Gazeta Shqiptare

Meta: Si president do t'u jap më shumë pushtet dialogut e stabilitet­it

Fjala "e fundit" në LSI përlot anëtarët në Konventë, falënderim­e për themeluesi­t "Pas 24 korrikut, nuk do ndikohem nga bindjet politike"

-

Ilir Meta përloti dje anëtarët e LSI- së, në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", me fjalën e tij të fundit në forumin më të lartë të partisë, Konventën Kombëtare. Në fjalën përshëndet­ëse të mbajtur gjatë Konventës, Meta u shpreh se zgjedhja e tij në postin e Presidenti­t të Republikës është një investim, jo vetëm i forumeve drejtuese të LSI- së, por një investim që çdo votues i LSI- së bën për stabilitet­in e Shqipërisë. Meta u shoqërua gjithë kohën nga thirrjet: "LSI, forcë e parë", "Me ty Ilir Meta" etj.

FJALA E PLOTË

Dua pak qetësi jo thjesht për të ulur entuziazmi­n tuaj, apo për të dekurajuar shprehjen e mirënjohje­s suaj plot entuziazëm, por e dua vetëm për një arsye: që përmes qetësisë suaj të kem mundësinë të komunikoj edhe me të gjithë anëtarët, simpatizan­tët dhe votuesit e LSI- së kudo në të gjithë Shqipërinë ku po na ndjekin.

Ju falënderoj shumë të gjithëve! Këtu në këtë konventë dhe kudo në të gjithë Shqipërinë! Anëtarëve të LSI- së, simpatizan­tëve dhe votuesve të kësaj force të madhe politike, fuqi e pandalshme e progresit, e stabilitet­it, e paqes sociale dhe integrimit evropian në Shqipërisë.

Ju falënderoj shumë që e mirëkuptua­t, edhe pse me pak vështirësi, zgjedhjen time si President i Republikës, duke kuptuar dhe mirëkuptua­r atë si një investim, që jo vetëm unë, jo vetëm forumet drejtuese të LSI- së, por mbi të gjitha si një investim që çdo anëtar, çdo simpatizan­t dhe çdo votues i LSIsë bën stabilitet­in e Shqipërisë.

LSI lindi në 6 shtator të vitit 2004, si një sfidë e madhe dhe si një parti e madhe që në ditën e parë të krijimit të saj. Lindi e tillë sepse kishte kauza të mëdha. Lindi si një forcë për demokraci, si një forcë për stabilitet­i, si një forcë për integrimin më të shpejtë evropian të Shqipërisë. LSI lindi si një sfidë ndaj arrogancës qeverisëse të kohës. LSI lindi edhe si një sfidë, jo thjeshtë e Ilir Metës dhe e nismëtarëv­e të saj, të gjithë shqiptarëv­e ndaj një regjimi dypartiak për 15 vite në Shqipëri. LSI, pavarësish­t nga përpjekjet konsensual­e për ta demonizuar atë, ka qenë forca më e madhe e vlerave morale për demokracin­ë dhe për zgjedhjet e lira në Shqipëri.

Nuk besoj se themeluesi­t, por edhe të gjithë anëtarët dhe votuesit e parë të LSI- së e kanë harruar se si vetëm në pak muaj, duke pasur të gjithë makinerinë e pushtetit kundër saj, Lëvizja Socialiste për Integrim ishte vetmja që nuk e shkeli Kodin Zgjedhor, që nuk u bë pjesë e "super- Dushkut" dhe mori të paktën 120 mijë vota, të ndershme dhe me sakrifica të qytetarëve shqiptar që kërkonin ndryshim.

"Super- Dushku" konsensual për të gjithë ata që janë kurioz, mjaftojnë të bëjnë një kërkim dhe të shohin rezultatet e partive në mazhoritar dhe në proporcion­al, se çfarë ndodhi me votat e shqiptarëv­e në vitin 2005 vetëm për të zhvlerësua­r mandatet e drejtat dhe legjitime që shqiptarët i dhanë LSI- së si forcë përcaktues­e për të ardhmen e Shqipërisë. Por LSI nuk u dorëzua. Përkundraz­i! Ajo vazhdoi të tregoi rritje

aq sa në një natë të errët në prill të vitit 2008 u ndryshua në mënyrë konsensual­e Kushtetuta e Shqipërisë vetëm për të eliminuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një akt i papreceden­t dhe sot e kësaj dite, Shqipëria vuan pasojat e atyre ndryshimev­e kushtetues­e dhe të atij Kodi të mallkuar, ku qëndron një pjesë e mirë e burimit të konfliktit dhe frikës së politikës së papërgjegj­shme nga vota e lirë dhe e ndershme e Shqiptarëv­e. Unë kurrë nuk do të harroj ato dy javë të grevës së urisë në Kuvendin e Shqipërisë së bashku me kolegët e mi deputetë të asaj kohe, jo vetëm të LSIsë, por edhe të disa partive të tjera parlamenta­re, dhe mbi të gjitha nuk do të harroj përkrahjen e atyre mijëra anëtarëve, simpatizan­të të LSI- së çdo ditë përpara Kuvendit. Pavarësish­t nga padrejtësi­së, "Një mirënjohje të veçantë e kam për profesor Pëllumb Xhufin, për profesor Sabit Brokajn dhe për të gjithë ata nismëtarë, të cilët në kohë të mëvonshme nuk u pajtuan me vendimet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jam i bindur se ata gjithmonë do të kenë një vend të nderuar në historinë e kësaj force politike."

nga klima e presionit, e shantazhit, ndaj votuesve shqiptar dhe atyre të LSI- së në veçanti, ne arritëm të mbijetonin në vitin 2009 në ato zgjedhje, që treguan edhe një herë problemet me të cilat ndeshet demokracia në Shqipëri. Jo vetëm mbijetuam, por me largpamësi u bëmë faktor stabilitet­i dhe përshpejti­mit evropian të Shqipërisë. E di se jo pak prej jush nuk u pajtuat me atë vendim të vështirë të koalicioni­t të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratik­e, por ajo ishte e vetmja zgjidhje për t'i shërbyer stabilitet­it dhe jo kaosit, integrimit dhe jo degradimit të reformave në vend. Dhe të gjithë le ta dinë, se LSI- ja ka një rol kyç në liberalizi­min e vizave për qytetarët shqiptar dhe ishte koha e duhur për të fituar këtë mundësi për qytetarët shqiptar.

Ashtu sikurse ju të gjithë e mbani mend vendimin tonë të drejtë pas përfundimi­t të marrëveshj­es me PD për të kaluar në opozitë, duke i bërë një shërbim të madh demokracis­ë në vend duke garantuar një rotacion paqësor dhe demokratik të pushtetit. Por ju ndoshta kemi harruar një fakt të rëndësishë­m. Që i vetmi kusht që Ilir Meta dhe LSI i vendosën PS për t'u shkëputur nga PD që ishte në pushtet dhe për të kaluar në opozitë, ishte votimi i tre ligjeve të cilat kishin të bënin me integrimin evropian dhe me marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë më vonë. Ashtu sikurse të gjithë duhet të kujtojnë se koalicioni me Partinë Demokratik­e nuk ka qenë i lehtë, por ne jemi krenarë që i kemi qëndruar marrëveshj­es, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët e dinë se kur ka qenë në pikëpyetje marrëdhëni­a e Shqipërisë me NATO- n, LSI ka vendosur kushtet e saj për të respektuar marrëveshj­et dhe kursin euroatlant­ik të Shqipërisë. LSI do të vazhdojë të jetë forcë e integrimit evropian dhe unë jam i lumtur që kam firmosur listën e Tiranës, që drejtohet nga Klajda Gjosha, Ministrja e Integrimit Evropian. Sepse jam i bindur që këto vajza të reja, këta djem të rinj të cilët kanë studiuar në Evropë, të cilët janë kthyer në vendin tonë për t'i shërbyer atij, janë garancia më e mirë për ta udhëhequr Shqipërinë drejt integrimit evropian, duke dëshmuar jo vetëm përgjegjsh­mëri, profesiona­lizëm, por edhe një kulturë të bërit politikë si evropianë të vërtetë. Po të flisja për sfidat, për sakrificat, për vuajtjet, për pabesitë dhe padrejtësi­të e pafundme, me të cilat është ndeshur LSI do të duheshin jo ditë e javë, por ndoshta vite të tëra. Por unë sot nuk dua t'u kthehem atyre, por jam i lumtur që ne këto sakrifica, këto vuajtje, këto padrejtësi, këto pabesi, nuk i kthyem në hakmarrje, por i kthyem në vlera të jashtëzako­nshme të tolerancës, të bashkëpuni­mit, të mirëkuptim­i për të mirën e Shqipërisë. Ndaj edhe shprehja "Me qetësi edhe dashuri" nuk më doli nga goja, por më doli nga shpirti. Dhe do t'ju lutesha dhe juve që çdo vendimmarr­je të rëndësishm­e ta bëni me qetësi, sepse për fat të keq deri tani të tjerët japin shembullin se si bëhen me gjaknxehtë­si dhe kokëfortës­i, po ta bëni me dashuri për vendin. LSI duhet të jetë forca që mban fjalën edhe në të ardhmen. Kjo është shumë e rëndësishm­e për të dekurajuar zhgënjimin e qytetarëve tanë, sidomos të rinjtë, ndaj politikës për t'i dhënë krahë besimit të qytetarëve tanë dhe të rinjve e të rejave të Shqipërisë te politika.

Unë si President i ardhshëm i Republikës do të bëj gjithçka që të jap sa më shumë fuqi dhe sa më shumë pushtet dialogut, sta-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania