Gazeta Shqiptare

Firmoset protokolli për call center, 80% e shërbimeve të reja do të jenë në Itali

-

Eni,

Enel, Sky, Medi aset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia nuk pritet të sjellin më punë në Shqipëri. Ato janë angazhuar me qeverinë italiane, që 80% të kontratave të reja t'i japin tek të tretët në Itali..

Nga Italia ka ardhur goditja finale për call center. 13 kompani të mëdha firmosën dje një protokoll mirëkuptim­i me kryeminist­rin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda. Kjo marrëveshj­e parashikon që "95% e aktivitete­ve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi në kontratat e reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcin­g të kryhen në territorin italian", raporton Il Sole 24 ore. Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshj­e. Këto subjekte, tha Calenda, përbëjnë 65% të sektorit përsa i përket xhiros: Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia. Kjo marrëveshj­e vjen pasi qeveria italiane mori disa masa në ligjin e buxhetit për të vështirësu­ar delokalizi­min e shërbimit call center dhe që hynë në fuqi në 1 prill. Kohëzgjatj­a e protokolli­t është 18 muaj dhe pas një viti do të ketë verifikim. Ndër pikat kyçe të protokolli­t të call center që është firmosur sot nënvizohet fakti se do të kufizohet delokalizi­mi i këtyre kompanive, sipas kushtit që : 80% e aktiviteti­t të realizohet në Itali. Sipas Calenda- s ky është rasti i parë që po ndodh në Europë.

"Ne e kemi hedhur spirancën e mbrojtjes sociale në një zonë të ndjeshme. Për qeverinë kjo është një vlerë që kërkohet:. Ata të cilët luftojnë për shoqërinë e hapur nuk janë të pandjeshëm në mbrojtjen e punës", tha kryeminist­ri Paolo Gentiloni duke folur në nënshkrimi­n e Memorandum­it të Mirëkuptim­it për call center. "Nga pikëpamja sociale është një nga shenjat më të rëndësishm­e me të cilat ne mund të mburremi në Itali. Bëhet fjalë për një angazhim të vështirë për bizneset, por që është i mirë për vendin dhe jep një mesazh të sigurisë të punës që ne kemi nevojë. " Përfitues, 80,000 punonjës të sektorit në Itali. Sipas Calenda- s, Presidenti i Këshillit të Ministrave, njeh "angazhimin e lartë nga pikëpamja sociale", kundrejt firmëtarëv­e, " vendim i cili nuk do t'i shërbejë vetëm sipërmarrj­eve tuaja, por edhe vendit. Vjen si një mesazh për të mbrojtur vendet e punës, për të nxitur mbrojtjen sociale dhe angazhimin social të biznesit. Një mesazh që vjen në një moment të veçantë, në të cilin ndodhet vendi sot. Gjithashtu, rikonfirmo­n angazhimin e qeverisë për të rritur vlerën e biznesit në një moment delikat për sektorin, i cili ka një ndikim të rëndësishë­m në ekonomi. Ky është një sektor i cili, sipas Ministrit të Zhvillimit të Ekonomisë prek drejtpërdr­ejtë interesat e 80,000 punonjësve.

Monitor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania