Gazeta Shqiptare

Basha me aleatët: Rama refuzoi shtyrjen e zgjedhjeve

Prapaskena­t e negociatav­e, si e rrëzoi Rama marrëveshj­en me PD- në Opozita, dakord për vetingun dhe paketën "McAllister+"

-

Mazhoranca dhe opozita as dje nuk mundën të gjejnë dakordësin­ë mes tyre për zgjidhjen e krizës politike. Çështja e shtyrjes së zgjedhjeve dhe lëshimet mbi të duken se kanë rikthyer palët në pozicionet e mëparshme. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, takoi dje tri herë aleatët dhe dy herë edhe ishkryetar­in Sali Berisha. Z. Basha nuk foli në çadrën e protestës në bulevard, ndërsa shtyu mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamenta­r. Një ditë pas takimeve me zyrtarin e lartë të DASH, Hoyt Brian Yee, mazhoranca dhe opozita tentuan një tjetër raund negociatas­h për daljen nga kriza, por dështuan në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët. Ajo që u duk si shpresë për zgjidhjen e krizës politike është shuar. Edhe pse e djeshmja ishte një ditë e ngjeshur takimesh, nuk ka asnjë marrëveshj­e mes palëve politike dhe shkak mendohet se është bërë data e zgjedhjeve, për të cilën nuk është rënë dakord. Sipas burimeve pranë të dy kampeve, kryetari i PD- së, Lulzim Basha pas angazhimit në takimin me Hoyt Brian Yee, iu rikthye paketës "McAllister". Burimet thanë se ai kishte përpiluar një listë me pika, ku palët mund të gjenin marrëveshj­e. Kjo do të konsideroh­ej edhe përgjigjja e tij për këtë paketë. Mësohet se kreu i opozitës, Basha pas takimit me aleatët, ia ka dorëzuar përgjigjen e tij Ramës që në orën 12.00, duke i lënë afat kryeminist­rit deri në orën 16.00 të kthente një përgjigje. Mësohet se kreu i qeverisë është përgjigjur rreth orës 19.00 duke e refuzuar paketën "McAllister". Madje, Rama ka bërë një hap pas edhe në gjëra që ai i ka pranuar më herët, siç ishte zgjedhja e një zv. kryeminist­ri të propozuar nga opozita. Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi të shtyrjes së datës së zgjedhjeve, duke mbështetur vetëm 18 qershorin. Ai ka ofruar vetëm 2 ministra pa portofol në qeveri. Konkretish­t, Rama ka hequr dorë nga postet ministrore, që do t'i jepeshin opozitën sipas paketës "McAllister", të pranuar edhe nga zv. ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee. Rama është dakord që opozitës t'i jepet vetëm posti i ministrit të Arsimit dhe e drejta për të emëruar drejtorët e policisë nëpër qarqe dhe asgjë më tepër. Pra, paketa "McAllister" me ndryshimet përkatëse, e mbështetur nga zyrtari i DASH, Yee, është rrëzuar pothuajse tërësisht nga kryeminist­ri. Nga ana tjetër, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe partitë opozitare e kanë pranuar Pas takimit të dytë me z. Berisha, gazetarët e pyetën z. Bashën se çfarë diskutuan dhe nëse do të pranojë paketën “McAllister”. Por në mungesë të përgjigjes, kreu i PD- së bëri batutën: “Makarona me sallatë domate dhe qershi në fund”.

paketën "McAllister" të mbështetur nga Yee dhe janë shprehur të gatshëm të votojnë vetingun. Në të tilla kushte refuzimi nga kryeminist­ri Rama duket se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në "çadrën e lirisë". Pikërisht për të informuar rreth përgjigjes së kryeminist­rit, z. Basha mblodhi mbrëmë aleatët për herë të tretë brenda ditës. Takimi zgjati vetëm 20 minuta dhe ishte informues.

Burime brenda takimit bëjnë me dije se Basha u ka thënë aleatëve se Rama është tërhequr nga paketa e "McAllisër", ndërsa nuk tërhiqet nga 18 qershori, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas Partisë Demokratik­e, Basha ka pranuar paketën "McAllister", duke hequr dorë në një farë mënyre nga kërkesat e saj ekstreme për dorëheqje të Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike. Më herët u më-

sua se kryeminist­ri Rama ka propozuar si datë të zgjedhjes periudhën nga 18 qershori deri në 23 korrik, brenda kornizës kushtetues­e, por opozita ka kërkuar shtyrje të zgjedhjeve deri në vjeshtë. Rihapja e diskutimit për paketën "McAllister" erdhi pas takimeve që pati zyrtari i lartë i DASH me kryeminist­rin Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha. Tashmë pritet reagimi SHBA- ve

nëpërmjet ambasadori­t Donald Lu. Pas dështimit të negociatav­e mes palëve politike, duket se skenari i PDsë nuk do të ndryshojë. Burimet brenda PD- së pohojnë se opozita do të vijojë të qëndrojë në çadër duke protestuar. Sipas burimeve, ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Bashës me aleatët. Në këto kushte, opozita do të vijojë protestën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania