Gazeta Shqiptare

Vrasja e Elton Çiços, si u zbulua Jani Aliaj nga kamerat dhe AND- ja në bishtin e cigares

Milloshi, akuzë për "Moskallëzi­m krimi", oficeri i policisë fshehu sendet e viktimës Prokuroria çon dosjen në gjykatë për 4 të pandehur

-

Kur ka kaluar një vit nga vrasja e El ton Çiços në zonën e ish- Bllokut në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe çon dosjen në gjykatë për 4 persona, njëri prej të cilëve oficer policie. I shumëkërku­ari Jani Aliaj, i hetuar me masë sigurimi "Arrest në burg" në mungesë do të gjykohet për "Vrasje me paramendim", të kryer në bashkëpuni­m edhe me persona akoma të paidentifi­kuar dhe "Mbajtja pa leje e armëve, municionit luftarak, bombave apo minave". Për gjykim janë edhe Renato Milloshi, djali i ish- kryetarit të Partisë Komuniste, Hysni Milloshit, i akuzuar për "Moskallëzi­m krimi"; oficeri i policisë Alban Trimi, i hetuar me masë sigurimi "Arrest në shtëpi", i akuzuar për "Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës"; Redian Rraja, i hetuar me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", i akuzuar për "Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës". Sipas prokuroris­ë, Aliaj kishte pasur konflikte të forta me Çiçon, të nisura vite më parë në burgun e Koridhalos­ë në Greqi dhe gjatë qëndrimit në burg, Jani Aliaj ka rrahur për vdekje një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktua­r me atë vetë. Pasi kanë përfunduar dënimin dhe janë kthyer në Shqipëri, Aliaj ishte shprehur se "do ta vriste me çdo kusht", armikun e tij të përbetuar.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

Më datë 01.05.2016 rreth orës 22: 20 në ambientet e brendshme të bar- kafe "De Niro", një person i paidentifi­kuar është afruar në tavolinën ku gjendej Elton Naim Çiço së bashku me Redjan Rrajan, Alban Trimi dhe S. K. Sapo është afruar në tavolinën e tyre, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të Çiços. Pas kësaj, autori është larguar duke vrapuar me shpejtësi dhe në një rrugicë pranë vendit të ngjarjes ka hipur në një automjet që e priste, duke u larguar prej andej. Viktimës i është dhënë ndihma e parë nga personat që kanë qenë në tavolinë me të, por ai kishte ndërruar jetë para se të shkonte në ambientet spitalore. Çiço ka pasur dy plagë, konkretish­t një në mollëzën e faqes së djathtë dhe tjetrën në krahun e djathtë. Alban Trimi, me detyrë oficer i policisë gjyqësore ka deklaruar se natën e ngjarjes ka qenë në barkafenë "De Niro" me shokun e tij S. K., dhe pak më pas ka shkuar një shoku i tij i quajtur Redjan Rraja, shoqëruar ky i fundit nga një shoku i tij i quajtur Elton. Sipas tij, rreth orës 22: 15 minuta në lokal ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 170- 175 cm i gjatë, ezmer, me kapele sportive në kokë, i cili kur i është afruar tavolinës së tyre, ka nxjerrë nga brezi një pistoletë me mulli me të cilën ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços. Kurse, Redjan Rraja ka shpjeguar se gjatë gjithë ditës së ngjarjes ka qenë në shoqërinë e viktimës. Gjatë paradites kanë qenë në Fier, ku kanë drekuar me disa persona të tjerë të panjohur më parë prej tij, shokë të viktimës. Rreth orës 21: 30, pasi kanë qenë duke udhëtuar me një automjet të tipit "Lancia" kanë shkuar në drejtim të stadiumit "Dinamo" dhe pasi kanë parkuar automjetin, kanë shkuar në këmbë tek bar- kafe "De Niro", ku brenda tij janë ulur me shokët e tyre, shtetasit Alban Trimi dhe S. K. Më pas, edhe Rraja ka deklaruar të njëjtën gjë si edhe Alban Trimi për momentin e ngjarjes. Nga hetimet dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se autori i vrasjes është afruar tek vendi i ngjarjes me një automjet tip autoveturë me ngjyrë të errët, që e priti atë deri pasi kryen vrasjen dhe pasi autori hipën me shpejtësi në këtë automjet, largohet prej andej. Më pas, në dosjen e prokuroris­ë thuhet se nga këqyrja e pamjeve filmike të disa bizneseve, ka rezultuar i mundur identifiki­mi i llojit të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, nga ku rezultoi të ishte automjet me ngjyre të errët, i tipit autoveturë, i markës "Ford- Focus" me targa AA 560 NX, i cili u gjet i parkuar në ambientet e jashtme të parkingut të pallateve në afërsi të Rrugës së Kavajës, Tiranë. Ky automjet rezultoi të ishte në pronësi të Renato Milloshit, por sipas pronar të mëparshëm të mjetit, dhe nga këqyrja e tabulateve të telefonit të tij rezulton që personi që e kishte marrë në telefon për t'u takuar tek noteri, ka qenë Jani Aliaj. Sipas prokuroris­ë, veshja e gjetur në banesën e Aliajt korrespond­on me veshjen që ka pasur ky shtetas në vendin e ngjarjes, si dhe krahasimi i atleteve sportive që ka veshur autori vrasjes janë të njëjta me ato që mban veshur shtetasi Jani Aliaj. Nga këqyrja e automjetit "Ford Focus" u konstatuan dhe u përftuan shenja papilare të vlefshme për identifiki­m në xhamin e pasmë të krahut të pasagjerit si dhe mbetje cigaresh, të cilat u morën për profil ADN. Janë ngritur disa pista hetimore për identifiki­min e autorit të vrasjes, ku ndër të tjera nga organi i akuzës janë zhvilluar hetime në drejtim të një konflikti të mëparshëm, që viktima ka pasur me Jani Aliajn, ku ky i fundit kishte deklaruar se do ta vriste Eltonin me çdo kusht. Grindjet midis tyre kanë nisur gjatë kohës që Çiço dhe Aliaj kanë qenë duke vuajtur dënimin me burgim për vepra të ndryshme penale në burgun "Koridhalo" në Athinë, Greqi. Jani Aliaj ka qëlluar me mjete prerëse, thikë, djalin e shtetasit Sh. B., me banim në fshatin Zhapokikë, Tepelenë, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë. Gjatë kohës që Aliaj po vuante dënimin për këtë vrasje, ka qëlluar me thikë duke e plagosur rëndë Elton Çiçon, pasi ky i fundit kishte planifikua­r të kryente vrasjen e Jani Aliajt si shenjë hakmarrjej­e për vrasjen e djalit të Sh. B.. Po ashtu, Aliaj ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., nga Berati, i cili është nip në qytetin Memaliaj, ku dhe qëndronte për periudha të gjata kohore, ku për shkak të këtij fakti shtetasi Elton Çiço dhe A. B. kanë pasur lidhje të ngushtë shoqërore. Më datë 11.01.2016, persona të paidentifi­kuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Jani Aliajt në Tiranë. Më datë 24.04.2016, rreth orës 22: 30 minuta, në aksin rrugor kombëtar "Ura e lumit - Lagja Punëtore" Gjirokastë­r, Jani Aliaj gjatë periudhës kohore që ka qenë duke udhëtuar me makinë me S. M. dhe në drejtim të tyre është qëlluar me armë zjarri. Aliaj mori dëmtime të lehta në pjesën e krahut të majtë. S. M. ka shpjeguar se të dhënat për mjetin nga u qëllua ia ka dhënë policisë, por kjo e fundit nuk e ka ndaluar, pasi makina dihej që ka ikur për në Tepelenë, duke pretenduar se atentati ndaj tyre ka qenë i planifikua­r nga Elton Çiço. Ndërkaq, Renato Milloshi pas vetëdorëzi­mit në polici ka deklaruar njohjen që ka pasur me Jani Aliajn dhe për takimet e tij në Sarandë dhe pagesën e hotelit ku kishte qëndruar Milloshi e kishte paguar Aliaj. Renato ka thënë se në fund të muajit prill 2016, e ka telefonuar Jani Aliaj nëpërmjet "Viber", duke i kërkuar ndihmë për një automjet për të lëvizur. Sipas Janit, ai nuk mund të merrte mjetin në emrin e tij, pasi e ka vendbanimi­n në Tepelenë. Sipas deklaruesi­t, duke u ndjerë borxhli për shkak të respektit që Aliaj i kishte bërë, pranoi ta blinte mjetin në emrin e tij dhe e kanë lënë për t'u takuar tek notere Sh. Gj. Sipas deklaruesi­t, të gjitha detyrimet e mjetit i ka paguar Jani Aliaj. Renato e ka mbajtur makinën deri rreth orës 20: 00 të mbrëmjes dhe më pas ia ka dërguar Jani Aliajt. Milloshi ka thënë se ditën që ka ndodhur vrasja ka qenë në shtëpi dhe ka parë në lajme që ishte vrarë Elton Çiço. Pas rreth 15 minutash e ka telefonuar Jani Aliajn për ta pyetur, por aparati i telefonit të tij i dilte "offline". Renato ka deklaruar më tej se ka qenë në ankth se mos Aliaj kishte përdorur makinën që ishte marrë në emrin e tij.

Nga këqyrja e kamerave në lokalit ku u vra Çiço dallohet se pas vrasjes, ky i fundit rrëzohet mbi divanin ku ishte ulur, ndërsa Redjan Rraja, ndjekur me shikim nga Alban Trimi, merr nga çanta e Çiços një send, që duket si armë zjarri pistoletë dhe me të në dorën e djathtë niset për të dalë nga dera e lokalit, duke u paraprirë në këtë lëvizje nga Alban Trimi. Nga dera e lokalit del edhe Alban Trimi dhe vrapon në pjesën e jashtme të bar- kafesë për nga e majta e tij, e majta e monitorit dhe kthehet sërish me vrap brenda në lokal. Më pas, Alban Trimi shkon tek tavolina ku ishin ulur, merr disa sende nga aty dhe i vendos në xhepin e majtë të pantallona­ve dhe del nga dera në krah të majtë të banakut dhe kthehet sërish në lokal. Aty vihet re se sendi që kishte marrë ishte një celular. Më pas Alban Trimi shkon tek vendi ku pak më parë Redjan Rraja la sendin si armë zjarri pistoletë, e merr atë dhe e kalon në pjesën para brezit nga përpara dhe me dorën e djathtë e fut në pjesën e pasme të brezit nga e djathta, duke përdorur edhe dorën e majtë për ta sistemuar në brezin e pantallona­ve nga pas. Më pas vihet re se Alban Trimi ka nën sqetull një çantë, të cilën e mori tek vendi ku ishte ulur më parë, shkon mbi vendin ku më parë ishte ulur viktima dhe merr nga divani çantën, të cilën e la në këtë vend që në fillim kur u ul viktima. Pastaj përkulet mbi dysheme në vendin që përkon me pjesën ku personi që u qëllua kishte këmbët e tij kur ishte i ulur dhe nga dyshemeja merr një send të zi, që duket si aparat celular. Pastaj merr edhe një send tjetër të zi si aparat celular në pjesën e tavolinës ku ishte ulur ai vetë dhe personi që ishte në krahun e majtë të tij dhe më pas del nga vendi i ngjarjes së bashku me sendet që kishte marrë prej andej. Më pas, ai kthehet pa pasur sendet e viktimës. Në momentin që Trimi është paraqitur në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë ka dhënë deklarimet e tij në lidhje me ngjarjen si dhe ka dorëzuar një çantë me disa sende të viktimës, ku mungonin aparate të telefonisë celulare dhe arma e zjarrit pistoletë.

 ??  ?? Elton Çiço
Elton Çiço
 ??  ?? Jani Aliaj
Jani Aliaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania