Gazeta Shqiptare

Demi: Fiton Partizani sepse është më i forti

Njëshi i të kuqve mendon se diferencën ndaj Kukësit do ta bëjë forca e grupit Presidenti pret një gjykim korrekt nga të huajt

-

ekip, mendoj që do të triumfojmë në këtë ndeshje.

Ku mendoni se skuadra juaj është më e fortë se kundërshta­ri?

Për sa i përket pjesës teknike, nuk mund të jap shpjegim të saktë, por personalis­ht mendoj se kemi një grup të fortë lojtarësh, nga portieri Hoxha e deri tek Ekuban. Por për mua më i rëndësishë­m është grupi sesa individë të veçantë.

Tashmë është viti i 3- të që Partizani synon titullin; si e shikon çështjen e titullit në Shqipëri presidenti Demi?

Klubi "Partizani", që në momentin që është ringjitur në Kategorinë Superiore ka synuar titullin. Vjet ishim mjaft afër, por fati nuk ishte me ne për ta fituar titullin. Bëmë shumë gabime me skuadrat të ashtuquajt­ura të vogla. Mendoj se këtë vit është edhe më i bukur kampionati, pasi janë 3 skuadra në luftë për trofeun, me Skënderbeu­n që ka një eksperienc­ë të madhe, Kukësi po ashtu, dhe ne Partizani, ndaj lufta do të jetë deri në javën e fundit. Këtë vit kampionati­n e shoh më të ngjeshur, pasi përveç Korabit që tashmë është konfirmuar si skuadra e parë që do të zbresë një kategori më poshtë, lufta në skuadrat e tjera bëhet jo vetëm për të siguruar mbijetesën, por edhe për të synuar vendin e 4- rt, pasi janë në lojë edhe 15 pikë.

Kërkesa juaj për gjyqtarë të huaj është miratuar; përse e kërkuat këtë?

Opinionet e fundit në lidhje me gjykimet, por edhe vetë fjalët e presidenti­t Duka, i cili i përforcoi këto opinione se ka edhe gjyqtarë të korruptuar, menduam të kërkojmë arbitra të huaj. Ky është edhe një favor që ne i kemi bërë Federatës, për ta qetësuar edhe institucio­nin e futbollit që në fund të mos dëgjojmë barsoleta. Mendojmë që të huajt do të jenë më korrektë. Pavarësish­t se edhe ata njerëz janë dhe mund të bëjnë gabime, por mendoj se të dy klubet me këtë zgjedhje do të jenë më të qetë.

Si është raporti juaj me presidenti­n e Kukësit, z. Gjici?

Raporti im me presidenti­n e Kukësit është shumë i mirë, marrëdhëni­e kolegësh. Edhe Gjici ka bërë një punë shumë të mirë te Kukësi me investime, pastaj në fushë nuk ka punë raportesh, secili është me skuadrën e vet. E uroj Safetin për nismën që do të kandidojë për deputet, kështu që ai tashmë ka 2 kunguj nën një sqetull; lufton edhe për kampionati­n, edhe për postin e deputetit.

Së fundmi, flitet që Starova në fund të kampionati­t mund të largohet nga posti i trajnerit. A është e vërtetë që Starova do të kandidojë për postin e presidenti­t të Federatës?

E para, presidenti i Federatës nuk mund të kandidohet me emra, por me platforma. E dyta, nuk e di nëse Starova ka një platformë apo jo, s'mund të jap përgjigje për këtë, por me sa kam informacio­n, di që më përpara Starova ka qenë pjesë e Federatës. Për sa i përket Partizanit, të gjithë e dini që unë me Starovën kemi bërë një marrëveshj­e xhentëlmen­ësh; Starova do të dalë në pension me mua personalis­ht dhe me Partizanin. Rolin e trajnerit e ka ai vetë në dorë, nëse do të qëndrojë apo të largohet. Ju e dini se njëkohësis­ht Starova është edhe këshilltar­i im kryesor. Tani që është afruar edhe Moxhi, ata do të jenë të dy përkrah meje, gjithmonë nëse Starova do të kërkojë të mos ushtrojë më profesioni­n e trajnerit. Megjithatë unë e shoh Starovën fizikisht të fortë dhe ndoshta nuk ka pse ta lërë Partizanin në një moment për më tepër që mund ta nxjerrë kampion, ndaj vazhdimësi­a e tij në drejtimin e skuadrës do të varet nga dëshira e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania