Gazeta Shqiptare

Plagoset me armë zjarri i riu nga Tropoja, dy vite më parë kërcënoi djalin e një biznesmeni

Rustemaj: Më qëlluan dy persona me motor

-

TIRANË - Një 26- vjeçar nga Tropoja mbeti i plagosur dje me armë zjarri. Atentati i përgatitur ndaj Dejvis Rustemajn, banues në kryeqytet u shënua rreth orës 18: 20, në rrugën "Xhanfize Keko", pranë një xhamie. Burime panë policisë bënë me dije se kanë qenë dy persona që lëviznin me motor që kanë qëlluar drejt tij dhe për pasojë mori plagë në pulpën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockës. Nga vetë dëshmia e të plagosurit, por edhe nga dëshmitarë­t okularë, ka rezultuar se kanë qenë dy persona që i janë afruar me një motor me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë 26- vjeçarin. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve, ndërsa pas ngjarjes shoqëruan në polici disa persona të dyshuar. Dejvis Rustemaj është emër i njohur për policinë. I riu ka qenë i dënuar më parë për "Vjedhje me dhunë në bashkëpuni­m", "Kanosje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" dhe "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpuni­m". Në vitin 2015, Devis Rustemaj së bashku me mikun tij, Anxhelino Çervanaku kanë kërcënuar me armë zjarri djalin e një biznesmeni të njohur karburante­sh në Tiranë për shkak të një borxhi. Djali i biznesmeni­t deklaroi në atë kohë në polici se ai ndodhej i vetëm në momentin që dy personat e lartëpërme­ndur i kishin prerë rrugën dhe duke i vënë pistoletën në kokë i kanë kërkuar atij shumën e 1 mijë eurove, që ai u kishte marrë borxh pak kohë më parë. xhe. ko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania