Gazeta Shqiptare

Arrestohet 26- vjeçarja, tentoi të vriste me sëpatë bashkëjetu­esin

Historia e Vjollca Shkëmbit, ja si e shitën dhe e martuan 4 herë në Maqedoni 44- vjeçari s'pranoi të jetonte me fëmijët e së resë

- Lediona Xheladinaj

Një 26- vjeçare nga Ko rça ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka tentuar që të vrasë me sëpatë bashkëjetu­esin e saj. Bëhet fjalë për Vjollca Shkëmbin, banuese në Pojan- Maliq, e cila në janar të vitit të kaluar deklaroi se ishte rrëmbyer dhe shitur katër herë në Maqedoni dhe se më pas e kishin kërcënuar me jetë që të mos tregonte asgjë se çfarë i kishin bërë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës dje bënë me dije se ka qenë ka qenë një telefonatë e bërë nga një shtetase, që bëri të mundur parandalim­in e krimit. Mësohet se më datë 04.05.2017, në numrin 129 të Policisë ka telefonuar një shtetase, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi në fshatin Pojan, në banesën e Vjollca Shkëmbit kishte një konflikt. Ka qenë pikërisht fqinja e 26vjeçares, e cila e alarmuar nga sherri që ka dëgjuar dhe bërtiturat e të dëmtuarit ka sinjalizua­r policinë se diçka po ndodhte. Menjëherë pas sinjalizim­it, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Nga kryerja e veprimeve hetimore paraprake rezultoi se e reja pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë ( sëpatë), bashkëjetu­esin e saj shtetasin N. K., 44 vjeç, banues në Sheqeras- Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. I plagosuri pas marrjes së mjekimit në spital është kthyer në banesën e tij. Ndërsa, hetuesit e çështjes gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale sëpatën me të cilën ishte goditur 44- vjeçari. Po të njëjtat burime pohuan se çifti është grindur për shkak të dy fëmijëve të 26- vjeçares, të cilët kanë ardhur në jetë nga partnerët e saj të mëparshëm. 44- vjeçari ka refuzuar që në bashkëjete­sën e tyre të përfshihes­hin edhe fëmijët e Vjollcës. Kjo e fundit pas mosmarrëve­shjeve ishte kthyer në banesën e prindërve të saj, në fshatin Pojan. Pasi kthimit në Pojan, grindja mes çiftit është agravuar. Në sherr e sipër, Vjollca Shkëmbi ka marrë sëpatën dhe ka nisur të godasë bashkëjetu­esin e saj. Ajo u kap në flagrancë nga policia për veprën penale: "Vrasja për shkak të marrëdhëni­eve familjare" mbetur në tentativë. Materialet në ngarkim të autores së krimit i kaluan për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

HISTORIA E AUTORES

Më 4 janar të vitit 2016, Vjollca Shkëmbi deklaroi në një intervistë për "GSH" se, "jam shitur 4 herë në Maqedoni te burra mbi 50 vjeç kundrejt shumës 400 euro dhe më pas dhunohesha fizikisht nëse nuk pranoja të martohesha me personin e radhës. Herën e fundit më kanë detyruar të martohem me një burrë 75 vjeç. Urim Qazimaj së bashku me disa persona të tjerë kryenin celebrimin me dokumente të falsifikua­ra që personi me të cilin do të martohesha të besonte. Pasi martohesha, ikja nga Maqedonia dhe kthehesha nga mali në Shqipëri". Vjollca Shkëmbi nga fshati Pojan tregoi dramën e saj. Ajo pranoi se është rrëmbyer dhe është shitur në vendin fqinj nga bashkëfsha­tari i saj 23- vjeçar, Urim Qazimaj dhe daja i këtij të fundit, Mersin Myrtollari. Ndërkohë, Vjollca Shkëmbi sqaroi se është detyruar të shtirej dhe të hedhë poshtë akuzat e policisë ( më 25 dhjetor të vitit 2015) ndaj dy personave në fjalë, pasi ata e kanë dhunuar dhe e kanë kërcënuar me jetë. Jo vetëm kaq, por ajo u shpreh se është mbajtur një javë peng nga babai i djalit që e shiste në Maqedoni. "Qazim Qazimaj më ka thirrur në banesën e tij dhe më ka mbajtur peng. Ai më ka kërkuar duke më kërcënuar që të hidhja poshtë të gjitha akuzat ndaj djalit të tij, Urimit, me qëllim që të lihej i lirë nga policia", tha Vjollca Shkëmbi.

 ??  ?? E arrestuara Vjollca Shkëmbi
E arrestuara Vjollca Shkëmbi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania