Gazeta Shqiptare

Ja kush është vajza që tradhtoi Damianon

Olti Curri: Dëgjova që kishte probleme me drejtësinë, trafikonte femra "Marrëveshj­a e fshehtë me ish- banorin e ' Big Brother'"

-

Big Brother" i ka surprizuar të gjithë me eliminimin e një prej çifteve favorite për fitoren, Damiano dhe Armela. Dyshja la shtëpinë të shtunën e shkuar, si penalitet për shkak të thyerjes së rregullore­s nga ana e Damianos. Ishbanori, kishte komunikuar me miqtë gjatë kohës që duhej të ishte në izolim, ndërsa sipas "Big Brother", në aplikim Damiano kishte gënjyer. Ai kishte deklaruar se ishte single, kur në fakt, një vajzë e mbërritur në zyrat e produksion­it ishte shprehur se ajo ishte e dashura e Damianos dhe përpara hyrjes së tij brenda shtëpisë kishin bërë një marrëveshj­e. Gjatë spektaklit të së shtunës që kaloi, Vëllai i Madh transmetoi një video, në të cilën shfaqej një vajzë, emri dhe imazhi i të cilës nuk u zbulua. Ajo deklaronte se ishte e dashura e Damianos dhe se përpara se ai të futej në shtëpi kishin bërë një marrëveshj­e, që ajo të pranonte futjen e tij single dhe lidhjen brenda shtëpisë. Vajza në fjalë e tradhtoi, duke zbuluar "të fshehtat" e Damianos publikisht. Por çfarë e detyroi atë të merrte këtë vendim? Sigurisht, ndodh rrallë që e dashura të të "ngulë thikë pas shpine", aq më tepër pasi, siç u shpreh në video, të ketë pranuar edhe një marrëveshj­e. Megjithatë, ndonëse askush nuk i sqaroi motivet e saj, ndërsa Damiano foli për lidhjen e një nate, gjasat janë që e dashura e Damianos të jetë ndjerë xheloze për dashurinë e tij me Armelën. Një tezë që ka nevojë për shpjegim është edhe fakti nëse femra në fjalë është Klaudia, "e dashura" e Damianos, e diskutuar pak kohë më parë në media. Mediat online publikuan disa javë më parë një artikull ku tregonin se vajza me emrin Klaudia ishte e dashura e Damianos dhe plani ishte të futeshin bashkë në shtëpi, por ajo ishte tërhequr në momentin e fundit, ndërsa thuhej edhe se kishte "korruptuar" Olti Currin. Disa mesazhe të publikuara në rrjet, tregonin se vajza në fjalë i kishte dërguar një pako nga ana e Damianos, Olti Currit, që sipas mediave ky ta favorizont­e gjatë lojës. Por, një ditë më pas Olti e sqaroi të gjithë atë histori me një status në rrjetet sociale, teksa tha se, "vajza me emrin Klaudia ka dashur të emigrojë në Suedi, sepse ka pasur probleme me drejtësinë për trafik femrash, por me sa duket Damiano e ka zbuluar dhe i ka dhënë duart". "Është një vajzë, që nga informacio­net që sjell- in ndjekësit e faqes sime në inboks, nuk e di sa e vërtetë është, mësova që quhet Klaudia dhe ka dashur të emigrojë në Suedi, sepse ka pasur probleme me drejtësinë për trafik femrash, por me sa duket Damiano e ka zbuluar dhe i ka dhënë duart. Indriti dhe Klaudia, për inat të vjehrrës ( Damianos), vijnë dhe i shurdhojnë trapin mullixhiut ( mua), duke sajuar SMS, apo whatsapp. Të dy janë njohur në ' Facebook', ku Damiano është i famshëm për videot në faqen ' Anabel'. Damianon dhe Klaudian i kam takuar në dy restorante, ku folëm, u përshëndet­ëm, foto, gjëra dhe, të them të drejtën, kështu nga jashtë m'u dukën çift pëllumbash. Vetëm se ia kanë futur kot me planin e tyre që gjoja më kanë dhënë lekë, sepse në ' Fan Club' nuk ka fitues, gara bëhet në ' BB'", shkruante Olti në "Facebook".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania