Gazeta Shqiptare

Rama, grup pune për një ofertë të re mbi paketën "McAllister"

Kryeminist­ri, 50' kokë më kokë me Lu, anulon takimin elektoral në Dibër Arsyet pse kreu i qeverisë kundërshto­i propozimet e Bashës

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama ka vendosur t'i japë një mundësi opozitës për gjetjen e një kompromisi. Burimet për median bënë me dije se ai kishte ngritur një grup pune për të shqyrtuar paketën që iu propozua dje kryet të PD- së dhe aleatëve të tij, e cila në bazë kishte paketën "McAllister", por edhe propozimet e kryeminist­rit Edi Rama, bërë këto publike pak ditë pas vizitës së të dërguarit të Merkel. Të njëjtat burime cituar nga mediat thanë se kryeminist­ri ka pritur që të ketë një reflektim të opozitës dje dhe ka qëndruar i heshtur pa bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë temë, për të mos ndikuar në vendimin e opozitës. Ndërkohë, ai priti në zyrë ambasadori­n e SHBA- ve, Donald Lu, rreth orës 11: 25. Ky takim që zgjati rreth 50 minuta mendohet të jetë fokusuar në deklaratat e zv. ndihmës sekretarit amerikan, Hyot Yee, një ditë më parë. Yee i pati lënë një afat opozitës deri dje rreth orës 16: 00, por duket se nuk pati ndonjë reagim zyrtar. Ndërkohë po dje, kryeminist­ri Rama pati lajmëruar një takim elektoral me të rinj që votojnë për herë të parë në qarkun e Dibrës. Fillimisht u tha se ai u anulua për shkak të motit, por arsyeja e vërtetë duket se ishin negociatat apo më saktë pritja e një përgjigjej­e nga opozita, e cila nëse do të ishte pozitive, do të detyronte një takim të mundshëm RamaBasha. Nga ana tjetër, Rama mendohet të ketë anuluar këtë takim pikërisht për të shmangur komentet politike që lidhen me qëndrimet e opozitës, në mënyrë që të mos ndikonte në momentet e vendosjes së opozitës. Në negociatat e fundit midis Ramës e Bashës, në zyrën e presidenti­t Nishani, kryeminist­ri ofroi më pak se paketa "McAllister", që ofronte 4 ministra

për opozitën si dhe postin e zv. kryeminist­rit. Në këtë paketë, gjithashtu ofrohej shtyrje e procesit zgjedhor deri më 16 korrik si dhe zëvendësim­i i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga kryeminist­ri dhe të aprovuar nga opozi-

ta. Kjo paketë parashikon­te edhe zgjedhjen me konsensus të Presidenti­t të Republikës, i cili tashmë u zgjodh dhe Avokatit të Popullit. Po kështu, opozitës i ofrohej edhe kreu i KQZ- së. Ndërsa Rama, në propozimet e tij të pak ditëve pas largimit të dy ne- "Për sa i përket kërkesës këmbëngulë­se të PD- së për numërim dhe votim elektronik, kam propozuar që një ministër i Partisë Demokratik­e të bëhet pjesë e qeverisë për të përgatitur një projekt të besueshëm. Nëse certifikoh­en si të besueshme, atëherë t'i zbatojmë në zgjedhjet e ardhshme", ishte propozimi i Ramës pak ditë më parë.

gociatorëv­e të BE- së shtroi një tjetër ofertë, ku nuk diskutohej shtyrja e datës së zgjedhjeve nga 18 qershori. "Oferta që unë i kam bërë PDsë është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve ku PD- ja të ketë të dy sytë në

proces nga brenda qeverisë me një zv/ kryeminist­ër që të propozohet nga Partia Demokratik­e, por të vijë jo nga radhët e PD- së dhe së bashku me 3 përfaqësue­s, të SHBA- ve, të BE dhe OSBE të krijojë një task- force për të siguruar që shteti dhe asetet

shtetërore nuk keqpërdore­n për fushatë elektorale. Tre zv/ ministra të propozuar nga PD- ja, por jo nga radhët e saj të vendosen në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Arsimit", ofroi Rama pas negociatav­e të presidenti.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania