Gazeta Shqiptare

Politika si profesion dhe demokracia jonë e brishtë, ose topi është i imi dhe penalltinë e gjuaj unë

- Nga Valbona Nathanaili

dorën për të votuar me unanimitet çdo ligj që u rrit pagën a pensionin, që u fal kreditë e marra në bankë a u siguron një shtëpi. Që nuk do shikojnë nga dritarja se si ky vend rrënohet përditë e më shumë, vetëm që të fitojë dikush dhe ata të licencojnë fitimin e atij, me kusht që t'u mbetet edhe ndonjë kockë për vete. Në një vend ku përditë pushohen njerëz nga puna sepse janë të djathtë për të majtët dhe të majtë për të djathtët, për një status në "Facebook", për një shikim vëngër të një politikani, ose thjesht për hiçmosgjë. Në një vend ku dikush që gdhihet në një burg të Francës a Italisë, ngryset në karrigen e deputetit a të këshilltar­it, a të ministrit në Shqipëri. Ku ka humbur çdo moral për t'i thënë një të riu mëso dhe puno që të ecësh përpara, sepse të thotë se nuk merr vesh nga jeta. Ku modeli më i suksesshëm është fshatari që mbjell drogë, fermeri që i mbyt prodhimet me hormone, krimineli që bëhet politikan dhe politikani që bën biznes me të ardhmen e këtij vendi. Dhe të kesh shqetësim se nga kush do zëvendësoh­esh? Të kesh ndonjë dyshim? Radha është gati, - dikush me merita të veçanta për kryetarin, që ka zanat buzëqeshje­n dhe karakter heshtjen, që ka dhënë prova se është besnik, se nuk flet po fitoi edhe për vete diçka. Ja kush...

Topi është i imi dhe do e gjuaj unë penalltinë, - në fakt është një shprehje që kishte dëshirë ta përdorte një ish- koleg, kur i referohej pronarit të vogël të një kompanie të madhe ku punonte i biri, huazuar nga filmi i famshëm realizuar në kohën e diktaturës. Kryetarët e partive, monarkët e rinj të Shqipërisë janë edhe më arrogantë se ai pronari i vogël i kompanisë së madhe, që kishte punësuar djalin e kolegut tim. Sepse as nuk përpiqen ta gjuajnë penalltinë, sikur edhe sikur. Aq të qetë e të patrazuar janë në lojën e tyre brenda partisë. Aq të qetë e të patrazuar janë në lojën e tyre me gjithë Shqipërinë. Shndërrimi i politikës në profesion në një vend me probleme me demokracin­ë e me zhvillimin, të bën po aq fajtor sa edhe hajduti i pulave. Mos ikni jo se do mallëngjeh­emi bashkë me ju, por kthehuni që të justifikon­i ato që keni marrë duke qëndruar në atë vend. Ne e dinim se ju kishim votuar të luftonit për ne me mënyra demokratik­e, me fjalën, qëndrimin dhe veprimin tuaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania