Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në Kavajë, Drejtoria e Burgjeve pezullon të gjitha lejet për të dënuarit

Zbulohet urdhri i Policisë dhe Burgjeve për të dielën

-

Kur

na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet në Kavajë, gjatë të cilave opozita ka paralajmër­uar një protestë, Policia edhe Drejtoria e Burgjeve kanë marrë masa për të kontribuar për rendin e sigurinë, duke pezulluar të gjitha lejet për të dënuarit, raporton "Balkanweb". Po ashtu është pezulluar edhe transferim­i i të burgosurve deri pas zgjedhjeve të 18 qershorit. "Zgjedhjet në Kavajë, Drejtoria e Burgjeve pezullon të gjitha lejet për të dënuarit. Lejet, për arsye sigurie. Gjithashtu pezullohen transferim­et deri pas zgjedhjeve të 18 qershorit", thuhet në një deklaratë të shkurtër të shpërndarë nga ky institucio­n. Sakaq, edhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit ka gati një plan masash sa më korrekt në menaxhimin e kësaj situate dhe iu ka dërguar një urdhër gjithë drejtorive vendore në qarqe që të mbajnë nën vëzhgim personat me precedentë penalë ose grupe militantës­h politikë për të parë sa dhe si do të jetë organizimi i tyre drejt Kavajës. Burime nga policia thonë se, përveç thirrjes së kreut të opozitës, deri tani nuk ka informacio­ne për organizim konkret të ndonjë tubimi. Prej disa ditësh në këtë qytet Policia e Tiranës ka çuar 60 efektivë nga secili komisariat, të cilët po monitorojn­ë situatën.

VËZHGUESIT

Zgjedhjet në Kavajë do të jenë nën vëzhgimin edhe të ambasadave të huaja në Shqipëri, si: ambasada hungareze, daneze, ajo e BE- së, sllovene, çeke dhe britanike. Këto ambasada kanë bërë një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve të pjesshme në qytetin e Kavajës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania