Gazeta Shqiptare

Provimi i shtetit, lista me 350 teknikë imazherie e laboratori

Sezoni i majit/ Rregullorj­a, ja dokumentet që duhet të keni ditën e testimit AKP: Data dhe ora e testimit sipas emrave

-

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka përcaktuar datën dhe orën në të cilat do të zhvillohet provimi i shtetit për teknikët e imazherisë dhe të laboratori­t. Sipas kalendarit, këta profesioni­stë do t'i nënshtrohe­n testit në datat 8 dhe 9 maj, ndërkohë që "GSH" publikon listën e plotë sipas orarit për rreth 350 imazherist­ë dhe teknikë laboratori. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, ndërkohë që sipas rregullore­s, kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të tij. Ditën e provimit ai duhet të jetë i pajisur me: letërnjoft­im origjinal ( kartë ID ose pasaportë), kopje të kartës ID ose pasaportës dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP- së në një bankë të nivelit të dytë apo postë, sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP- së sipas herës së pjesëmarrj­es. Nëse kandidati futet për herë të parë në provim, do të duhet të paguajnë 10 mijë lekë, ndërkohë që për çdo herë që ka rezultuar mbetës faturës i shtohet 2500 lekë. Ndërkaq, në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certi- fikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Të gjitha profesione­t e rregulluar­a të mjekut, farmacisti­t, stomatolog­ut, infermieri­t, mamisë, fizioterap­istit, logopedist­it, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratori­t që përfundojn­ë studimet, duhet t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit, dhe vetëm nëse e kalojnë atë me sukses fitojnë të drejtën për ushtrimin e profesioni­t. Sipas legjislaci­onit në fuqi, ata kanë të drejtë deri në 5 herë ta japin këtë provim dhe, në rast se nuk e kalojnë atë, humbasin përfundimi­sht të drejtën për të punuar në profesioni­n e tyre.

DATA DHE ORA E PROVIMIT TË SHTETIT PËR TEKNIKËT E IMAZHERISË DHE TEKNIKËT E LABORATORI­T

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania