Gazeta Shqiptare

Kandidatët e 18 qershorit, shoferë maunesh, teknikë pulti, parukiere

Instituti i Studimeve Politike publikon CV- të

-

e rinj të Parlamenti­t do të jenë edhe me profe sione shoferi, radisti, punonjës pastrimi, por edhe parukiere. Instituti i Studimeve Politike, drejtuar nga Afrim Krasniqi ka bërë një vëzhgim të CV- ve të kandidatëv­e për deputetë dhe rezulton se në 10 raste nga parti si: PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS janë kandidatë me profesione­t e sipërpërme­ndura. Në një status në "Facebook", Krasniqi shkroi dje: "Po prezantohe­n deputetët e rinj. Me ceremoni madhështor­e, me këngë dhe spektakël. Na thuhet se janë më të mirët, gjysma rilindas dhe gjysma tjetër atdhetarë e reformator­ë. Në fakt, të dhënat e kandidatëv­e na tregojnë diçka tjetër: shikojini këto të dhëna, - janë vetëm disa prej mbi 2000 kandidatëv­e që janë regjistrua­r në zgjedhje. Janë rreth 10 raste nga disa parti ( PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), por të paktën në tri raste kemi të bëjmë me vende të sigurta në listën e kandidimit dhe të zgjedhjes deputet ( PS& PDIU)". "Lexoni deklarimet e tyre: - njëri tregon se ka punuar gjysmën e jetës shofer, tjetri se është sponsor historik i partisë ( në asnjë nga deklarimet vjetore të PS në KQZ nuk figuron emri i tij si sponsor!), tjetri është biznesmen me shkollë të mesme, thotë se ka pasur poste në firmën e tij private dhe kërkon mandat të dytë parlamenta­r", thotë Krasniqi. "Një radist, dy shoferë të tjerë, me dallimin se njëri është shofer mauneje ndërkombët­are, një punonjës i pastrimit, një punonjës në sallon bukurie, një teknik pulti, dy pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë dhe së fundi edhe një kandidat me arsim 7vjeçar bazë", këto janë CV- të e disa kandidatëv­e.

 ??  ?? Disa prej sCV të kandidatëv­e për deputetë
Disa prej sCV të kandidatëv­e për deputetë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania