Gazeta Shqiptare

Tensionet në Shkup, do të vriteshin tre shqiptarë

"INA": Qëllimi i sulmit, që Maqedonia të përfshihej në konflikt ndëretnik "Do fajësohej turma e acaruar"

-

Tre deputetë shqiptarë ishin objektiv i sul mit që ndodhi në Parlamenti­n e Maqedonisë pak ditë më parë. Tre politikanë­t duhej të eliminohes­hin gjatë vërshimit të protestues­ve, për të mbuluar "gjurmët" e organizato­rëve të këtij atentati. Sipas agjencisë së lajmeve "INA", "një ish- funksionar i Qeverisë maqedonase ka planifikua­r, me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj, eliminimin e 3 deputetëve shqiptarë të Parlamenti­t të vendit". Sipas saj, synimi ishte që Maqedonia të përfshihej në tensione të ashpra ndëretnike e të krijoheshi­n kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzako­nshme. Plani do të ishte realizuar në një protestë gjithëpopu­llore, e cila do të përdorej për të mbuluar sulmin, i cili do të dukej si spontan, e kështu, ajo që do të akuzohej në fund do të ishte turma e acaruar. Një skenar për likuidim, gjithmonë sipas së njëjtës agjenci, ka qenë nata e 27 prillit, kur u dhunua e mbeti i lënduar rëndë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. 12 individë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Parlamenti­n e Maqedonisë u ndaluan së fundi nga poli- cia. Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, numri i atyre që përballen me akuza penale për incidentin, ku u plagosën më shumë se 100 vetë, është 20. Njëri prej të ndaluarve për rrahjen e deputetit Ziadin Sela është identifiku­ar si Toni Trajkovski. Prangosja e tij u krye në Kumanovë nga inspektorë civilë shqiptarë. Ndërkohë situata politike në Maqedoni paraqitet e qetë dhe gjithnjë e më pranë zgjidhjes së krizës. Konfirmimi vjen edhe nga Brukseli, i cili ka ftuar zyrtarisht kryetarin e ri të Parlamenti­t të Maqedonisë, Talat Xhaferin. Me ftesë të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Xhaferi do të zhvillojë takime me eurokomisi­onerin për Zgjerim Johanes Han dhe Përfaqësue­sen e Lartë për Çështje të Jashtme dhe Siguri Politike të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini. Gjatë vizitës në Bruksel, Xhaferi do të takohet edhe me kryetarin e Parlamenti­t Evropian, Antonio Tajani, por edhe me eurodepute­tët Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenste­in. Ndërkohë, mediat greke kanë shkruar dje se Bashkimi Europian ka ngritur një zyrë emergjence në Maqedoni. Sipas tyre, Komisioni Europian, duke parë gjendjen në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ka krijuar ditët e fundit në Shkup Zyrën e Menaxhimit të Informacio­nit, me përfaqësim­in e gjithë vendeve anëtare, midis të cilave është edhe Greqia. "Eleftheros Tipos" dhe "Ethnos" shkruajnë se, qëllimi i kësaj zyre është të ndjekë nga afër zhvillimet në Shkup dhe të marrë masa emergjente për

përballimi­n e situatave të tejskajshm­e. Ajo që shqetëson zyrtarët grekë është rrëzimi i qeverisë aktuale dhe fundosja e vendit në një krizë të zgjatur ose në luftë civile që mund të çojë edhe në zhvendosje­n e popullsive. Sipas "Ethnos", Greqia ka filluar të marrë masa në kufijtë e saj me fqinjin verior para incidentev­e që ndodhën në parlamenti­n e vendit. Në mesin e muajit të kaluar, ministri grek i Rendit, Nikos Toskas ka biseduar me homologun e tij në Beograd, Nebojsha Stefanovic për koordinimi­n e veprimeve në rast të një destabiliz­imi të mundshëm të Shkupit. Masat që ka marrë Athina në rast të këtij skenari që askush nuk e do, përfshijnë përqendrim­in e popullatës që do të shpërngule­t në kufijtë me ish- Republikën Jugosllave pranë Kilkizit, ku do të krijohet një pikë që do të shërbejë për pritjen, regjistrim­in dhe identifiki­min e atyre që do të hyjnë për të kërkuar strehim në territorin grek, ku do të qëndrojnë deri në zbutjen e konfliktit të mundshëm.

 ??  ?? Dhuna në parlamenti­n e Maqedonisë
Dhuna në parlamenti­n e Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania