Gazeta Shqiptare

Balla: PD- ja ka hyrë në një tunel, Gjiknuri: Na mbështesin ndërkombët­arët

Deputetët e PS vijojnë fushatën, kërkojnë pjesëmarrj­e në zgjedhje

-

Deputetët

socialistë, të shpërndarë për fushatën e zgjedhjeve të 18 qershorit, u bëjnë thirrje shqiptarëv­e të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 18 qershorit. Kështu, gjatë takimeve të zhvilluara në Himarë dhe Lukovë, Damian Gjiknuri ka ftuar dhe emigrantët të bëhen pjesë e procesit. Ndërkohë, në Gramsh e Cërrik, Taulant Balla ftoi të rinjtë të votojnë PS- në, si alternativ­a që u ofron punësim e reforma. Drejtuesi i fushatës së PS- së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka kërkuar nga emigrantët të kthehen në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 18 qershorit. "E rëndësishm­e është që ata të vijnë, të marrin pjesë në votime dhe, siç e thashë, një pjesëmarrj­e e lartë në votime do të na japë qëndrueshm­ëri në qeverisje për 4 vitet e ardhshme. Me mbështetje­n ndërkombët­are dhe me thellimin e reformave, jam i sigurt se qeveria në mandatin e ardhshëm do të jetë jash- tëzakonish­t shumë më e mirë", - tha dje, Gjiknuri në Himarë. "Protesta e dështuar e PD- së sot tregon se ata, për fat të keq, kanë hyrë në një tunel pa fund. Ne bëmë gjithçka për t'i nxjerrë nga tuneli, ofruam gjithçka, por nuk mund të presim derisa Saliu të bindet se Luli nuk e bën dot atë punë. Nuk presim dot! Kështu që, PD- ja le të vazhdojë në tunel, ne duhet të vazhdojmë angazhimin që kemi ndaj Gramshit dhe ndaj Shqipërisë që duam. Kemi detyrë shumë historike përpara të cilën do ta bëjmë me Gramshin, me të rinjtë e të rejat e Gramshit dhe me popullin shumë të nderuar të Gramshit, i cili gjithmonë i ka dhënë fitore PS- së", - u shpreh Balla në Gramsh.

 ??  ?? Deputeti i PS- së, Taulant Balla dje në Gramsh
Deputeti i PS- së, Taulant Balla dje në Gramsh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania