Gazeta Shqiptare

Skandali, karta e shëndetit zëvendësoh­et me një copë letër

FSDKSH: Do zgjidhet për pak ditë, procedurat e tenderimit janë në përfundim Situata, mbi 6 muaj në qendrat shëndetëso­re

- Ola Mitre

Qendrat Shëndetëso­re në Tiranë nuk i paji sin qytetarët me karta shëndeti, por në vend të saj u japin një fletë formati A4. Në të shënohen të gjitha të dhënat, duke filluar me emrin, mbiemrin, numrin personal, kodin e pacientit apo emrin e mjekut të familjes. Ndërkohë që, kjo letër është duke zëvendësua­r dokumentin më të rëndësishë­m, që të mundëson marrjen e shërbimit në sistemin shëndetëso­r shqiptar. "U çudita kur më dhanë këtë letër në dorë, por më thanë se ka të njëjtën vlerë me kartën e shëndetit", - thotë një qytetare e Tiranës.

PROBLEMATI­KA

Prej datës 30 prill 2016, karta e shëndetit ka zëv- endësuar librezën shëndetëso­re. Ndërkohë që, zbatimi i këtij projekti u lançua si një nga më të suksesshmi­t në sektorin shëndetëso­r. Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, përdorimi i saj ka sjellë një sërë lehtësish jo vetëm në përmirësim­in e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe të dhënies së një pasqyre të qartë të të gjitha grupmoshav­e dhe kategorive të përfituesv­e që paraqiten për të marrë shërbim pranë mjekut të familjes. Por, pas një viti duket se këtij projekti nuk po i kushtohet rëndësia e duhur. Sipas drejtuesve të qendrave shëndetëso­re, shkak për mungesën e kartave të shëndetit është moskryerja e proceduarv­e tenderuese, pavarësish­t faktit se kjo situatë zgjat për më tepër se 6 muaj. "Po hum- basim besimin te pacientët, pasi e shohin si mungesë seriozitet­i mungesën e kartës së shëndetit", - tha një mjeke familjeje në lidhje me këtë problem të zgjatur në kohë.

Ndërkaq, i kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, tha se problemi do të zgjidhet për pak ditë, pa thënë saktësisht se kur priten të gjenerohen kartat e shëndetit. "Karta e shëndetit po printohet me A4, që të mos mungojë shërbimi, ndërkohë është në përfundim procedura e tenderimit dhe për çështje ditësh situata do të zgjidhet", tha zyrtarisht FSDKSH. Referuar legjislaci­onit në fuqi, të drejtën për t'u pajisur me kartë shëndeti e kanë të gjithë të siguruarit: pensionist­ët, veteranët, invalidët, të punësuarit, të vetëpunësu­arit, të siguruarit vullnetari­sht, fëmijët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkue­sit, viktimat e trafikimit etj.

 ??  ?? “Karta e shëndetit” që lëshohet aktualisht në qendrat shëndetëso­re
“Karta e shëndetit” që lëshohet aktualisht në qendrat shëndetëso­re
 ??  ??
 ??  ?? Karta e shëndetit
Karta e shëndetit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania