Gazeta Shqiptare

Vepra të turpshme me nxënësen, arrestohet mësuesi 64- vjeçar

14- vjeçarja: Më tha "mos trego, do të të rris notat". Nëna i kapi SMS në telefon Hasan Martini jep dëshmi kontradikt­ore në polici

-

Mësuesi i një shkolle 9- vjeçare në per iferi të Tiranës ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me nxënësen e tij. I arrestuari është 64vjeçari Hasan Martani, mësues i Matematikë- Fizikës, në shkollën "Mustafa Lleshi", në Kashar. Ai u prangos nga efektivë të komisariat­it numër 6, pas denoncimit që e ëma e vajzës kishte bërë në polici. Vajza 14- vjeçare u mor në pyetje nga efektivë të policisë dhe në prani të psikologes, minorenia ka sqaruar me detaje të gjitha lëvizjet e mësuesit si dhe mesazhet që ai i dërgonte në rrjetet sociale. Të njëjtën gjë ka treguar edhe nëna e saj, e cila është shprehur e shokuar kur ka zbuluar të vërtetën e kësaj ngjarjeje. Ndërsa, gjatë dëshmisë që mësuesi Hasan Martani ka dhënë në komisariat, ka mohuar akuzat duke pretenduar se kjo gjë është një gënjeshtër e sajuar nga vetë vajza. Mësohet se ngacmimet ndaj vajzës kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në tualetet e shkollës dhe pikërisht këtë gjë, vajza ia kishte treguar nënës së saj sapo kishte shkuar në shtëpi. Ndërsa, pas vënies në pranga të mësuesit 64- vjeçar, drejtoresh­a e shkollës 9- vjeçare njoftoi edhe pezullimin e tij nga detyra. Për këtë rast pritet të kryhen verifikime nëse mësuesi ka shkuar përtej ngacmimeve seksuale apo jo.

DËSHMIA E NËNËS

Ka qenë nëna e 14vjeçares që denoncoi në polici rastin e së bijës. Ajo ka treguar me detaje gjithçka i "Më datë 09.05.2017 u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9- vjeçare në Tiranë, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan prokuroris­ë për veprën penale parashikua­r nga Neni 108 i Kodit Penal", tha zyrtarisht policia.

kishte thënë e bija dhe pas denoncimit kishte kërkuar edhe arrestimin e menjëhersh­ëm të mësuesit të Matematikë­s, për të shpëtuar kështu edhe fëmijët e tjerë të kësaj shkolle. "Vajza ka një javë që më ka treguar se kishte diçka që nuk shkonte me të në orën e Matematikë­s e Fizikës. E kam kuptuar që ajo nuk ishte mirë dhe e kam pyetur se çfarë kishte. Më tregoi se çfarë i kishte ndodhur në korridoret e sh- kollës dhe filloi të qante. Doja ta denoncoja që në atë moment, por nuk kisha prova që ai të fajësohej për veprimet që i kishte bërë sime bije", ka thënë ajo në polici. "Pas dy ditësh, vajza erdhi sërish e mërzitur në shtëpi dhe më tregoi se situata e parë i ishte përsëritur në ambientet e shkollës. Jam shokuar, sepse ai njihej si një mësues i mirë në shkollë. Vajzës i kërkova t'i shkruante në ' Facebook', por më tha se e kishte bllokuar pikërisht për këtë arsye. E hapi adresën dhe i shkroi në praninë time. Pas disa minutash, ai i ktheu përgjigje duke e ngacmuar edhe aty me fjalë. Pasi kisha të paktën një provë që e fajëson në veprimet që ai ka kryer, vendosa ta denoncoj këtu ( në polici) sepse nuk doja që kjo gjë të mbyllej vetëm me shkollën, por ai të marrë dënimin që meriton", ka deklaruar nëna e 14- vjeçares.

Vetë vajza në praninë e psikologes ka pohuar abuzimin e mësuesit të saj të Matematikë- Fizikës. 14vjeçarja ka deklaruar se një javë më parë mësuesi e kishte parë të kalonte e vetme në korridorin e shkollës dhe e kishte ndaluar duke e prekur në vende intime. Më pas minorenia ka rrëfyer se po e njëjta situatë i ka ndodhur edhe pas dy ditësh dhe çdo gjë ia kishte treguar nënës, pasi me shoqet kishte pasur frikë të hapej. Mandej, vajza ka rrëfyes se mësuesi i kishte kërkuar që të mos i tregonte askujt për këtë situatë, duke i premtuar se do i vinte nota të mira në lëndët që ai i jepte.

DËSHMIA E MËSUESIT

Edhe pse 64- vjeçari nuk e ka pranuar akuzën se ka kryer veprime të turpshme me nxënësen e tij, në polici ka dhënë dëshmi kontradikt­ore. Hasan Martani ka pohuar se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe se kjo është një histori e stisur nga vetë vajza. Ndërsa, përsa i përket dërgimit të mesazheve në "Facebook", ai ka Menjëherë pas ngjarjes, drejtoresh­a e shkollës 9- vjeçare "Mustafa Lleshi" në Kashar njoftoi për pezullimin e mësuesit Hasan Martani. Ajo është shprehur se çështja është nën hetim dhe menjëherë pas pezullimit të mësuesit 64- vjeçar, është njoftuar edhe Drejtoria Arsimore. Ndërkaq, drejtoresh­a e kësaj shkolle, si edhe stafi i mësimdhëni­es u morën në pyetje nga policia. Sipas drejtoresh­ës, ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës dhe se mësuesi Martani nuk njihej si një person problemati­k.

thënë se nuk kanë qenë me sens të keq, pasi nxënësit i ka trajtuar gjithnjë mirë dhe i mbante afër. 64- vjeçari ka rrëfyer se nuk ka asnjë tërheqje seksuale ndaj vajzës 14- vjeçare, por i pëlqejnë nxënësit që në shkollë janë të sjellshëm dhe me rezultate të mira.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania