Gazeta Shqiptare

"Blindimi" i portit, trafiku i drogës zhvendoset në Kallm dhe Bisht- Pallë

Policia sekuestron 119 kg kanabis në bregun e "Kepit të Palit", mister origjina Trafikantë­t synojnë zonat e pakontroll­uara nga policia

-

Tri javë pas "blindimit" të portit të Durrësit, kohën kur nisi shtimi i kontrollev­e, pas kapjes së më shumë se 10 tonëve kanabis në Itali, trafikantë­t janë duke gjetur rrugë e mënyra të reja për të trafikuar drogën nga Shqipëria për në vendet e tjera të Europës. Nëse më parë ngarkesat me lëndë narkotike kalonin nga ky port drejt Italisë, tashmë është thuajse e pamundur për shkak të kontrollit të imtësishëm të mjeteve, por edhe frikës e panikut që ka përfshirë policët dhe doganierët. Përpjekjet që po bëjnë trafikantë­t i tregojnë më së miri rastet e fundit. Dy ditë më parë, policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi në BishtPallë ( në bregun e "Kepit të Palit", një sasi prej 118 kg e 900 gr kanabis sativa. Para pak ditësh, në zonën e Kallmit u gjet një thes me 20 kg kanabis, ndërsa autorët edhe në këtë rast janë ende të paidentifi­kuar.

DROGA

Burime për "GSH", dje bënë me dije se trafikantë­t po tentojnë të trafikojnë drogën drejt vendit fqinj nga zona që janë jashtë vëmendjes së banorëve dhe të strukturav­e të shtetit, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik. Zonat periferike të Vlorës nga Karaburuni e më tej u shfrytëzua­n gjerësisht nga trafikantë­t me skafe të shpejtë, por këto zona duket se janë nën mbikëqyrje të policisë dhe në kushte të tilla, trafiku është zhvendosur nga Durrësi në zonën e Kallmit dhe në atë të Bisht- Pallës. Mësohet se në Durrës, trafikantë­t janë edhe më shumë të favorizuar, sepse në këtë qytet gjendet një port jahtesh, i cili është pothuajse pa mbikëqyrje fare nga autoritete­t portuale dhe ato të policisë. Porti i jahteve u ndërtua për port peshkimi dhe prej më shumë se dy vjetësh nuk është marrë në përdorim nga autoritet portale dhe në një situatë të tillë, aty mjetet luksoze të shpejta apo jo, kanë një bazë qëndrimi. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që sasi kanabisi të gjendeshin në bregdetin e Durrësit, ku ose trafikantë­t prisnin të bënin gati ngarkesën, ose ngarkesa ka qenë aq e madhe sa këto sasi i kanë lënë në breg për të mos rrezikuar mbytjen e mjeteve. Nga ana tjetër, shtimi i kontrollev­e në port dhe kalimi në "sitë" i gjithë kamionëve ka pasuar me reagimin e bizneseve.

Kompanitë lundruese në Durrës dhe agjencitë doganore kanë dhënë alarmin e rënies nga 20 deri në 30 për qind të punës në transport, si rezultat i radhëve të gjata e vonesave që po krijohen në portin e Durrësit për çdo natë. Gjatë 20 ditëve të fundit, situata ka agravuar për shkak të panikut dhe frikës që ka mbërthyer doganierë dhe policë. Kontrollet dhe skanimi i çdo kamioni para imbarkimit ka bërë që traget çdo mbrëmje të nisen me 3 deri në 4 orë vonesë, duke sjellë jo pak kosto në aktiviteti­n e tyre. Përfaqësue­si i kompanive të lundrimit, Bernard Reso tha se vonesat e trageteve që nisen në Durrës sjellin devijim të trafikut në Itali si dhe humbje e vonesa të pajustifik­uara për biznesin. "Në portin e Durrësit të gjithë kamionët duhet të kalojnë në të vetmin skaner që ka kompania amerikane koncesiona­re e këtij shërbimi. Operatorët e biznesit e kanë ngritur shqetësimi­n edhe tek autoritet doganore dhe policore, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje", pohoi Reso.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në bregun e "Kepit të Palit"
Droga e sekuestrua­r në bregun e "Kepit të Palit"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania