Gazeta Shqiptare

"Vjehrri monstër ma masakroi motrën me sëpatë"

Vëllai i viktimës në "News 24": Vera u martua me djalin e vrasësit, edhe pse ai ishte ndarë nga 2 gra të tjera Anton Jaku: Ai e rrihte barbarisht, e nxori nga shtëpia me vajzën 1 vjeçe"

-

Monstra e ka rrahur b a r b a r i s h t motrën time dhe në fund e masakroi me sëpatë". Kështu deklaroi dje Anton Jaku, vëllai i Vera Totës, e cila u vra nga vjehrri i saj 75- vjeçar, Ndoc Tota. Një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Zhejë të Kurbinit, Jaku solli dëshmi tronditëse në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24". Ai rrëfeu me detaje për martesën e së motrës, largimin në Greqi, kthimin dhe më pas episodet e vazhdueshm­e të dhunës barbare ndaj saj nga vjehrri që e quan "monstër". Anton Jaku tha se motra e tij kishte 17 vite martesë me Arben Totën. "Sapo janë martuar, ata u larguan në Greqi dhe kanë qëndruar atje për 8- 9 muaj. Vera ishte shtatzënë dhe për të lindur erdhi në Shqipëri. Lindi vajzën që sot është 15 vjeçe e gjysmë. Ndërkohë, Arbeni vazhdonte të jetonte në Greqi, ndërsa Vera jetonte me prindërit e bashkëshor­tit. Pasi u bë vajza 1 vjeçe, ishte fëmijë që grindej e qante shpesh dhe për shkak të të qarave të saj, i nxitur nga e shoqja, vjehrri e ka rrahur barbarisht time motër dhe e ka dëbuar nga shtëpia bashkë me foshnjën. Vajza qante, u nxi nga të qarat", tha vëllai i viktimës. Sipas tij, kjo ishte hera e parë që familja u njoh me dhunën ndaj saj. Vera shkoi dhe u strehua tek ata bashkë me vajzën. Më pas nëpërmjet personave të tjerë, të afërm në Lezhë që insistuan për pajtim, familja e saj pranoi që ajo të kthehej tek shtëpia e burrit, por me një kusht të vetëm që Arbeni të mos ikte më në Greqi, por të jetonte pranë saj. Arbeni erdhi dhe e mori në Greqi me vete. "Jetuan atje për 10 vite pa probleme me njëri- tjetrin, sollën në jetë edhe një djalë, që është sot 10 vjeç. Më pas ( para 5 viteve) u kthyen në Shqipëri, rregulluan banesën dhe filluan punë; Arbeni si roje nate, ndërsa Vera fillimisht ka punuar në gjelbërim e më pas në një fabrikë këpucësh. Dy vite kaluan pothuajse në normalitet, pastaj ka filluar sërish dhuna. Ata nuk e pranonin si nuse dhe më parë e kanë ndarë Arbenin nga dy gra të tjera, me të cilat ka qenë i martuar. Vera nuk ankohej pothuajse asnjëherë në familjen e saj, fliste shumë pak", pohoi Anton Jaku. Në orët e para të mëngjesit të datës 3 maj, 75- vjeçari Ndoc Tota nga fshati Zhejë i Kurbinit vrau nusen e djalit të tij, Vera Totën. Kanë qenë fqinjët që kanë sinjalizua­r policinë, e cila mbërriti shpejt në vendngjarj­e dhe pak minuta më pas arrestoi autorin e krimit. Gjatë marrjes në pyetje, i moshuari deklaroi se deshi thjesht ta trembte 41vjeçaren, por jo ta vriste. Gjithashtu, Ndoc Tota pohoi se nusja e djalit e dhunonte dhe se krimin e kreu në kushtet e vetëmbrojt­jes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania