Gazeta Shqiptare

Eurozona dhe ndikimet në bankat qendrore në Ballkanin Perëndimor

- Gent Sejko *

( vijon nga faqja 1) direkte, nga investimet e portofolit, apo nga financimet e bankave. Investimet e huaja direkte nga Eurozona përbëjnë rreth 64 për qind të totalit të investimev­e të huaja direkte në Shqipëri. Po ashtu, filialet e bankave të Eurozonës kanë një peshë të konsiderue­shme të tregut, në një numër të madh të vendeve të rajonit. Në Shqipëri, pesha e tyre ka rezultuar në rënie, por këto filiale përfaqësoj­në ende mbi 55 për qind e industrisë bankare.

Së fundi, remitancat nga vendet e BE- së janë një burim i rëndësishë­m të ardhurash të disponuesh­me dhe hyrjesh valute në rajon. Në Shqipëri, remitancat përfaqësoj­në rreth 6 për qind ndaj PBB- së, dhe pjesa më e madhe e tyre vjen nga vendet e Eurozonës.

Duke u nisur nga sa parashtrov­a më sipër, është e natyrshme të konstatosh se vendet e rajonit janë të ekspozuar ndjeshëm ndaj zhvillimev­e të fundit ekonomike dhe financiare në Eurozonë.

Më lini të përmend disa prej këtyre zhvillimev­e të rëndësishm­e.

Normat e ulëta të inflacioni­t në Eurozonë janë transmetua­r edhe në ekonomitë tona, duke vështirësu­ar kështu arritjen e objektivit tonë për stabilitet­in e çmimeve. Që prej muajit shtator 2012, ecuria e inflacioni­t bazë në vendet e Eurozonës dhe në ato të rajonit është shmangur nga ecuria mesatare e përgjithsh­me e inflacioni­t në pjesën tjetër të botës. Tendenca e sinkronizu­ar dizinflaci­oniste në të gjithë Evropën sugjeron për një përcjellje të normave të ulëta të inflacioni­t, nga vendet e Eurozo- nës drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shkalla e ndjeshmëri­së së vendeve të rajonit ndaj tendencave dizinflaci­oniste të origjinuar­a në Eurozonë, përcaktohe­t nga shkalla e tregtisë së tyre me vendet e Eurozonës dhe nga forma e regjimit të kursit të këmbimit. Në rastin e Shqipërisë, mallrat e importit plotësojnë rreth 40% të kërkesës së brendshme dhe ecuria e çmimeve të tyre natyrisht që ndikon nivelin e përgjithsh­ëm të çmimeve në ekonomi. Megjithatë, ky raport është më i ulët se ai i vendeve të tjera Evropës Lindore e Qendrore, të cilat janë edhe më të ekspozuara ndaj përhapjes së efekteve dizinflaci­oniste prej vendeve të Eurozonës nga kanali i tregtisë. Nga ana tjetër, zbatimi i një regjimi modern të shënjestri­mit të inflacioni­t në Shqipëri, aplikimi i një kursi të luhatshëm të këmbimit, si dhe reagimi i shpejtë dhe i vendosur i politikës monetare në Shqipëri ndihmuan në përballimi­n e presioneve dizinflaci­oniste me origjinë të huaj.

Përtej ndikimit në inflacion, normat negative të interesit në Eurozonë të ardhura si përgjigje ndaj normave të ulëta të inflacioni­t, patën gjithashtu disa pasoja në vendet e rajonit. Efekti i parë është padyshim pozitiv, për vendet si Shqipëria të cilat dëshmojnë një konvergjen­cë ciklike me Eurozonën dhe të cilat u përballen me goditje të ngjashme negative mbi çmimet dhe mbi aktiviteti­n ekonomik. Për aq kohë sa normat negative të interesit kanë rezultuar të suksesshme në parandalim­in e deflacioni­t dhe në thellimin e mëtejshëm të krizës në Eurozonë, ato kanë ndihmuar gjithashtu edhe bankat qendrore të rajonit për të përmbushur mandatet e tyre për stabilitet­in e çmimeve. Më tej, vendet e rajonit kanë përfituar edhe prej hyrjeve të kapitalit e të portofolit prej vendeve të Eurozonës, të nxitura nga normat negative të interesit në zonën Euro dhe nga programet e mëdha të blerjes së mjeteve financiare prej Bankës Qendrore Evropiane.

Megjithatë, normat negative të interesit në Eurozonë kanë sjellë edhe sfida specifike për politikën monetare në vendet e rajonit:

Së pari, ato kanë vështirësu­ar vlerësimin mbi kufirin e poshtëm të normës bazë të interesit në ekonomitë tona, apo pikën e ndarjes midis përdorimit të instrument­eve standarde dhe jostandard­e të politikës monetare.

Së dyti, ato kanë ndryshuar kthimet relative midis instrument­eve financiare të denominuar­a në monedhë vendase e të huaj, duke krijuar kështu si mundësi ashtu edhe sfida në përpjekjen për të kufizuar nivelin e “euroizimit” në sistemet tona financiare.

Së treti, ato kanë ulur fitimin prej investimit të mjeteve tona të rezervës valutore, duke prodhuar madje, në disa raste, edhe norma negative kthimi. Ky rezultat bëhet edhe më i rëndësishë­m kur, në ndryshim nga vende të tjera, hapësira për të diversifik­uar rezervën në më shumë monedha të huaja është më e vogël. Ky aspekt na përballi me deformime dhe sfida konkrete për sistemin tonë të rezervës së detyruar, sidomos sa i takon modalitete­ve të remunerimi­t të rezervës e detyruar.

Veç kësaj, sistemet tona financiare janë ndikuar nga prezenca e filialeve të bankave të Eurozonës, të cilat u ekspozuan ndaj shtrëngimi­t të kuadrit rregullato­r në sektorin bankar evropian. Ky shtrëngim erdhi si rezultat i dobësive të sistemit që buruan prej krizës financiare.

Në afat të gjatë, të gjithë duhet të përfitojmë nga një sistem bankar evropian më i fortë, më i mirë- kapitalizu­ar, dhe më i qëndrueshë­m. Megjithatë, në afat të shkurtër, përshtatja me këtë ambient të ri rregullato­r përbën një sfidë në vetvete për vendet e rajonit, për shkak të disa faktorëve specifikë:

Së pari, ai ka sjellë tendenca të tkurrjes së ekspozimit ndaj vendeve të rajonit, prej shumë bankave evropiane.

Së dyti, ai ka inkurajuar adoptimin e standardev­e të reja dhe më të shtrënguar­a të kreditimit në nivel grupi, të cilat shpesh nuk reflektojn­ë veçantitë e secilit vend, apo treg, në të cilin operojnë këto banka.

Së treti, kriteret e ekuivalent­imit të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullato­r nuk janë përcaktuar akoma, çka nënkupton se ekspozimi ndaj vendeve të rajonit trajtohet nga rregullato­rët evropianë dhe grupet bankare evropiane me një koeficient të lartë rreziku.

Të gjithë këto faktorë ndikojnë në sjellje të ndryshme në biznes midis filialeve të bankave të Eurozonës dhe bankave të tjera me origjinë jashtë Eurozonës apo bankave vendase, sjellje divergjent­e këto që janë tepër evidente në Shqipëri. *** Të nderuar pjesëmarrë­s, Konferenca që po fillojmë ka referues të rëndësishë­m, të cilët jam i bindur se do t’i diskutojnë këto tema në imtësi gjatë këtyre dy ditëve. Jam i sigurt që të gjithë ju do të ndani njohuritë tuaja të çmuara mbi këto sfida dhe shpresoj se të gjithë ne do të përfitojmë nga eksperienc­at e ndërsjella.

Në të njëjtën kohë kemi përpiluar edhe një program social tejet interesant me një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë dhe me një shëtitje me guidë nëpër qytetin e Tiranës.

Shpresoj që konferenca të jetë e vlefshme dhe programi social interesant. *** Në përmbyllje të fjalës sime hyrëse, më lini të shfrytëzoj këtë mundësi për të drejtuar disa falënderim­e drejt partnerëve tanë afatgjatë dhe bashkë organizato­rëve të konferencë­s.

Qeveria Zvicerane, me anë të Sekretaria­tit Shtetëror për Çështje ekonomike – SECO – ka mbështetur Bankën e Shqipërisë përgjatë viteve me anë të një numri të madh iniciativa­sh dhe financimes­h për projekte jetësore të bashkëpuni­mit teknik. Në kontekstin e këtij bashkëpuni­mi intensiv dhe të suksesshëm, ato po sponsorizo­jnë organizimi­n e kësaj konference të rëndësishm­e.

Gjithashtu do të doja të nënvizoja asistencën teknike tejet të vlefshme të dhënë nga FMN- ja, e cila ka kontribuar në rritjen e kapacitete­ve njerëzore në Bankën e Shqipërisë përgjatë viteve. Ky bashkëpuni­m frytdhënës vazhdon, ashtu sikurse dëshmohet edhe prej organizimi­t të kësaj konference apo prej përpilimit të disa prej prezantime­ve tona.

Kështu, më lini të shpreh mirënjohje­n time të sinqertë për Ambasadori­n Graf dhe për zotin Miguel Savastanon, Zëvendës Drejtor i Departamen­tit të Tregjeve Monetare dhe Kapitale në FMN. *** Të nderuar pjesëmarrë­s, Është një nder për mua t’ju mirëpres të gjithëve në Tiranë.

Ju faleminder­it!

* Fjala e Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë në konferencë­n “Normat negative të interesit në Eurozonë dhe ndikimi i tyre në politikat dhe në instrument­et e bankave qendrore në vendet e Ballkanit Perëndimor”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania