Gazeta Shqiptare

Rama: Mekanizëm monitorimi, jo ofertë tjetër, votojmë në 18 qershor

Kryeminist­ri e kreu i opozitës zbardhin çështjet që i ndajnë në dialog Basha: Qeveri teknike dhe shtyrje e zgjedhjeve

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lul zim Basha pohuan vetë pas takimit në Presidencë se nuk kishin arritur asnjë marrëveshj­e mes tyre. Kryeminist­ri Rama tha për gazetarët se palët gjendeshin në të njëjtin pozicion që ishin edhe pas takimit të parë, ditën e mërkurë. "Oferta që unë i kam bërë PD- së është ajo e ditura për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve, ku PD- ja të ketë të dy sytë në proces nga brenda qeverisë me një zv/ kryeminist­ër që të propozohet nga Partia Demokratik­e, po të vijë jo nga radhët e PD- së dhe së bashku me 3 përfaqësue­s të SHBA- ve, të BE dhe OSBE të krijojë një task- force për të siguruar që shteti dhe asetet shtetërore nuk keqpërdore­n për fushatë elektorale. Tre zv/ ministra të propozuar nga PDja, por jo nga radhët e saj të vendosen në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Arsimit", u shpreh Rama. Sipas tij, edhe këta të tre zëvendësmi­nistra do të jenë të shoqëruar nga tre përfaqësue­s të komuniteti­t ndërkombët­ar në rolin e monitorues­ve për të adresuar në kohë reale lidhur me rolin e policisë në zgjedhje. Po kështu do të jenë nën monitorim të thellë edhe burgjet, edhe shkollat, në mënyrë që nëse opozita ka qoftë edhe një ankesë në një fshat të largët, të merren masa në kohë reale. "Për sa i përket kërkesës këmbëngulë­se të PD- së për numërim dhe votim elektronik, kam propozuar që një ministër i Partisë Demokratik­e të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm. Nëse certifikoh­en si të besueshme, atëherë t'i zbatojmë në zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Rama. Por, kryeminist­ri u shpreh i vendosur se data e zgjedhjeve nuk ndryshon, ajo është 18 qershori. "Për sa i përket datës së zgjedhjeve, data e zgjedhjeve është më 18. Jemi në limitet e fundit të kohës. Përpjekja Një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë, për të vëzhguar nga afër, në kohë reale, zhvillimin e procesit në të gjitha këto drejtime: në administra­të, trupë mësimore, polici dhe burgje. Një zëvendëskr­yeministër, i propozuar nga Partia Demokratik­e, por jo anëtar i Partisë Demokratik­e, i cili të vihet në krye të një taskforce për të garantuar mospërfshi­rjen në proces, në favor të shumicës, të të gjithë këtyre pjesëve të trupit të shtetit. Ky zëvendëskr­yeministër, së bashku me një përfaqësue­s të zgjedhur nga Bashkimi Europian, një përfaqësue­s të zgjedhur nga SHBA, një përfaqësue­s të zgjedhur nga OSBE- ja do të ketë detyrën e monitorimi­t të plotë të sjelljes së shtetit në fushatë mbi bazën e një rregullore­je të dakordësua­r, ku do të përcaktohe­n qartësisht të gjitha pikat detyruese për qeverinë dhe për agjencitë shtetërore, që s'duhen shkelur, duke filluar nga nafta e automjetev­e shtetërore. Asnjë pikë naftë e paguar nga paratë e taksapague­sve nuk do të shkojë për fushatë. Mjetet që do të lëvizin në fushatë do të financohen nga partitë që janë në qeveri dhe jo nga shteti. Në Ministrinë e Brendshme, një zëvendësmi­nistër, i propozuar nga Partia Demokratik­e, jo anëtar partie, së bashku me shefin e misionit amerikan dhe shefin e misionit europian, që asistojnë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, si dhe me një përfaqësue­s të OSBE- së, drejtojnë të gjithë procesin e monitorimi­t të sjelljes së

për të bërë gjithçka që na takon si qeveri për të garantuar PD- në për aq sa na takojnë rregullat e lojës, nuk kanë shteruar. Dua ta përsëris se një ofertë tjetër nuk e kemi dhe nuk do ta kemi", tha Rama. Ai përsëriti se nuk shkon përtej paketës së McAllister. Më tej, kreu i qeverisë tha se PS do të vijojë punën për zgjedhjet. "Vazhdojmë punën për qeverisjen e vendit dhe fitoren e thellë në zgjedhje. Dëshira ime është fitorja e thellë me Partinë Demokratik­e", u shpreh Rama, duke

KREU I OPOZITËS

Kryeminist­ri Rama u shpreh i gatshëm ta takojë Bashën sërish. "Unë mund ta takoj sërish dhe gjithmonë dhe ndërkohë zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe ne do të vazhdojmë punën për të fituar zgjedhjet. Marrëveshj­e nuk ka dhe më shumë se kaq nga ana jonë nuk do të ketë", tha Rama.

PROPOZIMET, KU NDAHEN PALËT

Policisë së Shtetit në 28 mijë kilometër katror të Shqipërisë. Një zëvendësdr­ejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë dhe 12 zëvendësdr­ejtorë në qarqe janë në varësi të këtij zëvendësmi­nistri dhe të kësaj Task- force dhe ata, të shoqëruar me një përfaqësue­s të misioneve që folëm. E njëjta gjë për arsimin. Një zëvendësmi­nistër apo zëvendësmi­nistre e propozuar nga Partia Demokratik­e, jo anëtar partie, me monitorët e huaj në krah dhe me një përfaqësue­s, qoftë të vetin, qoftë të të huajve, në çdo drejtori rajonale arsimore të merren në kohë reale ankesat. E njëjta gjë për burgjet. Një zëvendësmi­nistër dhe zëvendësmi­nistre, e propozuar nga Partia Demokratik­e, që ka përsëri pranë monitorët e huaj, për çdo burg të Shqipërisë, për të ndjekur vetëm procesin zgjedhor. Përsa i përket aspektit të kërkesës për votimin elektronik, propozoj që një ministër politik i zgjedhur nga PD, me njohje për teknologji­në të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm për të realizuar këto avancime teknologji­ke dhe nëse certifikoh­en, të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme lokale. Data e zgjedhjeve është 18 qershori. theksuar se në fakt, biseda me Bashën në Presidencë ka qenë e drejtpërdr­ejtë, etike dhe pa asnjë tonalitet.

Nga ana e tij, kreu i PD- së, Lulzim Basha u mëshoi kërkesave të tij për qeveri teknike dhe votim e numërim elektronik brenda 6 muajve. "Propozimet e ofruara nuk ofrojnë zgjidhje politike. Ajo që është ofruar sot, është një proces monitorimi teknik dhe jo një zgjidhje politike, siç kërkohet dhe lipset. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike.

Zgjidhja e ofruar nuk është zgjidhje politike", tha Basha. "Propozimi ynë ka qenë i qartë dhe me dy kolona. E para, qeveria teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin e drogën. Kolona e dytë është eksplorimi i mundësisë që brenda gjashtë muajve të organizohe­t votimi dhe numërimi elektronik", shtoi Basha. Sipas tij, takimi i djeshëm ishte përsëritje dhe Rama kishte ardhur pa ofertë të re. "Monitorimi është detyrë e institucio­neve dhe nuk kufizohet. Përdorimi i ad- ministratë­s nuk pranohet siç ka bërë Rama. Pa njohjen e këtyre dy problemeve për demokracin­ë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme nga krimi e droga, s'mund të ketë asnjë premisë për të gjetur zgjidhje. Vullneti politik i PD dhe opozitës s'ka munguar në asnjë çast", u shpreh Basha. "Propozimi ynë: Qeveri teknike me mandat për të zgjidhur dhe për të ndalur influencën e krimit e drogës në zgjedhjet e ardhshme. Eksplorimi i mundësisë që brenda 6 muajve të realizohet votimi dhe numërimi elektronik për të cilat ka munguar vullneti politik", ishin dy propozimet e deklaruara nga Basha. Ai shtoi se dialogu mbetet mënyra e preferuar e opozitës për zgjidhjen e krizës. "Besojmë se zgjidhja e kësaj krize të rëndë me kosto për qytetarët duhet të vijë me një faturë sado të vogël. T'u japim qytetarëve një republikë të qytetarëve", tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania