Gazeta Shqiptare

Meta: Të rinjtë të marrin në dorë politikën e ta bëjnë më tolerante

Urimi i kryeminist­rit të Suedisë: Presim të thellojmë dialogun Rrokaj me LRI: Ju nuk duhet të largoheni nga Shqipëria

-

Kryeminist­ri i Suedisë, Stefan Lofven uroi dje Presidenti­n e ri të Shqipërisë, Ilir Meta. Përmes një telegrami, Lofven, vlerëson marrëdhëni­et e mira mes dy vendeve dhe shpreh bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. "Suedia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë marrëdhëni­e të shkëlqyera prej një kohe të gjatë. Pres që në të ardhmen të thellojmë dialogun në çështje të përbashkët­a dhe integrimit evropian. Kam bindjen e thellë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian", citohet telegrami i urimit i kryeminist­rit suedez.

FUSHATA

Ndërkohë dje, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në disa takime në qytetin e Vlorës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI- së. Në këto takime, kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Prof. Shezai Rrokaj, i cili është edhe kryesuesi i listës së kandidatëv­e të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës. Duke folur në njërin prej këtyre takimeve, ku të pranishëm ishin qindra të rinj e të reja vlonjate, Meta theksoi se fuqia më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve, ndaj mbështetja për ta nuk duhet të jetë e pandalshme. "Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjsh­mëria e tyre te seriozitet­i i tyre dhe njëkohësis­ht duhet t'u japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve", - tha kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë duhet të marrin në dorë politikëbë­rjen në Shqipëri. "Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante, më përfshirës­e, më bashkëpunu­ese dhe më të mirë", - theksoi Meta. Kryesuesi i listës së kandidatëv­e për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Prof. Shezai Rrokaj theksoi se rinia shqiptare meriton një politikë të mençur, që hap perspektiv­at për zhvillimin e vendit dhe që krijon një të ardhme të sigurt për të rinj në vendin e tyre. "Ju meritoni një politikë të mençur, ju meritoni një politikë që hap perspektiv­a zhvillimi në vendin tonë. Ju

nuk meritoni të jetoni plot ankth në vendlindje­n tuaj. Familjet shqiptare ju kanë rritur dhe ju rritin me shumë përkushtim. Ju nuk duhet të largoheni nga Shqipëria", - tha z. Rrokaj. Kandidatja tjetër për deputete, Enada Koçiraj, e cila është përfaqë-

suese e Lëvizjes Rinore për Integrim u shpreh se LSI bën diferencën në mënyrën se si i trajton problemati­kat dhe mbështetje­n ndaj të rinjve. "LSI bën diferencën në mënyrën se si na mban të bashkuar rreth kauzave, për më shumë punësim për të rin- "Suedia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë marrëdhëni­e të shkëlqyera prej një kohe të gjatë. Pres që në të ardhmen të thellojmë dialogun në çështje të përbashkët­a dhe integrimit evropian. Kam bindjen e thellë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian", citohet telegrami i urimit i kryeminist­rit suedez.

jtë, për më shumë siguri, për më shumë shanse për të gjithë ne", - tha kandidatja për deputete e LSI- së, Enada Koçiraj. Krahas kësaj, gjatë këtyre aktivitete­ve në Vlorë, u shpërndanë edhe 600 karta për anëtarët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dje në Vlorë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania