Gazeta Shqiptare

Vritet me thikë në bark 27- vjeçari Altin Kodra, policia arreston autorin

I riu u qëllua për vdekje nga Vladimir Luli

- Njoftim Njoftim

Një

27- vjeçar u vra dje me thikë pas një përleshjej­e me një djalë një vit më të madh se ai. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme, në fshatin Çekrezë të Kamzës. Sipas policisë, viktimë e krimit të rëndë mbeti Altin Kodra, ndërsa në pranga u vu autori i dyshuar, Vladimir Luli. Burime pranë policisë bënë me dije se ngjarja ndodhi në momentin që 28- vjeçari Luli ishte duke rregulluar një tub uji pranë banesës së tij. Pas një konflikti mes dy të rinjve, ky i fundit qëlloi me thikë Altin Kodrën. I plagosur lehtë mbeti edhe vetë Vladimir Luli, pasi ishte qëlluar me sende të forta në trup. Menjëherë pas kësaj, dy të rinjtë u dërguan në Spitalin e Traumës, ku si pasojë e plagëve të marra në bark, 27- vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Burime e lartpërmen­dura sqaruan se paraprakis­ht dyshohet që shkak i krimit të ketë qenë një konflikt i çastit, por nuk përjashtoh­et që mes autorit dhe viktimës të ketë pasur

NGJARJA

Ngjarja u shënua dje, rreth orës 11: 55, në fshatin Çekrezë, Tiranë. 27- vjeçari Altin Kodra mori disa plagë në bark dhe për pasojë ndërroi jetë në spital. I riu u qëllua me thikë nga 28- vjeçari Vladimir Luli, i cili u arrestua në flagrancë nga policia.

edhe ndonjë konflikt të mëparshëm. Pas krimit të kryer, efektivë të Komisariat­it Nr. 5 në Tiranë arrestuan në flagrancë Vladimir Lulin, i cili akuzohet për "Vrasje me dashje". Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe thikën e përdorur në ngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. 28- vjeçari Vladimir

Luli është marrë në pyetje nga specialist­ët e Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, por për shkak të situatës së rënduar në të cilën ndodhej, nuk ka pranuar të japë detaje rreth ngjarjes. Ai ka treguar se do të flasë në një moment të dytë dhe se nuk kishte dashur ta vriste Altin, por situata i kishte dalë jashtë kontrollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania