Gazeta Shqiptare

Shkelja 1 mln dollarë, në prokurori kryetarja e Bashkisë së Sarandës

KLSH: Të paditur, Eneron Gjoni, drejtori i KVO dhe Teuta Stroka, anëtare e komisionit Pagoi për punë të pakryera, dëmi 64. 4 milionë lekë

- Ornela Manjani

Kontrolli i Lartë i Sh tetit ka kallëzuar sot në prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, ishdrejtor­in e Shërbimeve Publike, 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ( KVO) dhe 2 mbikëqyrës punimesh. Dëmi ekonomik është 129.4 milion lekë.

SHKELJET

Kryetarja e Bashkisë së Sarandës si edhe pesë punonjës të këtij institucio­ni, në shkelje të ligjit, kanë shkaktuar një dëm prej 129.4 mln lekësh. Pas auditimit të KLSH rezulton se Kryetarja Floriana Koka, në cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor ka bërë likuidime pagesash në shkelje të ligjit për investime të pakryera, pra punime fiktive në vlerën e 64.4 mln lekëve. Investimet e situacionu­ara u takojnë dy objekteve të prokurimit për zëvendësim­in e tubacionit të ujësjellës­it në stacionin e Vrionit me vlerë 34 mln lekë dhe përmirësim­in e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Hotel Butrintit deri te Kanali i Çukës në vlerën 30 mln lekë, para të likuiduar pesë ditë pas lidhjes së kontratës. Ish- drejtori i Shërbimeve Publike, Pëllumb Halimi, prej 6 muajsh në pension, gjatë kohës kur mbante këtë detyrë konstatohe­t se ka shkelur procedurat dhe ligjin për marrjen në dorëzim të punimeve të pakryera me dëm ekonomik 50.0 mln lekë. Të paditur janë edhe Eneron Gjoni, drejtori Juridik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Teuta Stroka me detyrë drejtore Ekonomike në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Në 3 procedurat e prokurimit publik këta zyrtarë kanë shpallur fitues Operatorët Ekonomikë, të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim, duke sjell një dëm ekonomik prej 481 mln lekë. Investimet e situacionu­ara u takojnë dy objekteve të prokurimit për zëvendësim­in e tubacionit të ujësjellës­it në stacionin e Vrionit me vlerë 34 mln lekë dhe përmirësim­in e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e hotel “Butrintit” deri te Kanali i Çukës në vlerën 30 mln lekë, para të likuiduar pesë ditë pas lidhjes së kontratës.

 ??  ??
 ??  ?? Kontrolli i Lartë i shtetit
Kontrolli i Lartë i shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania