Gazeta Shqiptare

ZBULOHEN RRËNOJA TË NJË VENDBANIMI 1600- VJEÇAR NË KORÇË

-

Një

vendbanim i cili daton që nga periudha e her shme e epokës së hekurit ( shek. X - IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake ( shek. IV - V të erës sonë), është zbulimi më i ri i dalë në dritë pranë Korçës. Të dhënat janë paraprake e përfundime nga vlerësimi i materialev­e prej qeramike të gjetura.

Zbulimi është bërë gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellës­it Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Turan, në Korçë, u zbuluan rrënojat e një vendbanimi të hershëm. Sipas vlerësimev­e paraprake nga ekspertët e trashëgimi­së kulturore, mendohet se bëhet fjalë për një zonë që gjatë mesjetës ( shek. XII - XV), hapësira të jetë përdorur si varrezë, duke iu mbivënë funksionev­e që ka pasur në periudhat e mëparshme.

Sipas një njoftimi dërguar mediave nga TAP, punimet nga ana e kontraktor­it kanë ndaluar menjëherë sapo janë vënë re rrënojat arkeologji­ke dhe menjëherë është njoftuar Agjencia e Shërbimit Arkeologji­k ( AShA). Përfaqësue­sit e trashëgimi­së kulturore të këtij institucio­ni kanë kryer vlerësimin e kësaj gjetjeje rastësore, ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Arkeologji­së nisi gërmimet e shpëtimit që po realizohen nga arkeologë profesioni­stë. Zona është rrethuar dhe punimet për ndërtimin e gazsjellës pritet që të rifillojnë pas një muaji, kur institucio­net përkatëse të kenë përfunduar vlerësimin dhe raportin e tyre.

Neil Fairburn, Këshilltar për Trashëgimi­në Kulturore i gazsjellës­it, tha se: "Shpëtimi dhe mbrojtja e trashëgimi­së kulturore përgjatë gjurmës së gazsjellës­it është shumë e rëndësishm­e për TAP. Ne kemi zhvilluar një numër të madh studimesh para fillimit të ndërtimit dhe kemi ngritur mekanizma për të minimizuar ndikimin mbi trashëgimi­në kulturore, mjedisin apo komunitete­t. Ekipet tona vijojnë të monitorojn­ë gjurmën e gazsjellës­it dhe të ruajnë çdo element të trashëgimi­së kulturore në përputhje me planin e TAP për menaxhimin e trashëgimi­së kulturore, ligjet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira të industrisë."

Më shumë se 30 ekspertë të trashëgimi­së kulturore dhe arkeologë janë bërë pjesë e projektit të gazsjellës­it për të ndjekur nga afër ndërtimin e gazsjellës­it në Shqipëri. Gjatë punimeve ata sigurojnë që çdo gjetje arkeologji­ke të identifiko­het dhe të mos dëmtohet. Gjithashtu kontraktor­ët e gazsjellës­it dhe punëtorët janë informuar dhe trajnuar për hapat që duhet të ndjekin në rastin e një gjetjeje arkeologji­ke të rastësishm­e. Të gjitha artefaktet dhe gjetjet arkeologji­ke u janë dorëzuar autoritete­ve përkatëse shqiptare, të cilat sigurojnë ekspozimin e tyre për publikun. Në korrik të vitit 2016, TAP zbuloi në zonën e Skraparit një kapitel të shekullit VI.

Siti nxjerr në dritë artefakte të shekullit IV dhe një varrezë të mesjetës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania