Gazeta Shqiptare

"Drejtësia", Hysi: Kemi hyrë në folenë e grerëzave

Ekspertë të Ligjeve diskutojnë për rolin e institucio­neve të reja të sistemit të drejtësisë "Disa gjyqtarë e prokurorë po bëjnë rezistencë për zbatimin e reformës"

- Darina Tanushi

Kryetarja e Komision it të Ligjeve, deputet ja socialiste Vasilika Hysi akuzoi dje një pjesë të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e se po pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Në një tryezë të zhvilluar nga koalicioni "Drejtësi për të gjithë", ekspertë të nivelit të lartë për reformën, të shkollës së magjistrat­urës dhe fakultetit juridik diskutuan mbi rolin dhe funksionim­in e institucio­neve të reja të sistemit të drejtësisë. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi tha gjatë fjalës së saj: "Kam kuptuar - dhe e them këtë me të fortë - që kemi hyrë në folenë e grenzave. Kur kemi marrë paketën e ndryshimev­e kushtetues­e të reformës në drejtësi, kur lexonim ligjet, na dukeshin shumë të mira, por kur i rilexuam kuptuam që kemi futur dorën në folenë e grenzave. Pra ka shumë rezistencë, pasi ka shumë nevojë për ndryshime, shumë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm i presim, por nuk kanë atë kurajën të dalin hapur dhe të thonë ' këto janë ligjet që ne kemi nevojë'". "Ndërkohë që, - shtoi ajo, - një pjesë tjetër e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, tamam si ato grenzat janë sulur në të gjitha drejtimet dhe kanë krijuar disa vështirësi në zbatimin e kësaj reforme". Sipas saj, pickues është edhe vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për ligjin e sta-

tusit të gjyqtarëve. "Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për ndryshimin e disa neneve për zëvendësim­in apo deklarimin antikushte­tues të disa neneve na ka vënë në vështirësi, pasi nuk e kuptojmë çfarë kanë dashur të thonë dhe çfarë duhet të bëjmë, pra nuk jemi në gjendje të draftojmë ndryshimet që duhen, nuk dimë çfarë duhet të shtojmë", - tha Hysi. Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se, panorama për reformën në drejtësi paraqitet "frëngji përmbi frëngji". "Avokati i Popullit nxit dhe inkurajon forcat politike të shfaqin vull-

net për përmbushje­n dhe çuarjen deri në fund të kësaj reforme", - tha Totozani.

Ai përmendi edhe punën që është bërë për listimin e kandidatëv­e për KLGJ e KLP. "Procesi ka ecur, dhe ne me kënaqësi konstatojm­ë se kemi përfunduar pjesën tonë të procedurës që i takon procesit të vetingut, sikurse edhe pjesën e procedurës që i takon kandidimit për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e Avokatisë. Përsëri vlerësojmë se sfida më e madhe mbetet gara me kohën", - tha Totozani. Sipas tij, "sistemi gjyqësor shqiptar ka të nevojshme të reformohet në elementet e organizmit, pavarësisë, paanshmëri­së, përgjegjsh­mëri, profesiona­lizmit, administri­mit, eficencës, transparen­cës dhe ekzekutimi­t të vendimeve gjyqësore për realizimin e të drejtave themelore të individ- "Procesi ka ecur dhe ne me kënaqësi konstatojm­ë se kemi përfunduar pjesën tonë të procedurës që i takon procesit të vetingut, sikurse edhe pjesën e procedurës që i takon kandidimit për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e Avokatisë. Përsëri vlerësojmë se sfida më e madhe mbetet gara me kohën", - tha Totozani.

it. Sot mund të themi se në praktikë janë konstatuar probleme serioze të ndikueshmë­risë politike dhe financiare të gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre". "Një tjetër shqetësim është mosfunksio­nimi me kapacitet të plotë i Gjykatës Kushtetues­e, ku nga 9 anëtarë, 1ë vend është vakant dhe dy të tjerëve iu ka mbaruar mandati", - u shpreh më tej, Avokati i Popullit. Nga ana e tij, edhe drejtori i Shkollës së Magjistrat­urës, Sokol Sadushi u shpreh se me reformën në drejtësi nuk do të ketë më gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë mbaruar magjistrat­urën. "Pozicioni që merr shkolla me Kushtetutë është tepër i rëndësishë­m sepse ka një rol përcaktues, jo vetëm sa i përket krijimit të gjithë strukturës së gjyqësorit, por edhe për të evidentuar se cilët nga ata mund të qëndrojnë në sistem", - tha Sadushi.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja socialiste Vasilika Hysi, dje në tryezën e zhvilluar nga koalicioni "Drejtësi për të gjithë"
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja socialiste Vasilika Hysi, dje në tryezën e zhvilluar nga koalicioni "Drejtësi për të gjithë"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania