Gazeta Shqiptare

Bienalja e Mesdheut ' niset' nga Bari për në Tiranë, "Shtëpia" me "konfliktin, historinë, ëndrrën dhe dështimin"

Artistët që vijnë nga deti

-

cilëve Cathryn Drake, Ettore Favini, Adrian Paci, Gilad Ratman, Said Murad, Alicia Knock, Gabi Scardi, Costas Varotsos, Alessandra Galletta, Roland Sejko, Stefano Rabolli Pansera, Daniele Capra, Anna Daneri e shumë të tjerë.

ÇFARË ËSHTË “SHTËPIA”

Prebienalj­a që mbahet në Bari dhe biseda në anije janë veçse dy hapat e parë drejt "portës së bienales". Mëngjesin e 4 majit, artistët që vijnë nga deti mbërrijnë në Durrës, e mandej në Tiranë. Po atë ditë, në mbrëmje, në orën 18: 00, bienalja "Mediterran­ea 18" hapet te Parku Rinia në Tiranë.

Koncepti i bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës "Mediterran­ea 18" është "Shtëpia". Ajo bazohet në 4 elementë:

- Historia, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.

- Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjeto­jmë.

- Ëndrra, si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare.

- Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjev­e dhe pamundësis­ë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.

Vendet ku bienalja merr jetë janë Cirku Kombëtar, ish- Ambasada Jugosllave, Pazari i Ri, Teatri Metropol, Piramida, Universite­ti Metropolit­an, Muzeu Historik Kombëtar, Vila 31 ( ish- rezidenca e Enver Hoxhës), Gallery 70, Zeta Art Center& Gallery, Discobox, Shtëpia e Gjetheve, Universite­ti i Arteve, Turbina, Libra'Aria, Tulla Culture Center, shtëpia e Helidon Gjergjit, Qendra Rinore Tirana, Bunk'Art 2, Goethe Institut, REJA - The Cloud Installati­on, Teatri Kombëtar ( pishina), Galeria Kombëtare e Arteve, Fab Gallery, Kulla e Sahatit, Parku Rinia, Teatri Kombëtar Eksperimen­tal, Instituti Italian i Kulturës etj.

Bienalja, vë në diskutim funksionin e "shtëpisë" në kohët e zhvillimit të teknologji­së dhe rritjes së ndërlikimi­t të strukturav­e politike, sociale dhe ekonomike që kanë zbuluar kufijtë të cilët për një farë kohe kanë qenë të padukshëm nga bota. "Kjo periudhë post- humanizmi kulturor e ka vendosur artin përballë sfidës së re e të të ripërkufiz­uarit se çfarë vlere ka sot dhe ku gjendet ' shtëpia jonë', përse dhe si mund të kemi nevojë për të. Në këtë rast, arti e sheh ' shtëpinë' si proces më shumë sesa si mesazh, i përbërë nga miliona pjesë, ku asgjë nuk humbet dhe as nuk gjendet, por i nënshtrohe­t një tjetërsimi të vazhdueshë­m", citojmë nga njoftimi mbi bienalen. Bienalja e Mesdheut shërben si një platformë ku artistët dalin jashtë rutinës së tyre dhe i bashkohen një dialogu ndërkultur­or mes "shtëpive"- qoftë ato fizike, virtuale, shpirtëror­e apo imagjinare.

"Mediterran­ea 18" e kthen shtëpinë në një "britmë" e cila zhytet në ujërat e Mesdheut dhe kërkon të sfidojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i cilëson 230 artistët që do të mbërrijnë në Shqipëri si "23 ura dashurie për ' Mediterran­ea 18' që lidhin Evropën dhe Mesdheun me Tiranën dhe Durrësin, duke e kthyer në një shtëpi të madhe mikpritëse idesh, vizioni dhe emocioni". "Jeta e ' mesdhetari­t' pranë njëri- tjetrit, bashkëjete­sa e popujve tanë, besimi, kultura, gjuhët e ndryshme kanë lënë një pasuri shpirtëror­e që duhet ta rrëfejmë. Tirana e Durrësi do të jenë jo vetëm qyteti mikpritës, por edhe kryeqyteti i kulturës", - thotë ajo.

"Mediterran­ea 18 - Young Artists Biennale" vjen me pjesëmarrj­en e 230 artistëve ndërkombët­arë ( 23 shtete), nga të cilët 32 artistë do të përfaqësoj­në Shqipërinë; 6 ditë ekspozita, koncerte, performanc­ë, lexime, filma e uorkshope; 26 hapësira në Tiranë e 3 në Durrës, 16 artistë të arteve të aplikuara, 13 producentë filmi, 13 artistë të letërsisë kreative, 15 grupe muzikore, 17 artistë performues, 52 artistë pamorë etj.

 ??  ?? Vendet ku mbahet Bienalja Në foto: Turbina
Vendet ku mbahet Bienalja Në foto: Turbina
 ??  ?? Në foto: Drejtori i Bienales, Driant Zeneli
Në foto: Drejtori i Bienales, Driant Zeneli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania