Gazeta Shqiptare

Familja shqiptare në Ditën Ndërkombët­are të Familjes

-

agimi për ta parandalua­r duket i mefshtë. E ndërsa institucio­net caktojnë kritere për të përfshirë gratë në vendimmarr­je, qindra gra u drejtohen dyerve të policisë dhe gjykatave të nxira e të gjakosura, të dhunuara, të poshtëruar­a për të kërkuar mbrojtje dhe për të parandalua­r një krim të mundshëm familjar.

Familja sot është streha më e pasigurt për gratë dhe vajzat shqiptare, pasi është kthyer në vendin ku ndaj tyre ushtrohet dhunë më shumë se kudo. Të njëjtën krisje kanë pësuar edhe marrëdhëni­et ndërmjet brezave, duke përfshirë ato prind- fëmijë dhe ato që kanë të bëjnë me brezin më të vjetër.

Krimi në familje është kthyer në një fenomen të frikshëm, dhe kjo ndikon negativish­t jo vetëm në integritet­in fizik, psikologji­k, ekonomik dhe social të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë ( grave, fëm- ijëve dhe të moshuarve), por edhe në stabilitet­in e familjes tradiciona­le, pasi shoqëria shqiptare nuk i ka ende instrument­et e duhura për ta përballuar krizën e familjes.

Raportet zyrtare tregojnë se fenomeni i krimit në familje rritet vit pas viti. Burri që vret gruan, gruaja që vret burrin, babai që përdhunon të bijën, vëllai që rreh motrën, fëmija që vret prindërit, vëllai që vret vëllanë, prindër që detyrojnë vajzën të prostituoj­ë, nëna që braktis foshnjën etj.

Për vite me radhë dhuna mes partnerëve në familje është konceptuar si problem privat, që duhet zgjidhur nga vetë partnerët ose me ndihmën e rrethit të ngushtë familjar, për të ruajtur "fytyrën e familjes". Kjo është njëra anë, pasi problem mbetet raporti i ligjit me zbatueshmë­rinë e tij. Me gjithë ekzistencë­n e ligjeve që mbrojnë viktimat e dhunës në familje, fatkeqësis­ht ato kanë fatin e shumë ligjeve të tjera në shtetin tonë, të shkruara bukur dhe me standarde euroatlant­ike, por të pazbatuara. Po të shikojmë politikat dhe qëndrimet proaktive të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, rezulton se: është krijuar një strukturë e posaçme për mbrojtjen e fëmijëve dhe viktimave të dhunës në familje; janë bërë përmirësim­e ligjore në këtë drejtim; janë kryer trajnime të vazhdueshm­e për punonjësit që janë të angazhuar drejtpërdr­ejt në parandalim­in e dhunës në familje, por gjithçka vijon të mbetet si më parë. Pra pushteti vendor, autorite- tet shtetërore, shërbimet sociale, shkollat, gjykatat dhe policia, deri tani janë treguar të pafuqishme për të frenuar këtë dukuri masive në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Dhuna në familje nuk mund të zgjidhet vetëm nga Policia e Shtetit ( e cila duhet të përshëndet­et, se po kryen si kudo edhe detyrat e agjencive të tjera apo shoqërisë civile), por duhen marrë masa të gërshetuar­a nga shumë institucio­ne, duke përfshirë edhe ndihmën ndaj dhunuesit që të përmirësoh­et, edhe ndihmën ndaj fëmijëve, që dhunohen bashkë me nënat në familje, e që rrezikojnë të bëhen përsëritës të dhunës vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër, mediat tona i pasqyrojnë ngjarje të tilla në media pa kriter, duke qenë më të interesuar­a për të mbushur kronikat e zeza nëpër faqet e gazetave, sesa për të kuptuar problemin në thellësi ose për të ndër- marrë iniciativa ndaj këtij fenomeni. Kjo e rëndon akoma më shumë psikikën tonë dhe atmosferën në jetën e qytetarit të thjeshtë. Jo rrallë media është kthyer në media- violencë. Dhuna që jepet në to, jo vetëm ka rritur potenciali­n dhe shfaqjet agresive e antisocial­e, por ka nxitur imitimin, modelin për t'u ndjekur: atë të heroit agresiv, kriminal, të dhunshëm dhe të pashpirt. 2. Tkurrja e familjes Të dhënat tregojnë se familja po tkurret dhe zvogëlohet nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, po përjeton një proces pothuajse degradues, duke shfaqur prirjen e shpërbërje­s. Numri i personave për familje ka zbritur nën 4 persona, pra çiftet nuk po riprodhojn­ë as vetveten. Ndërkaq, shtimi marramendë­s i divorceve me një rritje vjetore dyshifrore jo rrallë nxit konflikte e krime në familje. Këto nuk janë shenja, janë provat e tronditjes së thellë të marrëdhëni­es sociale.

Një raport i fundit nga INSTAT- i shumë i detajuar sjell të dhëna për dinamikën e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave, shihet që numri i lindjeve është ulur me 8.5%, ndërsa abortet i janë rikthyer rritjes. Nga ana tjetër, martesat që shkuan në divorc janë rritur me 24%.

3. Ndryshimi i familjes tradiciona­le shqiptare

Në vitet e fundit, koncepti i familjes, por edhe vetë familja shqiptare është duke kaluar një krizë të madhe. Një krizë, e cila ia ka ndryshuar përgjithmo­në fytyrën familjes tradiciona­le shqiptare. E kaluar është familja me gjysh, gjyshe, kushërinj e kushërira. Tashmë familja përgjithës­isht përbëhet vetëm familja e ngushtë konjugale nga prindërit dhe fëmijët, duke harruar "familjen e zgjeruar" nukleare, pjesë e së cilës janë edhe dajat, hallat, xhaxhallar­ët, tezet, kushërinjt­ë dhe farefisi, të cilët, pavarësish­t se shkencat sociologji­ke i trajtojnë si pjesë të familjes, ne i kemi përzënë nga parajsa familjare dhe takohemi vetëm në raste vakie.

Shndërrimi i shoqërisë, nga një shoqëri tradiciona­le dhe e mbyllur në një shoqëri të hapur kapitalist­e, si dhe ndryshimet rrënjësore sociale e ekonomike, kanë krijuar një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më përpara. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit nga sociologë të ndryshëm, kjo krizë ishte e pritshme dhe e pashmangsh­me. Pretendimi i tyre se këto fenomene, nuk janë vetëm shqiptare, por mbarëbotër­ore, janë rrjedhojë e modernizim­it të familjes, se shoqëria perëndimor­e duket sikur e ka "vrarë familjen tradiciona­le", duke u organizuar në mënyrë të tillë që individi ta ketë të mundur ekzistencë­n edhe jashtë gjirit të familjes; është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se këto shoqëri e kompensojn­ë këtë boshllëk me progresin e bërë nga shoqëritë perëndimor­e në drejtim të sigurimeve shoqërore dhe të përkrahjes sociale të njerëzve, i cili synon plotësimin e zbrazëtisë së krijuar nga kriza e familjes: njeriu e humb familjen, por shoqëria i gjendet me krijimin e disa kushteve duke mos e lënë në mëshirën e fatit. Kurse shoqëria shqiptare është ende larg krijimit të kushteve të tilla, dhe kjo është arsyeja pse kriza e familjes shqiptare bëhet edhe më e mprehtë.

Në Ditën Botërore të Familjes, apeli më i mirë është rritja e vëmendjes ndaj familjes, duke zbatuar një politikë strehimi tepër lehtësuese për familjet e reja, lehtësi në punësimin e tyre si dhe ndihma direkte për shkollimin e fëmijëve për familjet në nevojë. Për ta nxjerrë shoqërinë nga problemati­ka e ditëve të sotme, është e nevojshme që familjet në nevojë të trajtohen me lehtësira financiare. Të hapen rrugë dhe perspektiv­a për to, të reduktohet varfëria, të luftohen krimi, droga, të parandaloh­en dhe të luftohen sëmundjet seksualish­t të transmetue­shme etj.

Procesi i rimëkëmbje­s së familjes, është një proces që ecën paralelish­t me proceset e tjera të zhvillimit ekonomik, social e kulturor, atij juridik e ligjor, atë të luftës kundër korrupsion­it, krimit të organizuar e ordiner. Ky proces duhet parë si një betejë me të keqen e madhe, ku hapi i parë duhet të jetë ai i pranimit të realitetit; se deri më sot shteti shqiptar, me gjithë organizmat politikë e shoqërorë, ka dështuar t'ia dalë për të frenuar fenomenin e "rrënimit" të familjes. Ky nuk do të ishte vetëm hapi i parë, por edhe një pikë kthese, një lëvizje që do të ndizte dritëzën e shpresës për frenimin e shkatërrim­it të bërthamës së shoqërisë shqiptare, familjes.

Kërkohet që ndërhyrjet e efektshme në rastet e dhunës në familje të bëhen nga të gjitha agjencitë e ngarkuara me ligj, si dhe të institucio­nalizohen procedura që: vendosin në qendër sigurinë e viktimave, përmirësoj­në llogaridhë­nien e autorëve të dhunës, dhe ndryshojnë mjedisin komunitar, që të mos tolerojë dhunën në familje.

Në përfundim dua të risjell në kujtesën e të gjithëve apelin e Papa Françeskut në fjalimin e Krishtlind­jeve në Vatikan në vitin 2014: "Të kujdesemi. Të kujdesemi për shumë gjëra... Por sidomos, kujdesuni për familjen! Familja është thesar, fëmijët janë thesar. Luani me fëmijët: është kaq bukur! Kjo do të thotë të mbjellësh farën e së ardhmes".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania