëpi, burri e ka ndjekur nga pas dhe e ka gjetur të varur. Por s'është kësh- tu e vërteta, ka qenë familja e burrit që e ka vrarë, kanë dashur ta fusin në shtetin italian. Kjo thënie është e shkruar në policinë greke. Është thënë edhe në policinë shqiptare, edhe në gjykatë. E ka thënë ish- dhëndri, ai ka thënë "po e vrava". Donim të vinim në Itali, kjo nuk erdhi. Kjo është thënë, por është e paprotokol­luar.

A e kanë shfrytëzua­r vajzën edhe si prostitutë?

Babai: Po, në ato kushte ku jetonin ata, nëpër magazina, pa asnjë vend të sigurt…

Është i përfshirë edhe një shtetas grek?

Babai: Po, pronari grek e di ngjarjen, por ka frikë se duke qenë se familja ishte pa dokumente, nuk ka dashur t'i hapë probleme me drejtësinë.

Çfarë bëhet me ish- dhëndrin tuaj aktualisht?

Babai: Është i lirë dhe i qetë.

Pse e keni hapur çështjen tani në 2017?

Babai: Se dua drejtësi. Të na dëgjojë ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm në të kundërt do të veproj vetë, çupa do lahet me gjak. Jam i detyruar.

 ??  ?? Gjergji Llupo në emisionin "Me Zemër të Hapur" në "News 24"
Gjergji Llupo në emisionin "Me Zemër të Hapur" në "News 24"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania