Gazeta Shqiptare

"Nuk e vrava gruan, po pija raki me djalin e saj"

Gjykata lë në burg 74- vjeçarin. Policia: Vrasja u zbulua nga provat dhe përgjimet e 2 djemve të familjes Xhilaj Beqir Xhilaj: Kam vetëm njërin krah, nuk mund ta qëlloja

- Xhensila Kodra

Biseda mes dy djemve të familjes Xhilaj ka nxjerrë zbuluar 74vjeçarin, i cili pak ditë më parë vrau me çifte bashkëshor­ten e tij 27 vite më të re. Pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Guci e Re në Shkodër, policia ka përgjuar bisedën mes djalit të viktimës dhe djalit të njërës prej grave të Beqir Xhilajt. Mësohet se në bisedë e sipër, djemtë kanë treguar se i moshuari ishte ekzekutori i 47- vjeçares Lumturi Xhilaj. Rrëfimi i tyre dhe provat e gjendura në vendngjarj­e, kanë çuar në përfundimi­n se 74- vjeçari është autori i krimit. Ndërkohë, dje Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Beqir Xhilajt. Nga ana tjetër, vetë i pandehuri deklaroi para trupit gjykues se nuk e ka vrarë ai gruan, por se ajo kreu vetëvrasje. Beqir

Djali i viktimës dhe djali i 74- vjeçarit janë marrë në pyetje nga blutë e Shkodrës, menjëherë pas krimit të ndodhur. Sipas burimeve, mësohet se dëshmia që djali i Lumturi Xhilajt ka dhënë për hetuesit, ka qenë tepër e vlefshme për ta. Ai ka rrëfyer për policinë se nëna e tij u vra nga i shoqi. Po ashtu, ai ka pohuar se e ëma i ishte ankuar shpeshherë për konfliktet që kanë pasur në familje. Ndër- Pas vrasjes, policia e Shkodrës mori në pyetje djalin e viktimës. Ai ka pohuar se e ëma i ishte ankuar shpeshherë për konfliktet që kanë pasur në familje. Ndërsa ditën që ka ndodhur krimi, sipas dëshmitari­t, 47- vjeçarja i ka thënë bashkëshor­tit të saj se i ka nxirë jetën me grindjet e tij dhe se për faktin që këto konflikte ndodhnin shpeshherë, gruaja kishte vendosur të vrisje veten. Ndërsa, po sipas djalit të viktimës, 74- vjeçari i është kthyer me fjalët se "Do të vrasësh veten? Po të vras unë më mirë".

sa, ditën që ka ndodhur krimi, sipas dëshmitari­t, 47vjeçarja i ka thënë bashkëshor­tit të saj se i ka nxirë jetën me grindjet e tij dhe se për faktin se këto konflikte ndodhnin shpeshherë, gruaja kishte vendosur të vriste veten. Ndërsa, po sipas djalit të viktimës, 74- vjeçari i është kthyer me fjalët se "Do të vrasësh veten? Po të vras unë më mirë". Lumturi Xhilaj u qëllua 4 herë me çifte. Njëri prej plumbave e preku atë në

qafë, ndërsa dy plumba i mori në trup. Ndërkaq, sipas dëshmisë së dy djemve, prokuroria ka prova të forta që rëndojnë pozitën e 74- vjeçarit. Pasi kreu krimin, ky i fundit mandej kishte kërcënuar me jetë edhe dy djemtë, duke u thënë atyre se në polici duhej të deklaronin se Lumturia kishte kryer vetëvrasje.

MASA E SIGURISË

74- vjeçari Beqir Xhilaj u njoh dje me masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat, e cak- tuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërsa u shfaq tepër i qetë për krimin e rëndë që kishte kryer, i moshuari nuk pranoi të tregojë të vërtetën se si ndodhi vrasja e bashkëshor­tes së tij. 74- vjeçari i tha gjykatës se nuk ka gisht në vdekjen e Lumturies, pasi ajo ka vrarë veten. Beqiri pohoi më tej se në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte duke pirë një gotë raki me djalin që bashkëshor­tja e tij ka pasur nga martesa e parë dhe në atë moment ka dëgjuar krismat. "Unë nuk kam gisht në ngjarje, pasi gruaja ime vrau veten. Unë isha duke pirë kafe dhe raki me djalin që Lumturia ka pasur nga martesa e parë kur dëgjuam krisma. Kur pamë që gruaja ime kishte vrarë veten", - tha në gjykatë i moshuari, duke shtuar më tej se nuk kishte se si ta vriste gruan pasi i mungon njëri krah dhe nuk e mbante dot armën. Por, pavarësish­t pretendime­ve të tij, prokurori i çështjes i paraqiti gjykatës prova dhe fakte që sipas tij vërtetojnë se autor i krimit është Beqir Xhilaj, i cili pasi kishte kryer krimin, u gjet duke pirë raki pranë trupit të viktimës. Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i të moshuarit, i cili u caktua nga shteti, kërkoi për klientin e tij burg me afat, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, kërkesë kjo e cila u refuzua. I moshuari akuzohet për veprën penale të "Vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare", vepër për të cilën rrezikon dënimin nga 35 vite burg, deri në burgim të përjetshëm. Beqir Xhilaj ka qenë 5 herë i martuar dhe ka tetë fëmijë, 3 me gruan e tretë dhe 5 me të katërtën. 17 vite më parë, i moshuari është arrestuar pasi akuzohej për vrasjen e gruas së katërt, për të cilën bëri vetëm 6 muaj burg. Ai u lirua nga burgu pasi ekspertiza dhe gjykata e cilësuan ngjarjen si vetëvrasje. Ndërkaq, 74vjeçari u ka shpëtuar edhe dy atentateve, ku herën e dytë ai u qëllua në krahun e djathtë dhe e humbi atë.

 ??  ?? Xhilaj
Xhilaj
 ??  ?? Lumturi Xhilaj
Lumturi Xhilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania