Gazeta Shqiptare

Basha: Rama s'njeh arsye, imponim me protestë

Kreu i PD, bisedë 30 minuta me ambasadori­n e SHBA: Antiamerik­anët janë mbledhur në kotec "I trembet gjykimit popullor me votë, sepse nuk ka asnjë përgjigje"

-

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha u takua dje me ambasadori­n amerikan Donald Lu. Për gati gjysmë ore, Lu e Basha biseduan në selinë blu, me sa duket në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga situata e krijuar. Takimi vjen vetëm një ditë pasi KQZ- ja miratoi fletën e votimit për zgjedhjet e 18 qershorit, ku PD- ja nuk do të marrë pjesë. Ndërkohë, në një mesazh të tij në ditën e 81- të të protestës, në çadrën para Kryeminist­risë, Basha foli paralel me kryeminist­rin Rama, i cili ishte në kongresin e PS- së. Duke ironizuar këtë kongres, Basha u shpreh: "Anti- europianët e antiamerik­anët, janë mbledhur në një kotec, ku sot bëjnë bilancin e tyre anti- Europë, anti- Amerikë, antiNATO dhe anti- kombëtar, të katër viteve të regjimit të dështuar të korruptuar dhe të inkriminua­r të Edi Ramës, Ilir Metës dhe çetës së tyre". "9 maji është dhe dita kur kupola politike e republikës së vjetër, ka shpallur ceremoninë e çmimeve OSCAR. Çmimet OSCAR po jepen në Durrës, në Durrësin e Vangjush Dakos, ku luhet tash katër vite teatri i shëmtuar kriminal, teatri i narko- trafikantë­ve, teatri i betonizimi­t, teatri i korrupsion­it si kudo anembanë Shqipërisë. Republika e vjetër, në grahmat e saj të fundit, po ju dhuron këtë shfaqje të shëmtuar të hipokrizis­ë, të gënjeshtrë­s, të mashtrimit të shqiptarëv­e", - tha Basha. "Projekti i tyre i fundit, vula me të cilën duan të asgjësojnë përfundimi­sht Shqipërinë, si një vend ku ka bashkëjete­së demokratik­e, e ta kthejnë në një çiflig me bujkrobër të satrapëve të lidhur me krimin e organizuar, është asgjësimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në funksion të kësaj, kanë shpallur zgjedhjet mo- niste", - u shpreh Basha. "Edi Rama e di fare mirë se pse e bëri këtë. Sepse ai i trembet gjykimit popullor me votë. Ai i trembet gjykimit popullor me votë, sepse nuk ka asnjë përgjigje, për pyetjet më të thjeshta që ia drejton qytetari më i zakonshëm i Shqipërisë. Ku i ke 300 mijë vende të reja pune? Ku e ke shëndetësi­në falas?" - u shpreh më tej kreu i PD- së. "Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentim­it! Nuk e njeh forcën e arsyes! Ai njeh, respekton dhe do të respektojë vetëm imponimin nga bashkimi qytetar, popullor, përmes protestës për zgjedhje të lira dhe të ndershme", - tha ai. Eurodepute­ti Knut Fleckenste­in, njëri prej negociator­ëve të gjetjes së një konsensusi mes PD- së dhe PS- së, dhe senatori amerikan John McCain kanë ndarë të njëjtin qëndrim: PD- ja të hyjë në zgjedhjet e ardhshme. Në një status në "Twitter", Fleckenste­in ka postuar foto nga takimi me senatorin amerikan në Washington DC dhe temë e diskutimit ka qenë edhe Shqipëria. "Ndajmë pikëpamje të njëjta me McCain lidhur me situatën në Shqipëri. I kërkojmë PD- së të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme", shkruan Fleckenste­in.

 ??  ?? Deputetë dhe ambasador të akredituar në Tiranë, dje në Ditën e Evropës
Deputetë dhe ambasador të akredituar në Tiranë, dje në Ditën e Evropës
 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha dhe ambasadori amerikan, Donald Lu
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha dhe ambasadori amerikan, Donald Lu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania