Gazeta Shqiptare

Emiljano Shullazi nis përballjen me drejtësinë, shtyhet seanca e parë

Avokatët kërkuan të njihen me provat

-

Procesi

gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij, të cilët akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenë­ve, shkatërrim të pronës me eksploziv dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, nisi me shtyrje. Paraditen e djeshme ishte caktuar të mbahej seanca e parë gjyqësore në ngarkim të të pandehurve, por nuk u zhvillua për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk ishte i pranishëm. Pas kësaj, u vendos që procesi të rihapej po dje në orën 15: 00. Edhe seanca e dytë që ishte përcaktuar brenda pak orëve dështoi, pasi avokatët e të pandehurve kërkuan që të njiheshin me një provë të re që prokuroria kishte futur në dosje. Mësohet se prova për të cilën avokatët kërkuan të njiheshin kishte të bënte me dëshminë e pjesshme që biznesmeni Ylvi Beqja dha në gjykatë disa seanca më herët gjatë hetimeve paraprake. Për këtë arsye trupa gjykuese vendosi të caktojë datën 23 maj për zhvillimin e seancës së radhës. Krahas Emiljano Shullazit, të pandehurit e tjerë në këtë proces gjyqësor janë Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për 5 vepra penale. Konkretish­t, ata janë nën akuzë për "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie", në dëm të 3 biznesmenë­ve; "Kanosje për shkak të detyrës", në dëm të Mynyr Konit dhe Dhori Kules; "Shkatërrim prone me eksploziv", në dëm të pronës së Jani Zakës dhe Adriatik Kërçukut; "Grup i strukturua­r kriminal"; "Veprime në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal", vepra penale këto të kryera në periudhën 2014- 2016. Ata akuzohen se nëpërmjet kërcënimev­e i kanë marrë Ylvi Beqjas shuma të mëdha parash deri në 500 mijë euro, si dhe e kanë detyruar atë që të kalojë në pronësi të Emiljano Shullazit edhe 30% të ish- hotel "Vollgës" në Durrës. Në janar 2016, të akuzuarit si grup i strukturua­r kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi mjetesh lundrimi në Lushnjë. Dy muaj pas kërcënimev­e ndaj këtij shtetasi, konkretish­t në mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambientet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku. Në shkurt 2016, të pandehurit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë. Personat e lartpërmen­dur akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyes­e tritol një garazhi në pronësi të Jani Zakës, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm. Po ashtu, ata akuzohen se në prill 2016 kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Koni, pedagogë dhe drejtues në Universite­tin e Tiranës, me qëllim që profesor Koni të largohej nga gara për rektor në këtë universite­t.

 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania