Gazeta Shqiptare

Rama- Basha, pa marrëveshj­e as pas takimit të dytë

Dështojnë negociatat, kryeminist­ri pa ofertë, PD kërkon 6 muaj për zgjedhjet Ngërçi, negociatat nuk ndërpriten nga palët

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryedemokr­ati Lulzim Basha u takuan dje për herë të dytë për 120 minuta në zyrën e presidenti­t Nishani, por sërish pa asnjë rezultat. Kjo, për shkak se kryeminist­ri nuk ndryshoi ofertën e dy ditëve më parë për t'i dhënë opozitës zv. kryeminist­rin dhe 3 zv. ministra teknikë, të cilën kreu i PD- së nuk e ka pranuar. Mësohet se z. Basha ka kërkuar krijimin e qeverisë teknike, shtyrjen e zgjedhjeve me gjashtë muaj, kohë që sipas tij duhet që të organizohe­t votimi dhe numërimi elektronik, gjë që nuk është pranuar nga Rama. Takimi mes dy liderëve në prani të kreut të shtetit nisi në orën 19: 05 dhe përfundoi në orën në 21: 00, por në fund nuk prodhoi asnjë rezultat. Të dyja palët edhe njëherë u rikthyen në pikën zero. Kryeminist­ri Rama u shpreh se i qëndron ofertës që ka bërë dje për PD, por Basha nuk e pranoi duke deklaruar se nuk heq dorë nga qeveria teknike dhe votimi elektronik. Takimi i djeshëm, ashtu edhe si takimi i parë mes tyre u ndërmjetës­ua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Megjithatë, Rama dhe Basha pas përfundimi­t konfirmuan se negociatat nuk janë mbyllur dhe mund të zhvillohet një takim i radhës. Ndryshe nga dy ditë, në takimin e dytë nuk morën pjesë Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka. Takimi i djeshëm është takimi i dytë brenda 48 orësh mes tyre në përpjekje për të negociuar zgjidhjen e krizën politike në vend. Negociator­i i takimit të djeshëm mes Ramës dhe Bashës është ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili zhvilloi dy takime me kryeminist­rin, ndërsa ishte në kontakt me kreun e PD gjatë gjithë paradites së djeshme. Ndërkohë që Basha zhvilloi rreth mesditës një takim për rreth 90 minuta me ambasadorë­t e BE, por jo me zj. Vlahutin. Rama dhe Basha dështuan të arrinin marrëveshj­en për zgjidhjen e ngërçit politik në vend ditën e mërkurë dhe u ngritën pa zgjidhje nga tryeza e presidenti­t pas plot tri orësh. Kreu i PD- së, Basha mësohet të ketë parashtrua­r menjëherë kërkesën për qeveri teknike. Një qeveri pa Ramën kryeminist­ër, që të përgatisë zgjedhjet e përgjithsh­me, të cilat Basha ka kërkuar që të shtyhen për një datë tjetër. Por në këto kushte, kryeminist­ri Rama është përgjigjur duke thënë se nuk jep dorëheqjen dhe nuk ka qeveri teknike. Po ashtu, ai mësohet të ketë refuzuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve përtej 18 qershorit. Mësohet gjithashtu se kryeminist­ri Rama nuk i

ka ofruar kreut të opozitës as 4 ministrat që ishin pjesë e paketës së hartuar nga negociator­ët David McAllister dhe Knut Fleckenste­in. "Nuk ka kohë që të implemento­hen ndryshimet në qeveri", ka deklaruar Rama. I vetmi propozim i Ramës pas kësaj ka qenë ai për të ndërhyrë në Kushtetutë. Ndërhyrjet kanë të bëjnë me sanksionim­in në Kushtetutë të ndryshimev­e në qeveri 2 ose 3 muaj para zgjedhjeve, por që këto të kenë fuqi për zgjedhjet e tjera, pas atyre të 18 qershorit. Rama ka propozuar edhe formimin e një ministrie të posaçme për

implementi­min e këtyre propozimev­e dhe teknikalit­eteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Por, propozimet nuk janë pranuar në tryezë dhe palët janë ngritur pa marrëveshj­e. Palëve që herët iu ofrua paketa "McAllister" për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Kjo paketë është një dokument rreth një faqe e gjysmë format, hartuar nga misioni i OSBE- së, SHBA dhe BE dhe që iu paraqit palëve në negociatat e ndërmjetës­uara mes Ramës dhe Bashës nga përfaqësue­si i PPE- së. Në të ka 5 çështje kryesore, që lidhen me standardet e Aleati i PD- së, Dashamir Shehi akuzon kryeminist­rin Edi Rama se nuk do zgjidhjen e krizës dhe po tallet me opozitën. "Rama po tallet dhe bën sikur do të negociojë, por në realitet duket që nuk e ka seriozisht, duke parë edhe ofertën e tij. Rama në njëfarë mënyre është tallur, ku bën sikur do të negociojë, por në fakt ai s'do të negociojë. Ajo që ofron atje është një sharlatani­zëm", tha Shehi

zgjedhjeve. Një nga pikat është ndryshimi i KQZ- së. Ata rekomandoj­në që kreu i këtij institucio­ni t'i jepet opozitës. Pika tjetër ka të bëjë me shitblerje­n e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal. Një pikë tjetër ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate, që është propozuar nga misionet ndërkombët­are si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe do të luftojë trafikun e drogës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania