Gazeta Shqiptare

Ambasada zbardh vizitën e kongresmen­ëve

-

Ambasada

amerikane në Tiranë zbardhi dje detaje vizitën e kongresmen­ëve në Shqipëri. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, ambasada thekson se në këtë takim u nënvizua partnerite­ti strategjik mes vendeve. "Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësue­sve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmen­i Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizoi partnerite­tin strategjik midis SHBA- ve dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin dhe çështjet rajonale", citohet në deklaratën e ambasadës së SHBA- ve. Delegacion­i i kongresmen­ëve amerikanë takoi në Tiranë presidenti­n Nishani, kreun e Kuvendit Meta, kreun e opozitës Basha dhe ministrin e Jashtëm, Bushatin.

Presidenti në detyrë, Bujar Nishani ka bindjen e plotë se Ilir Meta në krye të shtetit do të jetë një figurë që do të ofrojë ekuilibër në jetën politike. I ftuar në emisionin "Komiteti" të gazetarit Berat Buzhala, presidenti në detyrë u shpreh se eksperienc­a politike e Metës dhe veçanërish­t ajo në krye të Kuvendit të Shqipërisë e ndihmon për të qenë president i balancave politike. "Z. Meta ka një eksperienc­ë të gjatë politike dhe në shumicën e aktiviteti­t të tij politik ka treguar se është njeri i qasur nga ekuilibrat. Është i qasur nga paqësimi, kështu që besoj se edhe në pozicionin e presidenti­t, z. Meta do të jetë një figurë, e cila edhe për shkak të kësaj dialektike politike që ka në politikën shqiptare dhe institucio­ne do të vazhdojë ta ofrojë këtë", deklaroi z. Nishani. Referuar mungesës së opozitës për votimin në Kuvend të kreut të ri të shtetit, Nishani vuri në dukje se kjo nuk ka të bëjë me kandidatin, por me objektivat politike të partive. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Bujar Nishanin kur është zgjedhur president, në Kuvend ka munguar opozita e asaj kohe, sot në qeverisje.

Ndërsa një prononcim për "Express" gjatë vizitës në Kosovë, kreu i shtetit theksoi se nuk mund të njoftohej presidenti për një vendim të KZAZ- së së Kavajës. Presidenti tha se KQZ- ja e ka njoftuar se zgjedhjet në Kavajë nuk u zhvilluan për shkak se cenohej siguria kombëtare. Një situatë që sipas tij nuk qëndron, pasi në të kundërt, pra nëse ky argument do të ishte i vërtetë, presidenti do duhej të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sipas tij, presidenti njoftohet kur ka një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor në Kavajë, vendim i cili ende nuk është marrë. Kreu i shtetit deklaroi se ' fati' i zgjedhjeve të Kavajës duhej t'i ishte adresuar edhe nga Këshilli i Ministrave, apo nga një vendim i Kolegjit Zgjedhor, por në asnjë rast nga një Komision Zonal i Administri­mit Zgjedhor. "Nuk mund të lihet vendimi në duart e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania