Gazeta Shqiptare

"Ja lidhja e djalit tim me Letizian"

Gjysere Sulku: Për Durimin më thanë se ishte aksident, Besnikun ma vranë në të 40- tat e djalit tjetër Vrasja e trefishtë te ' Shkencat', dëshmon nëna e Besnik Sulkut

- Klodiana Lala

Eveshur me të zeza, me zërin që i dridhej dhe me sytë të përlotur, nëna e dy vëllezërve të vrarë, Durim e Besnik Sulku, dha dëshminë e saj përpara Gjykatës për Krime të Rënda kundër të pandehurve Markeljan e Klejvi Doçi dhe italianit Salvatore Letizia, i njohur si kapoja i një prej klaneve të Kamorras. Tre të pandehurit akuzohen për masakrën e ndodhur më 27 maj 2015, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku mbetën të vrarë Mentor Doçi, miku i tij Gerd Goxhaj dhe Besnik Sulku. "Kisha katër fëmijë, por tani kam vetëm dy. Një djalë, Durimi u vra në Holandë më 6 prill 2015. Mua më thanë se vdiq në aksident. Trupin e tij e sollën 12 ditë më vonë. Shkoi vajza dhe nipi e sollën trupin. Nga lajmet kam mësuar se djalin ma kanë vrarë Markeljan e Klejvi Doçi. Djali tjetër, Besniku u vra ditën që kishim të 40- tat e vdekjes së Durimit", - tha ajo para gjykatës. Gruaja 67- vjeçare shpjegoi përpara trupës gjykuese edhe njohjen me të pandehurin Salvatore Letizia, i njohur ndryshe me nofkën Picollo Letizia.

Italiani po gjykohet për vrasjen e Mentor Doçit, xhaxhait të të pandehurve Markeljan e Klejvi Doçi, për motive gjakmarrje­je, pasi e akuzonte si porositës të ekzekutimi­t të Durim Sulkut. "Salvatore Letizia ishte bërë vëlla gjaku me djalin tim Besnikun. Ai vinte në shtëpinë tonë. Hera e fundit, ishte dita kur kishim të 40- tat e vdekjes së djalit Durimit. Na takoi, piu kafe dhe hëngri drekën. Diku rreth orës 14: 00 u largua bashkë me djalin Besnikun. Atë ditë, Besniku u vra afër Stacionit të Trenit. Prapë nga televizion­et e mësova se në vrasje kishin gisht këta djemtë", - shpjegoi më tej gruaja. E pyetur nëse kishin pasur konflikte me familjen Doçi, Gjysere Sulku i tha gjykatës se kanë qenë në të njëjtën lagje dhe se të pandehurit dhe xhaxhain e tyre, Mentor Doçi, i ka njohur që fëmijë. "Djemtë kanë qenë moshatarë dhe kur kanë qenë 18 vjeç kanë pasur një debat të fortë. S'e di pse ndodhi, por unë vajta te gjyshja e tyre, me të cilën punoja, dhe desha të pajtoheshi­n". Pas nënës së dy viktimave, përpara gjykatës dha dëshminë edhe Fllanxa Sulku, e veja e viktimës Besnik Sulku, e cila gjithashtu shpjegoi me detaje lidhjen e të shoqit të ndjerë me të pandehurin Letizia. Ndërsa, sportelist­i i hotelit ku u arrestua italiani pak orë pas masakrës, tha se në xhepin e xhaketës së tij, oficerët e policisë gjetën fotografin­ë e viktimës Men-

tor Doçi. Sipas prokuroris­ë, Besnik Sulku kishte paguar Salvatore Letizian për të vrarë Mentor Doçin, pasi e akuzonte si urdhërues të vrasjes së vël-

lait të tij, Durimit në Holandë. Menjëherë sapo Letizia ekzekutoi Doçin, dy nipat e viktimës qëlluan për vdekje në shenjë hakmarrjej­e Besnik Sulkun.

 ??  ?? Nëna dhe bashkëshor­tja e Besnik Sulkut duke dalë nga gjykata
Nëna dhe bashkëshor­tja e Besnik Sulkut duke dalë nga gjykata
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania