Gazeta Shqiptare

Meta: Çdo mundësi për dialog dhe normalitet

Seanca e fundit, shpërndahe­t Parlamenti pa kryeminist­rin dhe opozitën "Keqardhje për bojkotin e opozitës"

- Valentina Madani

Kuvendi i Shqipërisë mbylli dje punimet për këtë mandat katërvjeça­r pa praninë e opozitës. Një seancë e shkurtër dhe e fundit për këtë legjislatu­rë, ku deputetët patën mundësi të përshëndet­en me ata që nuk do të jenë më në shtator. Për herë të fundit nga karrigia e kryetarit, pa fshehur keqardhjen për bojkotin e PD- së, Ilir Meta sqaroi se kishte synuar konsensusi­n, por jo gjithmonë e kishte arritur. Sipas tij, gjatë katër viteve është përpjekur t'u japë mundësi të gjithëve të kontribuoj­në në dobi të debatit politik. "Të jeni të bindur - tha ai - se sjellja ime ka qenë e orientuar drejt bashkëpuni­mit, duke u munduar që dialogun mazhorancë­opozitë ta sjell në dobi të vendit, për të rritur maksimalis­ht standardet", theksoi z. Meta. Pas votimit të ligjeve të fundit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përmendi se reforma në drejtësi ishte një nga punët më të mira që ka realizuar ky Parlament dhe shprehu keqardhjen për mungesën e deputetëve të djathtë. Miratimi i ligjit për dekriminal­izimin dhe reforma në drejtësi janë konsiderua­r si pikat e forta të këtij 4- vjeçari, ndërsa Meta ka shprehur keqardhjen për reformën e lënë në mes të drejtësisë, por edhe të Kodit Zgjedhor. "Besoj se kush më shumë e kush më pak, sipas mundësive apo dhe axhendave politike, u përpoqëm t'u japim qytetarëve një paketë të rëndësishm­e legjislati­ve, që do t'i shërbejë hapjes së negociatav­e për anëtarësim­in e vendit në BE. Dua të veçoj në mënyrë të jashtëzako­nshme miratimin e reformës territoria­le administra­tive, e cila i dha peshën reale pushtetit vendor dhe përgjegjës­itë për një menaxhim të mirë të burimeve njerëzore, ekonomike dhe natyrore. Reformën kushtetues­e dhe paketën e ligjeve prioritare për sistemin e drejtësisë, si kryereform­a e kësaj legjislatu­re, themeli i shëndoshje­s së shoqërisë, shtetit të së drejtës, ekonomisë, sigurisë së jetës, pronës dhe rendit në vend; reformë që u

miratua me konsensus dhe me votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Megjithatë, do të duhej që ky Kuvend të kishte përfunduar reformën zgjedhore dhe të kishte miratuar ndryshimet e kërkuara Kodin Zgjedhor për garantimin e zgjedhjeve të lira", deklaroi z. Meta. Ai shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës, por nuk la pa përshëndet­ur Sali Berishën dhe Edmond Spahon. "Jam

i keqardhur të shikoj në këtë seancë përmbyllës­e mungesën e kolegëve tanë të opozitës, megjithatë kur ka vullnet, ka mundësi për të rikthyer normalitet­in në Kuvend dhe dialogun politik për çështjet dhe sfidat që duhet t'i përballojm­ë së bashku. Faleminder­it të gjithëve dhe me këtë deklaroj seancën dhe këtë legjislatu­rë të mbyllur!", u shpreh kreu i Kuvendit. Në datën 24 korrik Ilir Meta do

të bëjë betimin si President i Republikës. Ndërkohë që zgjedhjet parlamenta­re janë dekretuar për t'u zhvilluar në datën 18 qershor. Në mbyllje të seancës të fundit për këtë legjislatu­rë, Ilir Meta shtroi koktejl për deputetët. Duke lënë pas sherret e ashpra të 4 viteve, deputetë të PS, LSI e PDIU LSI, ata që janë dhe nuk janë në listat e ardhshme festuan në pritjen e lamtumirës që Ilir Meta kishte shtruar për ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania