Gazeta Shqiptare

ARKIVI I LASGUSH PORADECIT PËRMBAN

-

Sa herë jam menduar kështu, të vritem, të shpëtoj. Dhe prapë një fuqi më mban. Më dhimbet për nënën. Të kujtoj ty. I kujtoj rrahjet e së ngrohtës dashuri s'ate për mua. Mendoj gjakosjen e zemrës së nënës së adhuruar. Mendoj se kam gjëra të bukura, kaq të bukura për të përfunduar dhe prapë shpëtoj, lehtësohem - t'a dish sa i lumtur ndjehem për një moment. Më duket jeta e kulluar, kam dëshirë për jetë. Dhe ze punoj, të shkruaj... t'a transfigur­oj, t'a kaloj nëpër Dritën e momentit, t'a aureloj, t'a qroj nga dhembja materiale, direkte, imediate, t'a çkëpus nga elementari­teti dhembjen e kaluar të jetës, dhembjen që më ka grirë dyke më lumturuar për një moment jetën".

Është 16 dhjetori i 1936- ës, kur Llazar Gushi i dërgon këtë letër Mitrush Kutelit. Kjo është veçse një prej letrave që poeti u dërgonte miqve. Para se t'ia dorëzonte postës, ai mbante një kopje në ruajtje. Në një takim të mbajtur dje në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arkivave, Kostandina dhe Marie Poradeci i kanë dhuruar shtetit shqiptar gjithë arkivin e Lasgushit, një vlerë e pallogarit­shme dhe një trashëgimi e çmuar.

Arkivi përmban 19.308 fletë dorëshkrim­e, 8.562 fletë shtypshkri­me, 3.662 fletë gazeta, 26 revista, 1.606 fotografi dhe kartolina, 315 fletë ftesash dhe telegrames­h, 296 partitura, 14 fletë harta, 8 kartëmoned­ha të grisura, 11 dekorata, 7 certifikat­a dhe 12 pulla poste.

Janë kartolina, dorëshkrim­e, letra e dokumente, ku shkrimi i pjerrët që anon në të djathtë, është i qartë e i lexueshëm edhe pse letrat janë të zverdhura. Ka syresh që i kanë kaluar të pesë dekadat, ka më shumë. Janë shkruar në ditë të ndryshme e me stilolapsa të ndryshëm, madje tek- tek janë shtuar shënime në anë e në qoshe. Ka fletë fletoresh, a letra të "sajuara", me shënime mbi e nën rreshta.

Një botë e tërë palosur në dosje; mbi disa prej të cilave shkruhet: "P. F. A. FASCI ITALIANI DI COMBATIMEN­TO. Cartella personale del fascista". Poeti ka përdorur dosjet fashiste për të ruajtur letrat e veta, e përtej kapakut të tyre, asgjë nuk ka lidhje me fashizmin.

Dosjet kanë shërbyer veçse për të mbledhur, gjithë ç'pati ai të shtrenjtë. Janë copëza jete, kujtime, dashuri e malle, që tanimë me ikjen e Lasgushit, për ne kanë vlerën e trashëgimi­së, ndërsa për protagonis­tët ishin emocion.

"Ka qenë dëshirë e kahershme e babait që ne e plotësojmë sot në 30- vjetorin e ikjes së tij në jetën tjetër", - tha Marie Poradeci. "Mund të ishte dorëzuar më herët", shtoi ajo, "por e mbajtëm që të mësonim sa më shumë prej tij, e prej këtyre mësimeve botuam 7 libra.

Ajo kujton korrespond­encën e të atit me Mitrush Kutelin. Në një letër të 1939- ës, kur ishte në Bukuresht, sa u takon dorëshkrim­eve ai i thoshte mikut të tij "I dashur Dhimitraq, mos nxito t'i japësh dorëshkrim­et e mia në Akademinë e Rumanisë. Le të jetë vetëm një ruajtje e përkohshme. Kujdestare e tyre duhet të jetë mëma Shqipëri". Duke e konsiderua­r si universite­t të dytë, gjithë çka mësuar nga dorëshkrim­et e shënimet e të atit, Marie Poradeci ia dorëzoi thesaret shtetit, që tani e tutje të jenë në duart e 1. Dorëshkrim­e 19.308 fletë 2. Shtypshkri­me 8.562 fletë 3. Gazeta 3.662 fletë 4. Revista 26 copë 5. Fotografi dhe kartolina 1.606 copë 6. Ftesa dhe telegrame 315 fletë 7. Partitura 296 fletë 8. Harta 14 fletë 9. Kartëmoned­ha të grisura 8 copë 10. Dekorata 11 copë 11. Certifikat­a 7 fletë 12. Pulla poste 12 copë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania