Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Sillni vëzhgues për legjitimit­etin e zgjedhjeve

18 qershori, kreu i Kuvendit letër presidenti­t të PE

-

Kryetari

i Kuvendit, Ilir Meta i dërgoi dje një ftesë zyrtare presidenti­t të Parlamenti­t Evropian, Antonio Tajani për vëzhgues ndërkombët­arë të zgjedhjeve nga ana e Parlamenti­t Evropian. Në letrën e dërguar, Meta thekson rëndësinë e monitorimi­t të procesit zgjedhor, i cili i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimit­etit të rezultatit. "Duke marrë në konsiderat­ë angazhimin e autoritete­ve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparen­t, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkoho­re ndërkombët­are, kam kënaqësinë t'ju përcjell ftesën në emër të Kuvendit të Shqipërisë për një grup vëzhguesis­h ndërko- mbëtarë nga Parlamenti Evropian. Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombët­ar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re i shërben cilësisë së procesit, por edhe legjitimit­etit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar Zoti Tajani, ndjenjat e konsiderat­ës sime më të lartë",

GENT STRAZIMIRI

"Askush nuk investohet në ' ndershmëri­në' e zgjedhjeve, as ata që i konsideroj­në ' të ligjshme edhe pa opozitën'. Edhe ata thonë ' të shohim si do dalin'. Edhe ata e dinë që Rama edhe po s'pati opozitën përballë, pa vjedhur nuk rri! Në mos aleatët, do vjedhë vetveten… Vesi del me shpirtin. Dilini zot vendit", shprehet Strazimiri. thuhet në letrën e z. Meta. Opozita ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve në Kavajë dhe të atyre të 18 qershorit, ndërkohë që faktori ndërkombët­ar po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përbashkët mes mazhorancë­s dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania