Gazeta Shqiptare

Gabimi i PD, protesta u mbyll pa marrë vesh të ardhmen

- Nga Blendi Fevziu

( vijon nga faqja 1)

... mbi numrat dhe pjesëmarrj­en, debat që në fakt nuk të çon askund, ajo që është më shqetësues­e, është pyetja: Ku do shkojë opozita dhe cili është hapi i mëtejshëm i saj?

Them që debati për numrat s’ka asnjë rëndësi, sepse në thelb, nuk është ai vendimtar, por ideja që PDja ka për të vijuar më tej. Varësisht hapave që do vendosë të bëjë dhe veprimeve që ndërpritet të marrë, PD– së mund t’i mjaftojnë për të pasur sukses edhe gjysma e atyre që kishte në bulevard dhe mund të mos i mjaftojë në një formë tjetër as pesëfishi i atyre që ishin sot. Beteja politike nuk është çështje numrash, por idesh, bindjeje dhe qartësie për t’i frymëzuar qytetarët.

Në një editorial të thuajse 10 ditëve më parë, kisha shkruar se bllokimi i zgjedhjeve dhe suksesi i opozitës varej nga dy gjëra: e para nga mbështetja ndërkombët­are, dhe e dyta nga nxitja e një proteste masive popullore. Pra konsensusi popullor.

Kur flitet për protestë popullore, nuk flitet për mbështetës që dalin në një miting, sepse çdo parti e madhe i ka numrat e saj dhe mund ta organizojë gjithnjë një miting të tillë, por flitet për pakënaqësi popullore, që organizohe­t dhe pro- teston vetë, që çon në paralizimi­n e shtetit dhe në rrëzimin e tij. Shembuj të tillë kemi shumë në botë.

Për fatin e keq, PD- ja nuk duket se po arrin asnjërën nga këto. Mbështetja ndërkombët­are, ashtu siç edhe pritej, nuk është në favor të aksionit për të bllokuar zgjedhjet dhe as për të penguar zhvillimin e tyre. Një sërë deklaratas­h kanë shkuar në favor të qeverisë për zgjedhjet e 18 qershorit. Për fat të keq, edhe falë këtyre deklaratav­e, ato rrezikojnë të jenë zgjedhjet më absurde që nga koha e komunizmit dhe Shqipëria, rrezikon të bëhet i vetmi vend që nga gadishulli i Kamcatkës e deri në Ishullin Britanik që parlamenti është monokolor. Ky nuk është vetëm turp, por edhe rrezik real për demokracin­ë. Mbështetja masive popullore mbetej rruga e dytë dhe e vetme e opozitës për t’u imponuar. Në fakt, pas 3 muajsh protestë, mbështetja ka mbetur brenda atyre që votojnë opozitën ( dhe që nuk janë pak në Shqipëri), por duket se nuk ka shkuar më tej. Sot, PD- ja ka organizuar një protestë nga e cila qytetarët janë larguar pa kuptuar se si do të vijojnë. Kjo nuk duhej të ndodhte. Tani koha nuk punon në favor të opozitës. Qeveria e ka axhendën e saj të qartë: zgjedhjet e 18 qershorit dhe rikonfirmi­mi i një super- mazhorance që kërkon të shkojë më tej. Pra mbështetës­it e mazhorancë­s e dinë se çfarë do bëjnë dhe ku do shkojnë. Ata të PDsë, sot nuk kuptuan konkretish­t atë që do të vijojë. Aq më pak qytetarët e tjerë që duan t’iu bashkohen atyre. Paqartësia në politikë, është më vrastare sesa mediokrite­ti.

PD- ja nuk i dha sot përgjigje pyetjes thelbësore: Ç’do bëjë më tej? Ajo duhet të qartësojë sa më parë qëndrimin dhe axhendën e saj, cilado qoftë ajo, sepse nëse hyn në stinën e pushimeve pa një ide të qartë, rikthimi aty ku u la në shtator do të jetë shumë më i vështirë. Ndaj lidershipi i saj duhet t’i përgjigjet pyetjes që e bëjnë sot, besoj të gjithë: Ç’do ndodhë më tej?

“Opinion. al”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania