Gazeta Shqiptare

Kur edhe ligji për publikun s’është publik

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... në rastin më të keq nuk do të kuptosh asgjë. E gjitha kjo vjen për shkak të kulturës ende të pamjaftues­hme të përballjes së qytetarit me instancën, por nga ana tjetër edhe nga shpërdorim­i në masë që i bën punonjësi publik postit të vet. Rëndom, zyrtarët që mbulojnë përballjen me publikun, s’kanë formimin e duhur, bëjnë disa punë njëherësh, ndërsa jo pak janë tejet indiferent­ë për detyrën primare që kanë. Po ndërsa për një individ është e vështirë që të marrë informacio­n, duket më e lehtë për një organizim, që përgjatë disa muajve monitoroi disa institucio­ne në punën e tyre për konsultime­t publike dhe projekt- akteve. Informacio­ni i dhënë nga Ministria e Integrimit, asaj të Mjedisit, e Energjisë dhe Industrisë, Transporti­t, Bujqësisë, Zhvillimit Urban, të kaluara në sitë pas monitorimi­t nga Qendra “Eden” ( Qendra mjedisore për zhvillim, edukim dhe rrjetëzim) kanë treguar se informacio­ni në faqet respektive zyrtare ishte fare i mangët kur iu drejtua kërkesa për informacio­n. Në fakt, konkluzion­et e këtij organizmi ishin tejet të dhimbshme: Institucio­net jo vetëm nuk janë treguar bashkëpunu­ese, por mbi të gjitha kanë shkelur ligjin “Për të drejtën e Informimit”.

LIGJI

Për hir të së vërtetës, nëse do të shikosh sesi funksionon realisht administra­ta shqiptare, duhet të këqyrësh Ligjin 146/ 2014, që lidhet me informimin dhe që ishte objekt i këqyrjes së “Eden”. Përmes tri etapave, ku kalohet nga ana protokolla­re informacio­ni nga qeveria shqiptare, shtrohet detyra që publiku të informohet, të konsultohe­t dhe t’i kërkohet pjesëmarrj­a publikut për përmirësim­in e tij. Ligji nr. 146/ 2014 “Për njoftimin dhe konsultimi­n publik” erdhi si një propozim i ministrit të Shtetit për Inovacioni­n dhe Administra­tën Publike, në përmbushje të angazhimev­e që Shqipëria ndërmori në nismën globale “Partnerite­t për Qeverisje të Hapur”. Ai përfaqëson një nismë ligjore që ka nisur prej vitit 2011 me mbështetje­n e Fondacioni­t SOROS dhe miratuar në parlament në datën 30.10.2014.

ANGAZHIMET E SHQIPËRISË

Nuk mund të thuhet se mungojnë nismat konkrete sa i përket implementi­mit të këtij ligji. Në këtë drejtim, Shqipëria ka miratuar disa dokumente ndërkombët­are, të cilat i referohen transparen­cës dhe pjesëmarrj­es së publikut në vendimmarr­je, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut ( neni 19), Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut ( neni 10), Konventa e Aarhus- it e shumë të tjera. Qeveria shqiptare zbaton programin e transparen­cës për Këshillin e Ministrave dhe ka përafruar në masën më të madhe legjislaci­onin kombëtar me Direktivat Evropiane të njohura si “Legjislaci­oni Horizontal”. Të përmbledhu­ra shkurt, ligjet, vendimet, rregullore­t kryesore, të cilat detyrojnë informimin dhe pjesëmarrj­en e publikut në vendimmarr­jen mjedisore janë të shumta. Më qartë në relacionin shpjegues të projektlig­jit: “Për njoftimin dhe konsultimi­n publik” Në kuadër të nismës për një qeverisje sa më transparen­te është parë si domosdoshm­ëri hartimi i një ligji të tillë për njoftimin dhe konsultimi­n më të gjerë me palët e interesuar­a, me qëllim pjesëmarrj­en e tyre në hartimin dhe vendimmarr­jen në akte zyrtare”. tej raporti pranon: “Konsultimi e bën dialogun efektiv dhe përmirëson politikat e përmbajtje­n e akteve juridike...”.

PO PSE NUK ZBATOHET SI DUHET

Fatkeqësis­ht Ligji për të drejtën e informimit zbatohet në mënyrë shumë dobët. “Eden” provoi se paradoksal­isht vetë personi i kontaktit, që ishte i caktuar nga ministritë e monitoruar­a për të mbështetur grupin e projektit, në shumicën e rasteve nuk kishte informacio­nin e nevojshëm për institucio­nin e tij, apo edhe për vetë ligjin! Koordinato­rët bënin disa lloje punësh në dikaster dhe kjo bënte që personi të mos përgjigjej asnjëherë si duhet për informacio­nin, qoftë edhe kur kish predispozi­të të mirë. Pasojat e të gjithë dobësisë së procesit ishin se faqet zyrtare të institucio­neve nuk e pasqyronin kurrsesi në nivelin e duhur procesin e zhvillimit të konsultimi­t publik dhe as nuk arrinin ta përditëson­in realisht. Kjo bënte që të hasej në shumë vështirësi në grumbullim­in e informacio­nit dhe të përballesh­in dhe shumë mospërputh­je të informacio­neve që u morën nga faqet zyrtare të institucio­neve dhe të informacio­neve nga takimet me koordinato­rët e ligjit. Por nuk mbaronte këtu, pasi të dhënat ndryshonin vazhdimish­t dhe analizohes­hin vazhdimish­t, çka e bëri procesin më të vështirë dhe të lodhshëm. Ndërkohë që nuk ishin mirë edhe institucio­net e monitoruar­a për informimin e kohëzgjatj­en e konsultimi­t publik edhe njoftimi i publikut është i kryer pjesërisht, por njoftimi i grupeve të interesit është kryer efektivish­t. Kjo mangësi pritet që në të ardhmen të rregullohe­t me besimin më të madh që të mbulohet nga aktivizimi i faqes së regjistrit elektronik.

Me pak fjalë, Ligji për të drejtën e informimit mbetet në nivele të ulëta zbatimi dhe si rrjedhojë, një pengesë serioze në transparen­cë dhe përfshirje­n e publikut në vendimmarr­jen e duhur. Dhe, si mund të jetë një ligj për publikun, kur vetë në shumë raste s’është publik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania