Gazeta Shqiptare

Porosia në letrën e ' 39- ës: Kujdestare e tyre duhet të jetë mëma Shqipëri

Burri me pallto të vjetër, kur Lasgushi ruante dorëshkrim­et në dosjet "fashiste" Të bijat i dorëzojnë shtetit arkivin e poetit: Mbajtëm vetëm ditarët

-

gjithë studiuesve e dashamirës­ve. Gjesti i dy vajzave të Lasgushit u vlerësua edhe nga drejtoresh­a e Bibliotekë­s Kombëtare, Persida Asllani, e cila vërejti se "emocioni dhe vështirësi­a për t'u ndarë me ato letra e bën ende më të veçantë dhuratën e bijave të poetit ndaj arkivit". Vetë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave, Ardit Bido i çmoi dokumentet, partiturat, letrat e fotografit­ë, ndërsa nuk kish ngurruar të sillte në tryezën e nënshkrimi­t të aktit të dhurimit, edhe ndonjë dosje që Arkivi i Shtetit ka me dokumente të Lasgushit, por nga burime të tjera. I pyetur nga "GSH" për gjendjen e arkivit të dhuruar, Bido, sqaroi se dokumentet ruhen mirë, dhe se përveç ndonjë letre, të tjerat nuk kanë nevojë për restaurim.

E pranishme në këtë ceremoni, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro kujtoi se ndarja e familjes me këto dokumente është sa e dhimbshme aq edhe një rrugë drejt dorëzimit të tyre në kujtesën kolektive.

Ajo kujtoi familje të tjera që kanë dhuruar arkivat e tyre, si familja Kallfa e familja Mosi, që i dhuruan fotografit­ë e tyre Muzeut Kombëtar "Marubi", Eno Koço që i dhuroi pianon e së ëmës Tefta Tashko Koço Muzeut Historik Kombëtar, Maks Velo që i dhuroi skicat e grafikat Institutit të Monumentev­e të Kulturës, apo shqiptarët e Bostonit që sollën "Konicën" në atdhe. "Më vjen mirë që është ngjallur ky besim për institucio­net shtetërore shqiptare", tha ministrja, duke folur mandej edhe si përkthyese, kur teksa recitoi disa vargje të Lasgushit, kujtoi se tek ai përkthyesi­t kanë kërkuar fjalë ndërsa të dashuruari­t vargje.

KORRESPOND­ENCA ME ÇABEJN

"Mezi ç'prisja ta takoja. Më kishin folur shumë për të, dhe një ditë u them, epo, pse nuk ma prezantoni? Erdhi dita. E shoh. Ishte një plak i veshur me një pallto të vjetër. Më dha dorën e vazhdoi muhabetin me tim atë, nuk i bëri fare përshtypje që po takonte të bijën e njeriut që e kishte njohur që në rini". Brikena, e bija e Eqerem Çabejt, që mori pjesë dje në ceremoni, e kujton kështu Lasgushin. Atëherë qe çuditur kur e pa poetin. "Ishte më i shkurtër se unë", thotë ende sot duke qeshur Brikena. Eqerem Çabeji dhe Lasgushi patën një miqësi të gjatë. "Ka kartolina mes tyre për vite të tëra. Korrespond­enca shtrihet në 50- 60 vite e nis më 1929- ën", - thotë e bija e gjuhëtarit. Çabej ishte shumë i ri kur shkoi në Grac të Austrisë për studime, dhe atje gjeti mbështetje e udhëheqje shpirtëror­e te Lasgushi. "Ai ishte si një lloj ati shpirtëror për studentët e rinj, që e adhuronin si poet kombëtar, i ri, modern", - thotë e bija. "Flisnin edhe për shtëpinë në Grac në letra", - thotë Brikena kur e pyet ç'kanë letrat mes poetit e gjuhëtarit. "Janë letra shumë të bukura. Në 15 vitet e para janë shumë të shpeshta. Pas lufte, nuk frekuentoh­eshin më nëpër shtëpitë e njëri- tjetrit, por takoheshin në bibliotekë. Ka gjithçka aty, ka komunikime mes dy të rinjve që i hapin zemrën njëri- tjetrit, është Lasgushi që e nxit Eqeremin dhe i thotë ' po bëje atë doktoratur­ë, ka ankesa'". Në të njëjtat letra, gjen Lasgushin ankimtar. Duke qenë se kishte probleme me shëndetin, qe gjithnjë shëndetlig, ai këtë ua thoshte miqve. "Ua thoshte miqve të tij që ta asistonin moralisht për këto probleme shëndeti. Dhe këto janë sidomos letrat e fundit në vitet 1950, 1960, 1970", - kujton Brikena nga ç'ka lexuar, duke vërejtur ndikimin që ka pasur Lasgushi te Çabej. "Ka ndikuar shumë te im atë. Sepse studentët më të rinj si im atë e admironin. Jo rastësisht shkrimi i parë fare i tim eti është ' Mbi poezinë e Lasgush Poradecit', që është botimi i parë i vërtetë. E shikon poezinë në dritën e poezisë moderne dhe është akoma me vlerë sot. Ka qenë 20 vjeç kur e ka shkruar".

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Mirela Kumbaro, Kostandina Gusho, Ardit Bido, Marie Gusho, Persida Asllani
Në foto: Mirela Kumbaro, Kostandina Gusho, Ardit Bido, Marie Gusho, Persida Asllani
 ??  ?? Në foto: Dorëshkrim­et e Lasgushit dhe poeti
Në foto: Dorëshkrim­et e Lasgushit dhe poeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania