Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, lista me pronarët që marrin 125 milionë lekë kompensim

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, dokumentet që duhen dorëzuar në ATP Përfituesi­t në Tiranë, Berat, Gjirokastë­r, Lezhë, Durrës, Korçë, Fier e Elbasan

-

Publikohet lista me pr onarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje dhe marrin kompensimi­n, me një fond të përgjithsh­ëm prej 125 milionë lekësh për kompensimi­n e pronarëve në Tiranë, Berat, Kuçovë, Gjirokastë­r, Tepelenë, Kukës, Has, Lezhë, Durrës, Korçë, Kolonjë, Fier, Elbasan, Librazhd dhe Peqin. ALUIZNI publikon listën me përfituesi­t, ku përcaktohe­t edhe fondi i kompensimi­t financiar, i cili është 125 106 277,75 lekë. Ndërkohë, pronarët që përfitojnë kompensimi­n duhet të aplikojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave duke plotësuar formularin- tip dhe duke dorëzuar gjashtë dokumente. Kostoja e aplikimit është 2 mijë lekë, ndërsa afati i shqyrtimit të kërkesës është 90 ditë. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga pranimi i kërkesës verifikon dokumentet, ndërsa drejtoresh­a e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, brenda 30 ditëve nga verifikimi firmos pagesat.

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale, dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e para- qitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës, kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i Përgjithsh­ëm i ATP- së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes. Kërkesa- tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë ATP- së. Dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. Vërtetimi origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN- i përkatës. Fotokopja e dokumentit të identifiki­mit. Certifikat­a familjare e kërkuesit/ aplikuesit. Mandatpage­sa për shumën 2.000 lekë për çdo aplikim të veçantë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania