Gazeta Shqiptare

Vrasja e Pudjas pa autor, të dyshuarit akuzohen për "moskallëzi­m krimi"

Hetuesit kërkuan rindërtimi­n e ngjarjes, kapanoni i hashashit ishte shkatërrua­r Prokuroria vijon hetimin për kultivimin e drogës

-

Prokuroria e Tiranës u komunikoi tre person ave të arrestuar për vrasjen e Besnik Pudjas, akuzën e ngritur ndaj tyre. Kur kanë kaluar 7 muaj nga vrasja e 36- vjeçarit, ngjarje e ndodhur në një kapanon të tharjes së lëndës narkotike në Kollogjesh të Shëngjergj­it, organi i akuzës u komunikoi të dyshuarve Alges Liçi, Dritan Buzo dhe Halit Dusha akuzën e "moskallëzi­mit të krimit". Tre të pandehurit u ndaluan pas vrasjes së ish- ushtarit profesioni­st, por që nga hetimet rezultoi se asnjë prej tyre nuk është autor i ngjarjes së ndodhur në tetor të vitit të shkuar. Sipas prokuroris­ë, ata akuzohen se kanë qenë në vendin e krimit, madje Alges Liçi ka mbetur edhe vetë i plagosur në krah. Të tre personat kanë deklaruar se Besnik Pudja është vetëvrarë me pistoletë, por në raportin balistik të hartuar nga ekspertët thuhet se ai nuk kishte qëlluar me armë, pasi në duart e tij nuk është gjetur asnjë mbetje baruti. Ndërkaq, pak ditë pas krimit, në fotot e publikuara nga policia vihej re se në mes të këmbëve të viktimës ishte edhe një pistoletë tip "TT", por që në vendin e ngjarjes u gjendën edhe dy gëzhoja kallashnik­ovi. Për këtë arsye, dyshimet janë se 36vjeçari është vrarë nga persona të tjerë dhe se nuk ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë që tre të pandehurit do të përballen me drejtësinë për akuzën e ngritur ndaj tyre, nga ana tjetër prokuroria është duke vijuar hetimet për të zbuluar autorin e vrasjes së Besnik Pudjas. Fillimisht për këtë të fundit u tha se kishte kryer

vetëvrasje, por në fazat e para të hetimeve u zbulua se 36- vjeçari ishte i vrarë nga një person, i cili nuk është identifiku­ar ende. Po ashtu, hetimet janë duke vijuar edhe për identifiki­min e personave që kultivonin hashash në vendin ku u gjet

i pajetë Pudja, pasi ai ambient ishte përshtatur për tharjen e bimës narkotike dhe se pranë kapanonit u zbuluan edhe rrënjë kanabisi. Pikërisht për këtë gjë, hetuesit dyshojnë se Pudja mund të jetë vrarë për shkak të kultivimit të drogës. Tre të pandehurit Alges Liçi, Dritan Buzo dhe Halit Dusha akuzohen nga prokuroria për veprën penale të "moskallëzi­mit të krimit". Sipas organit të akuzës, të tre këta persona kanë qenë në vendin ku ndodhi krimi, madje Alges Liçi mbeti edhe vetë i plagosur në krah. Pas arrestimit, ata thanë se Besnik Pudja kishte kryer vetëvrasje.

Burime pranë prokuroris­ë bënë me dije se vetëm pak ditë më parë, në vendin ku u gjet i pajetë Besnik Pudja kanë shkuar sërish hetuesit e çështjes për të kryer edhe një herë rindërtimi­n e ngjarjes nga do të përcaktohe­j saktë nëse 36- vjeçari kishte kryer vetëvrasje, apo ishte vrarë nga persona të tjerë. Por, sipas të njëjtave burime, mësohet se kapanoni ku Pudja u gjet i vrarë ishte shkatërrua­r, çka ka bërë që eksperimen­ti që ishte përgatitur të kryhej nga oficerët e policisë gjyqësore të dështonte. Ndërkaq, hetuesit do të vijojnë sërish hetimet për të zbuluar të vërtetën e vrasjes së ish- ushtarit profesioni­t, Besnik Pudjas, si dhe identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit.

 ??  ?? Besnik Pudja
Besnik Pudja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania